E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
  • Barazia gjinore është vlerë dhe e drejtë themelore në Bashkimin Europian. Synimi për përparimin e barazisë gjinore frymon në politikat dhe proceset e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në optikën e një perspektive gjinore, në artikull do të përshkruhet dhe analizohet progresi dhe rekomandimet e prezantuara nga Komisioni Europian gjatë dy viteve të fundit, në kuadër të procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Më në detaje do të diskutohen çështje si integrimi i perspektivës gjinore dhe përmirësimi i kuadrit ligjor në kuadër të Acquis Communautaire, dhuna me bazë gjinore dhe trafikimi i qenieve njerëzore, integrimi i grave dhe vajzave në…
    Lexo

  • 'Më thuaj me kë rri, e të të them se cili je', kjo fjalë e urtë shqiptare, mesa duket ka kohë që është shndërruar në një 'kriter' të anëtarësimit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian, ndoshta me moton e perifrazuar 'Më thuaj si sillesh me fqinjët ballkanikë, të të them se sa i integruar vlen'. Që nga koha e vendosjes së kritereve të Kopenhagenit e duke mbërritur te Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe progres raportet e ndryshme, zbatimi i politikës së fqinjësisë së mirë si dhe roli që Shqipëria luan në mjedisin ballkanik, duket se përbën një njësi matëse direkte apo dhe…
    Lexo

  • Dita botërore e bletëve më 20 maj është njohje e rolit kyç që bletët luajnë në ekosistem, në ruajtjen e biodiversitetit, prodhimin e frutave, zarzavateve, arrave dhe farave që ne konsumojmë çdo ditë. Pjalmimi është një proces themelor për mbijetesën e ekosistemit. Gati 90% e llojeve të bimëve të egra (wild) janë të varura plotësisht, ose pjesërisht nga pjalmimi, kjo së bashku me 75% të kulturave ushqimore dhe 35% e tokës agrikulturore në botë.
    Lexo

  • Sistemi arsimor ndikohet shumë nga sfidat që burojnë nga katastrofat. Ato shkaktojnë ndërprerjen e arsimit dhe shpesh rrezikojnë sigurinë e studentëve dhe mësuesve të përfshirë në procesin mësimor. Situata aktuale pandemike e shkaktuar nga Coronavirus-i i ri është dëshmi për këtë. Shkollat në një pjesë të madhe të botës janë mbyllur dhe kërkesa të reja po u drejtohen mësuesve dhe nxënësve. Mësimdhënia në distancë është kthyer në alternativën e vetme për të përmbyllur detyrimet e vitit shkollor, dhe mënyra të ndryshme për ta realizuar atë janë duke u eksperimentuar. Ndërsa shumë vende kanë përvojë në këtë drejtim, sistemi i arsimit…
    Lexo

artikulli-perzg InxhiKriza ekonomike e vitit 2008 që filloi në ShBA përfshiu shumë shpejt edhe Europën. Kjo sigurisht shpjegohet me ekzistencën e një ekonomie globale, në të cilën ekonomia e çdo shteti është e ndërvarur me ato të shteteve të tjera. Nga kriza u përfshinë të parat vendet me financa jo të qëndrueshme si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia dhe u ndje më pak nga shtetet më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Këto të fundit për shkak të stabilitetit ekonomik të Unionit, për arsye të një solidariteti ndër-europian si dhe për të shmangur efektin domino të krizës u detyruan të jepnin ndihma në formë huaje për vendet me të dobëta. Për shkaqe të ndryshme këto ndihma nuk dhanë kudo efektin e pritur dhe thelloi hendekun mes këtyre dy "grupimeve" të shteteve të Unionit.


