E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ulet papunësia në Kroaci, por ulet dhe fuqia punëtore...

kroaci papunesiStatistikat e fundit në Kroaci tregojnë një ulje të papunësisë në nivel shumë më të lartë se vendet e tjera të Unionit. Por, nga ana tjetër ajo që vihet re me shqetësim është edhe ulja e fuqisë punëtore. Në pamje të parë duket paradoksale, por nga studimet e fundit kanë arritur të nxirren dhe faktorët kryesorë që kanë ndikuar në krijimin e kësaj situate.


Në dhjetor të vitit 2015 papunësia ishte në nivelin 15% ndërsa një vit më vonë ajo zbriti në 11.4%. E përkthyer në shifra, nga 281,000, numri i të papunëve zbriti në 206,000. Byroja Kroate e Statistikave paralajmëroi duke thënë që pavarësisht faktit që papunësia ka rënë, numri i punëtorëve ka rënë gjithashtu. Ajo vijoi më tej duke shpjeguar që Eurostat-i në dhënien e këtyre statistikave është bazuar në sondazhe si dhe në statistikat e papunësisë të nxjerra nga Byroja Kroate e Punësimit.

Shumë ekspertë janë të mendimit që kjo rënie e papunësisë vjen si pasojë e emigrimit të Kroatëve në vendet e tjera të Unionit si në Gjermani apo Austri. Ndërsa vitet e fundit vihet re dhe migrimi drejt Irlandës. Matematicieni çek Jakub Marian duke përdorur statisktikat e Kombeve të Bashkuara mbi migracionin, ka skicuar një hartë të Europës duke dhënë përqindjen e emigrimit të çdo shteti në kontinention europian. Në rastin e Kroacisë kjo hartë tregon që sot 20.4% e popullsisë Kroate jeton jashtë territori kroat, shifër kjo e dyta përsa i përket vendeve anëtare të Unionit, pas Portugalisë e cila udhëheq me 22.3%.

Ndërsa pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit që nuk janë anëtare të BE-së kanë shifra akoma më të larta. Mali i Zi me 22.1%, Maqedonia 24.8%, Shqipëria 38.8% dhe udhëheq Bosnja me një shifër kolosale prej 43.3%.
Veç emigrimit, një faktor tjetër që ka ndikuar në uljen e papunësisë është dhe plakja e saj. Sipas statistikave, nga 4.2 milion që është popullsia aktuale, mbi 1.2 milion kanë dalë në pension. Kjo përfaqëson një shifër alarmante e shqetësuese si për autoritetet kroate po ashtu dhe vetë Bashkimin Europian, pasi kjo situatë mund të ndikojë në ekonominë e vendit më të ri të Unionit.

                                                                                                                        BalkanInsight, shkurt 2017

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1