E Enjëte, 28 Maj 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
  • Publicisti dhe ekperti Ivan Krastev (ECFR, 2020) thotë se tashmë, edhe pse brenda një kohe shumë të shkurtër, kriza e Covid-19 ka dëshmuar se vëmendja po rikthehet në konceptin dhe rëndësinë primare të “shtetit komb” përderisa vendet anëtare po mbyllin kufijtë dhe po përqendrohen vetëm te qytetarët e tyre. Teksa midis të tjerash edhe regjimi Shengen ja lë vendin kufizimeve pothuajse absolute të lëvizjes së lirë është e lehtë të mendosh këtë. Megjithatë një sërë vendimesh dhe deklaratash publike të Komisionit Europian por dhe të liderëve të ndryshëm brenda vendeve anëtare tregojnë se ka përpjekje për të dëshmuar jo vetëm soldiaritet…
    Lexo

  • Sistemi arsimor ndikohet shumë nga sfidat që burojnë nga katastrofat. Ato shkaktojnë ndërprerjen e arsimit dhe shpesh rrezikojnë sigurinë e studentëve dhe mësuesve të përfshirë në procesin mësimor. Situata aktuale pandemike e shkaktuar nga Coronavirus-i i ri është dëshmi për këtë. Shkollat në një pjesë të madhe të botës janë mbyllur dhe kërkesa të reja po u drejtohen mësuesve dhe nxënësve. Mësimdhënia në distancë është kthyer në alternativën e vetme për të përmbyllur detyrimet e vitit shkollor, dhe mënyra të ndryshme për ta realizuar atë janë duke u eksperimentuar. Ndërsa shumë vende kanë përvojë në këtë drejtim, sistemi i arsimit…
    Lexo

  • Dita botërore e bletëve më 20 maj është njohje e rolit kyç që bletët luajnë në ekosistem, në ruajtjen e biodiversitetit, prodhimin e frutave, zarzavateve, arrave dhe farave që ne konsumojmë çdo ditë. Pjalmimi është një proces themelor për mbijetesën e ekosistemit. Gati 90% e llojeve të bimëve të egra (wild) janë të varura plotësisht, ose pjesërisht nga pjalmimi, kjo së bashku me 75% të kulturave ushqimore dhe 35% e tokës agrikulturore në botë.
    Lexo

  • 'Më thuaj me kë rri, e të të them se cili je', kjo fjalë e urtë shqiptare, mesa duket ka kohë që është shndërruar në një 'kriter' të anëtarësimit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian, ndoshta me moton e perifrazuar 'Më thuaj si sillesh me fqinjët ballkanikë, të të them se sa i integruar vlen'. Që nga koha e vendosjes së kritereve të Kopenhagenit e duke mbërritur te Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe progres raportet e ndryshme, zbatimi i politikës së fqinjësisë së mirë si dhe roli që Shqipëria luan në mjedisin ballkanik, duket se përbën një njësi matëse direkte apo dhe…
    Lexo

artikulli me i mire mbi be-ne posterGazeta Britanike The Guardian, raporton se deri më 21 dhjetor 2015 në Europë kanë hyrë mbi 1 milion refugjatë. Shumica prej tyre janë sirianë që largohen në dëshpërim nga vendi i tyre, i cili është shndërruar në një teatër të përgjakshëm lufte civile. Pjesa tjetër janë afganë, irakianë, pakistanezë dhe afrikano-veriorë.
Për nga numri, llogaritet se vërshimet e refugjatëve janë më të mëdhatë pas Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj autoritetet dhe shoqëria europiane u kap e papërgatitur për zgjidhjen e problemeve humanitare, adresimin e problemeve procedurale dhe zgjidhjes së ardhmërisë së tyre në hapësirën europiane apo kthimin në vendet e origjinës. Moskoordinimi dhe mosndarja e peshës mes anëtarëve të BE-së, e shndërroi këtë lëvizje të madhe popullate në një krizë të mprehtë e me shumë të panjohura për të gjitha palët.

E panjohura e parë, ekzistenciale, ishte për vetë refugjatët: Do të qëndronin në parajsën e kërkuar apo do të ktheheshin në tokën e djegur?
E panjohura e dytë, ishte për vetë Europën politike dhe shoqërore. Çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj kësaj krize?

Në peshore janë siguria dhe vlerat perëndimore nga njëra anë, jeta njerëzore dhe bashkërendimi politik i BE-së nga ana tjetër.

Fillimisht, duhet theksuar se emëruesi i përbashkët i këtyre njerëzve që po derdhen në dyert e Europës, është besimi i tyre islam dhe origjina e tyre lindore ( nga Lindja e Mesme kryesisht, e cila është e destabilizuar politikisht).

Është pikërisht ky emërues që ka tkurrur aftësinë dhe kapacitetet politike, ekonomike dhe sociale të BE-së në qasjen ndaj refugjatëve. Europa e bashkuar është themeluar mbi vlera të përbashkëta, si demokracia, tregu i lirë, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe krishterimi. Dhe ka jo pak zëra që çirren se këto vlera janë nën kërcënim nga dyndja e refugjatëve, të cilët mishërojnë vlera dhe mënyrë jetese krejt të ndryshme nga ato perëndimore.