Në këtë kohë filloi dhe një rritje e pakënaqësisë nga ana e njerëzve si në vendet e përfshirë nga kriza, ashtu dhe në ato më pak të prekura. Shënjestra e këtij reagimi, pothuajse gjithnjë ishte Bashkimi Europian. Njëra palë e gjente fajtor për krizën ekonomike, ndërsa pala tjetër konsideronte se po sakrifikonte, po humbiste të ardhurat duke u përpjekur të përballonte një krizë që nuk ishte e veta. Ndodhi një çarje mes vendeve të Bashkimit Europian, tashmë nuk flitej më për përbashkësinë e unionit dhe politika të tij, por për shtete që kishin prioritet interesin individual kombëtar dhe po ndërmerrnin politika brenda-shtetërore. Ishte një pakënaqësi e akumuluar e cila gjeti dy kahe në të cilat të shfaqet.

Partitë e ekstremit të djathtë e të majtë me ideologji ultranacionaliste, antieuropiane, antisistemike kanë ekzistuar gjithnjë në Europë, por ato kanë filluar të zgjerojnë bazën dhe të rrisin mbështetjen gjatë krizave. Në vendet e “jugut”, si Greqia, Italia, Spanja, pati dhe ka një rritje të ligjërimit publik kundër masave shtrënguese të imponuara nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ky ligjërim shkonte kundër klasave politike lokale që konsideroheshin të korruptuara, fajtore për futjen e vendit në këto situata të vështira financiare. Gjithashtu kritikohej Bashkimi Europian në tërësi, për shkak të burokratizimit, tradhtisë së principeve të themelimit të BE-së, mungesës së solidaritetit si dhe masave shtrënguese të imponuara. Sigurisht mund të arsyetojmë se disa nga kritikat e adresuara si ndaj qeverive përkatëse, ashtu edhe ndaj autoriteteve të unionit mund të qëndronin, por lëvizjet populiste shfrytëzojnë inatet dhe pakënaqësitë e masave thjesht për të ardhur në pushtet. Problemet që ngrenë mund të jetë reale, por shkaqet e gjetura për këto janë shpesh joreale duke shënjestruar një armik si shkaktar të problemeve. Zgjidhjet e shpejta dhe siguria imagjinare që ofrojnë bën që në situata krizash marrin përkrahje të gjerë. Në raste kur parti apo lëvizje populiste kanë arritur të marrin pushtetin qendror apo lokal ligjërimi i tyre është sfumuar dhe ato kanë dështuar krejtësisht në dhënien zgjidhje të problemeve. Kjo sepse shkaku prej të cilit konsideronin se vinin problemet ishte gabim, si rrjedhim dhe shënjestra e kritikës së tyre e gabuar.

Përpos krizës ekonomike një krizë tjetër ka përfshirë Europën, ajo e refugjatëve. Kryesisht të ardhur nga Siria ata përpiqen t’i shpëtojnë luftës dhe synojnë të shkojnë në vendet më të zhvilluara të BE. Mund të themi se thuajse i tërë Bashkimi Europian është prekur nga kjo krizë dhe kudo shohim kampet e refugjatëve. Efektet ende shumë të ndjeshme të krizës ekonomike si dhe kriza e refugjatëve kanë ndikuar për rritjen e mbështetjen ndaj ekstremit të djathtë në Europë. Shkaku i problemeve gjendet tek "tjetri" i huaj, i cili konsiderohet se prish harmoninë e shoqërisë. Njëkohësisht me refugjatët sulmohet edhe Unioni duke e akuzuar si cenues të sovranitetit shtetëror, imponues të politikave ndaj shteteve anëtare. Europa nuk po vepron më si një e tërë, por secili shtet sipas axhendës së tij, mjafton të kujtojmë se propozimin për kuota pranimi të refugjatëve për secilin vend anëtar, shumë prej tyre nuk e pranuan.

