E Mërkurë, 03 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Një zgjidhje efektive dhe pa kosto për pastrimin e oqeaneve nga një 16 vjeçar

ocean cleanupNë 2016 pritet të zbatohet për herë të parë projekti “Pastrimi i Oqeanit (Ocean Cleanup)” nismë e ndërmarrë nga një i ri holandez, Boyan Slat, i cili pesë vite më parë kur ishte vetëm 16 vjeç, mendoi një zgjidhje për një nga problemet më të mëdha që ka planeti sot: ndotja e oqeaneve nga 10 mijë tonë mbeturina plastike. Për këtë projekt mendohet të ndërtohet një platformë pluskuese dhe ishulli japonez Tsushima do të jetë vendi i parë që do ta implementojë atë, pasi vetëm ky plazh ka mbi 12 mijë metra kub mbeturina çdo vit. Për realizimin e projektit është nënshkruar dhe një marrëveshje mes Boyan Slat, që tani është dhe Drejtori Ekzekutiv i Ocean Cleanup dhe Kryetarit të Bashkisë të ishullit në fjalë.


Ideja gjeniale e këtij të riu bazohet te vetë dinamika e detit për të lëvizur mbeturinat dhe për të pastruar vetveten, dhe sipas Slat, mjafton të vendoset një pengesë pluskuese që do të lejojë rrymat e oqeanit të sjellin mbeturinat tek barrierat të cilat do i kapin ato dhe kështu do të bëhet i mundur përqendrimi i mbetjeve në një zonë të caktuar. Kjo procedurë lehtëson edhe procesin e mbledhjes së tyre për t’u shfrytëzuar më pas për riciklim. Gjithsesi është e rëndësishme që jeta në oqean të vazhdojë e këto barriera të mos pengojë lëvizjen e gjallesave që jetojnë në thellësi të oqeanit në këto zona.

Ideja është mbështetur nga shumë shkencëtarë dhe inxhinierë ku rreth 70 të tillë në bashkëpunim me Slat kanë përgatitur një raport mbi 500 faqe se si kjo teknikë mund të zhvillohet dhe të realizohet për të gjithë ujërat në kontinent. Nga ana tjetër dhe një test i bërë me një platformë 40 metra ka rezultuar me sukses duke rritur gjasat që kjo zgjidhje është efektive dhe pa kosto. Por gjithsesi shumë specialistë mendojnë se përpjekjet në fakt duhet të shkojnë për parandalimin e ndotjes së oqeaneve dhe mjedisit dhe jo për pastrimin e tyre më pas. Por siç është vënë re është pothuaj e pamundur që të zbatohen ligjet në lidhje me mbrojtjen e tyre duke mos hedhur mbeturina në det. Gjithsesi planet e kompanisë së Salt janë dhe mbeten ambicioze, pasi brenda 5 viteve është projektuar të ndërtohet një sistem 100 km i gjatë midis Havait dhe Kalifornisë për të pastruar gjysmën e asaj që njihet si Sheshi i Mbeturinave të Paqësorit.
                                                                                                                    The Economist, dhjetor 2015

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1