Si për t’i fryrë kësaj borie përçarëse, brenda një viti kanë ndodhur dy sulme terroriste mu në zemër të Europës: Sulmi terrorist në Paris, dhe i fundit në Bruksel. Të dy këto sulme janë kryer nga shtetas që e identifikojnë veten me fenë islame. Eventualisht, lidhja e tyre me islamin, nuk e ka ndihmuar aspak klimën ndaj krizës së refugjatëve, kur dihet se propaganda ngjit më shpejt sesa e vërteta.

Për pasojë, kur kanë kaluar 26 vite nga momenti i rënies së murit të Berlinit, murit të fundit ndarës në Europë, në portat e Europës postmoderne po ngrihen mure të reja ndarëse. Hungaria ngriti një mur bllokues ndaj refugjatëve të rraskapitur për jetë. Po të njëjtën masë mori dhe Austria në kufi me Italinë. Ndërkohë në Greqi, si porta hyrëse jugore janë bllokuar qindra mijëra refugjatë. E gjithë kjo tablo ka nxjerrë në dritë disa pikëpyetje:

Së pari, duhen hapur dyert për këta njerëz që ikin nga lufta. A duhet dhe a mund të integrohen në hapësirën europiane?

Së dyti, a rrezikohet siguria e BE-së nga integrimi i një mase kaq të madhe njerëzish me besim, kulturë dhe tradita të ndryshme në gjirin e saj?

Për sa i përket çështjes së parë, BE si njësi politike duket se nuk po arrin dot të gjejë kohezionin e kërkuar. Dakordësia për trajtimin e krizës brenda BE-së ishte larg. Me sa duket në këtë fazë ka triumfuar linja “jashtë refugjatët”. Në këtë vazhdë u kërkua një zgjidhje me anë të një marrëveshjeje me Turqinë, për trajtimin e refugjatëve që aty dhe kësisoj ndalimin e lëvizjes së tyre për në perëndim. Ndërsa, sa i përket integrimit të tyre, Europa duket se nuk do të bëjë një hap të tillë pas disa eksperiencave të këqija në këtë fushë. Sulmet terroriste ishin pikërisht dështim i sistemit thithës në vlerat perëndimore të joeuropianëve.

Ndërsa sa i përket çështjes së dytë, në të ngërthehen një varg faktorësh:

BE-ja, nuk është më në zenitin e vet. Përkundrazi, po kalon një fazë tejet të vështirë. Kriza ekonomike dhe financiare ka goditur pjesën më të madhe të anëtarëve. Bashkimi ekonomik, qëllimi primar nga i cili doli Bashkimi Europian, është një ingranazh në ngecje përderisa anëtarë të saj nuk po dalin dot nga tuneli i gjatë i problemeve ekonomike. Kjo ka sjellë edhe përçarje politike brenda radhëve të BE-së. Për qytetarët e vendeve kryesore si Gjermania, Franca dhe Britania (kjo e fundit parashikon të zhvillojë një referendum në qershor në lidhje me qëndrimin ose jo në Union), ruajtja e unitetit edhe me vendet pa standarde (Greqia, Bullgaria, Rumania) është bërë jopopullore. Kjo ka bërë që vende kontribuese madhore në Union si Britania të mendojnë për një BreExit. Për shumë qytetarë europian, vendet e tyre kanë mjaftueshëm emigrantë që marrin vende pune dhe ulin standardin e pagesës. Në kohë krize dhe pasigurie fryma antimigrante është rritur mjaft. Kjo vihet re në rritjen elektorale të partive radikale që propozojnë shoqëri europiane homogjene dhe duan të largojnë të huajt.

Siguria? Frika nga terrorizmi është një element tjetër që duhet marrë në konsideratë. Duket se pas sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel, Europa nuk do të jetë më e njëjtë ndaj të huajve (joeuropianëve). Ardhja edhe e më shumë se një milion të huajsh vetëm brenda 1 viti, nga vende të destabilizuara dhe probabël burimesh terrorizmi nuk e ndihmon problemin në favor të refugjatëve. Nga gjiri i njerëzve të ndershëm dhe në nevojë jete mund të filtrojnë edhe njerëz të indoktrinuar me ideologjinë e terrorizmit.

Kështu, BE po bëhet gjithnjë e më e mbyllur dhe e vetëmjaftueshme. Problemet e brendshme e kanë kthyer BE-në nga një strukturë ndërkombëtare fanar prosperiteti dhe frymëzuese, në një konglomerat kombesh që nuk shkojnë më tej se një treg i përbashkët. Parrulla “bashkë në diversitet”, në ditët e sotme duket e ndryshkur. Frika është një tërheqje e BE-së në guaskën e vet. Kriza e refugjatëve nxori në krye të ujit dallimet brenda bashkimit, frikën ndaj tjetrit dhe një BE më egocentrike. Nervi për një SHBE (Shtetet e Bashkuara të Europës), për momentin pulson shumë dobët. Dhe ky është një lajm shumë i keq…

                                                                                                                             Përgatiti: Altin Gjeta

                                                                    Artikulli Fitues i Konkursit në Kuadër të Ditës së Europës 2016

 

  Kërko

  NE FOKUS

Dita e Europës 9 maj 2020

***********************************

Zhvillohet Samiti i Zagrebit BE-Ballkan Perëndimor, ku theksohet mbështetja e  BE për integrimin e rajonit - 6 maj 2020

***********************************

Dita Ndërkombëtare e Autizmit - 2 prill 2020 

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1