Në rast se grupimet e ekstremit të majtë flasin për një reformim tërësor të Unionit duke sulmuar, jo idenë e Bashkimit Evropian por burokratizimin e tij dhe politikat e ditës, ekstremi i djathtë sulmon krejt idenë e një përbashkësie të shteteve të Europës. Retorika e tyre është ultranacionaliste, raciste dhe e mbushur më urrejtje ndaj "tjetrit". Flasin për një rritje të pozitës së shtetit-komb, politikave shtetërore dhe sidomos për dëbimin e "të huajve". E përbashkët mes grupimeve politike ekstremiste është gjuha e urrejtjes dhe mungesa e frymës së dialogut. Të dy kahet shenjëstrojnë një armik imagjinar, që konsiderohet shkaku i tërë problemeve dhe e sulmojnë duke dhënë shpresa për zgjidhje pas eliminimit të këtij armiku. Disa nga arsyet e rritjes së popullaritetit të tyre në periudhat e krizave mund të gjenden tek shpresa që ofrojnë për një të ardhme të sigurt, zgjidhja e menjëhershme e problemeve duke sulmuar një subjekt social, politik e cila vjen pas zhdukjes së tij, siguria e rreme për pjesën e gjerë të njerëzve që mund të ndikohen e preken nga krizat. Sigurisht që tërë ligjërimi i tyre është i pabazë sepse nuk analizohen shkaktarët e krizave dhe problemeve sociale por thjesht shpiket një shkaktar kryesisht i jashtëm, eliminimi i të cilit do t'i jepte fund dhe problemeve.

Rritja e gjuhës së urrejtjes më bazë etnike, racore dhe fetare nga ana e ekstremit të djathtë në Europë ka dhe një efekt tjetër negativ. Shndërrimin e subjekteve të urrejtjes së tyre në kontigjent të mundshëm të ekstremizmit kryesisht fetar. Dihet që refugjatët që shkojnë drejt Europës janë kryesisht të besimit islam. Këta refugjatë duke u ndeshur më një gjuhe të tillë urrejtjeje në vendet pritëse, vështirësive ekonomike, diskriminimin me bazë fetare mund të bëhen pre e ekstremizmit fetar dhe të shndërrohen në elementë terroristë. Kësisoj është i kotë luftimi i terrorizmit në vendet e origjinës sa kohë që diskriminimi dhe margjinalizimi mund të shndërrojë një fashë të gjerë njerëzish në ekstremistë. Futemi kështu në një rreth vicioz ku ekstremiteti sjell ekstremitetin, dhuna dhunën dhe nuk ka mundësi vetëkorrigjimi.

Grupet ekstremiste me ligjërime anti-sistem, gjuhë urrejtjeje dhe diskriminimi kanë ekzistuar gjithnjë në Europë dhe kudo. Këto grupime rrisin popullaritetin gjatë periudhave të krizave duke zhvilluar një diskurs populist shkaqet dhe zgjidhjen e këtyre krizave. Frymëzimi që ato ngjallin shpjegohet më problemet që njerëzit ndeshin në përditshmërinë e tyre si dhe mungesën e shpresës për të ardhmen. Sigurisht që diskursi i tyre nuk merret me analizën e problemeve dhe si pasojë nuk mund të ofrojë zgjidhje, pra nuk është opsion. E vetmja gjë që sjellin është rritja e urrejtjes dhe dhunës. Njerëzit e prekur nga probleme ekonomike dhe sociale janë shumë vulnerabël ndaj ekstremiteteve. Kura ndaj tyre nuk mund të jetë as ndalimi me ligj i organizatave ekstremiste dhe as dhuna policore, ato janë të domosdoshme por jo të mjaftueshme. Duhet një menaxhim më me kujdes i krizave, drejtësi sociale dhe rritje e kujdesit ndaj atyre segmenteve të shoqërisë që mund të bien pre e ekstremeve.

Punoi Inxhi Brisku
Konkursi i Artikullit: Si do të jetë BE në 2025?
EU Day 2017

  Kërko

  NE FOKUS

Dita e Europës 9 maj 2020

***********************************

Zhvillohet Samiti i Zagrebit BE-Ballkan Perëndimor, ku theksohet mbështetja e  BE për integrimin e rajonit - 6 maj 2020

***********************************

Dita Ndërkombëtare e Autizmit - 2 prill 2020 

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1