E Shtunë, 28 Nëntor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Të gjithë ne, varemi nga bletët

beedayDita botërore e bletëve më 20 maj është njohje e rolit kyç që bletët luajnë në ekosistem, në ruajtjen e biodiversitetit, prodhimin e frutave, zarzavateve, arrave dhe farave që ne konsumojmë çdo ditë. Pjalmimi është një proces themelor për mbijetesën e ekosistemit. Gati 90% e llojeve të bimëve të egra (wild) janë të varura plotësisht, ose pjesërisht nga pjalmimi, kjo së bashku me 75% të kulturave ushqimore dhe 35% e tokës agrikulturore në botë.


5 arsye për tu qenë mirënjohës bletëve:


1. Ato pasurojnë dietën tonë duke na dhënë ushqime të pasura me elementë mikro-ushqyes. Jo i gjithë ushqimi ynë ka nevojë për procesin e pjalmimit; orizi, gruri dhe patatet përshembull do vazhdonin të prodhoheshin edhe nëse bletët nuk do të arrinin të mbijetonin. Megjithatë, shumë nga ushqimet e pasura si frutat, disa zarzavate, fara, arra dhe vajra do zhdukeshin pa pjalmuesit tanë të vegjël.


2. Bletët na japin mjaltë! A e dinit që nga afërsisht 20 000 lloje bletësh që ekzistojnë vetëm 7 prej tyre prodhojnë mjaltë? Bletët mjaltëprodhuese arrijnë të prodhojnë gati 1.6 tonë mjaltë në vit. Ky produkt është një ëmbëlsues natyral dhe po ashtu ka veti antibakteriale dhe antiseptike. Kjo është dhe arsyeja pse mjalti përdoret nga njerëzimi prej mijëra vitesh.


3. Bletët kanë një etikë pune të admirueshme – një bletë e vetme viziton rreth 7 000 lule në ditë, dhe duhen 4 milion lule për të prodhuar 1 kg mjaltë. Çdo bletë është pjesë e një ‘skuadre’ e grupi pune të palodhur duke iu dedikuar rritjes dhe produktivitetit të kosheres së tyre duke mbledhur sa më shumë polen që munden, dhe në të njëjtën kohë duke pjalmuar sa më shumë bimë.


4. Ato e bëjnë ushqimin tonë më të shijshëm – bimët e pjalmuara mirë prodhojnë sasi më të mëdha dhe më të shijshme frutash dhe zarzavatesh.

5. Ato ruajnë biodiversitetin – pjalmimi është një nga proceset më të rëndësishme natyrore që kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit. Pjalmimi ndihmon në prodhimin e një game të gjërë variacionesh bimore të cilat janë po ashtu bazë ushqimore. Rreth 90 % e bimëve që lulëzojnë varen plotësisht nga procesi i pjalmimit për tu riprodhuar. Edhe pse shpesh neglizhohet, bletët po ashtu ndikojnë në ruajtjen e biodiversitetit pyjor pasi pjalmimi ndihmon në rigjenerimin e pemëve, që përkthehet në ruajtjen e biodiversitetit pyjor.


Iniciativa Europiane për Pjalmuesit
Më 1 qershor 2018 Komisioni Europian adoptoi iniciativën e parë Europiane për pjalmuesit e egër (wild). Kjo iniciativë vendos objektiva strategjikë dhe po ashtu veprimet për tu ndërmarrë nga BE-ja dhe shtetet anëtare për të adresuar rënien drastike të pjalmuesve në Europë, si edhe për të kontribuar në përpjekjet globale për ruajtjen e tyre.

Kjo iniciativë vendos kornizat për një qasje të integruar ndaj problemit dhe një përdorim më efiçent të mjeteve dhe politikave ekzistuese. Iniciativa vendos objektivat afatë-gjatë (drejt 2030) dhe aksionet në terma afatë-shkurtër nën tre prioritete:
1- Përmirësimi i njohurive rreth rënies së numrit të pjalmuesve, shkaqet dhe pasojat

2- Trajtimin e shkaqeve që çojnë në rënien e numrit të pjalmuesve

3-Rritja e ndërgjegjsimit, angazhimin e gjërë shoqëror dhe promovimin e bashkëpunimit.

Këto aksione pritet të finalizohen në fund të 2020.

Stafi i EuroSpeak, maj 2020

  Kërko

  Axhenda

26 nëntor 2020 - Seancë plenare e Parlamentit Europian ku eurodeputetët pritet të kenë një mendim zyrtar mbi vendimin e Tribunalit Kushtetues Polak mbi të drejtat e abortit në vend.

********************

25 nëntor 2020  - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

********************

24 nëntor 2020 - Takimi i kolegjit - Komisioni pritet të miratojë planin e veprimit të BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në marrëdhëniet e jashtme për 2021-2025; planin e veprimit për integrimin dhe përfshirjen  dhe planin e veprimit mbi pronësinë intelektuale

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1