E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

“Humbjet” dhe “fitoret” e Bashkimit Europian me referendumet ndër vite

referendum

Edhe pse është hera e parë që një shtet kaq i madh dhe fuqi ekonomike në BE kërkon “divorcin”, me shumë mundësi do jetë më domethënësja nga të gjitha. Disa prej shteteve kanë qenë shumë afër një kërkese të tillë, por ndoshta situatat nuk kanë qenë kaq tensionuese sa kjo aktuale. Duke bërë një panoramë të “humbjeve” dhe “fitoreve” të Bashkimit Europian me referendumet në shtetet anëtare shohim se rezultati qëndron në 18 fitore dhe 11 humbje.
Hidhini një sy renditjes të shkurtër kronologjike të referendumeve në BE :


• 1972: FITORE. Danimarka voton 63.3% pro dhe 30.7% kundër në referendumin për t’ju bashkuar Komunitetit Ekonomik Europian (me një pjesëmarrje prej 90.1%).
• 1975: FITORE. Britania voton 67% pro dhe 33% kundër për të qëndruar në Komunitetin Ekonomik Europian (me një pjesëmarrje prej 65%)
• 1979: HUMBJE. Groenlanda voton largimin nga Komuniteti Ekonomik pasi iu akordua vetëqeverisje nga Danimarka.
• 2000: HUMBJE. Danimarka voton të mos i bashkohet Euros, me 53.2% kundër, dhe pjesëmarrje 87.6% .
• 2001: HUMBJE. Irlanda voton 53.9% kundër pranimit të Traktatit të Nicës, me 46.1% pro, dhe një pjesëmarrje prej vetëm 34.8%.
• 2002: FITORE. Pas një votimi të dytë për Traktatin e Nicës, Irlandezët votuan 62.9% pro, 37.1% kundër, me një pjesëmarrje prej 49.5%.
• 2003: FITORE. Malta, Sllovenia, Hungaria, Lituania, Sllovakia, Polonia, Republika Çeke, Estonia, Letonia votuan pro anëtarësimit në BE.
• 2003: HUMBJE. Suedia voton kundër pranimit të Euros me 53.2% pro dhe 46.8% kundër, me pjesëmarrje 81.2%.
• 2005: HUMBJE, HUMBJE, FITORE, FITORE. Franca (54.9% me 45.1%) dhe Hollanda (61.5% me 38.5%) votojnë kundër Komisionit Europian të propozuar, ndërsa Spanja (76.7% me 23.3%) dhe Luksemburgu (56.5% me 43.5%) votojnë pro.
• 2008: HUMBJE. Irlanda voton kundër ratifikimit të Traktatit të Lisbonës, me 53.2% .
• 2009: HUMBJE. Irlanda voton për herë të dytë kundër ratifikimit të Traktatit të Lisbonës, por kësaj here me 67.1%.
• 2012: FITORE. Kroacia voton pro hyrjes në BE, me 66.3%.
• 2012: FITORE. Irlanda voton pro Paketës Fiskale Europiane , me 60.3%.
• 2014: FITORE. Danimarka voton pranimin e Gjykatës së unifikuar të patentave të BE-së me 62.5%.
• 2015: HUMBJE/FITORE. Greqia me qeverisjen e Alexis Tsipras, mbajti një referendum për pranimin ose jo të kushteve për garancinë e BE-së. Ata votuan jo me 61%, por më vonë i pranuan gjithsesi kushtet.
• 2015: HUMBJE. Danimarka voton kundër integrimit në fushën e Drejtësisë dhe Punët e Brendshme me 53.1%.
• 2016: HUMBJE. Danimarka voton kundër Marrëveshjes për Asocimin e Ukrainës në BE me 61%.
• 2016: HUMBJE. Hollanda refuzon Marrëveshjen e Asocimit të Ukrainës në BE, me 61%.

                                                                                                                             EurActiv, qershor 2016

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1