E Shtunë, 28 Nëntor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Procesi i aderimit të BE në KEDNJ - çfarë nënkupton dhe çfarë do të sjellë?

European Convention webMbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të individit daton që me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, periudhë kjo kur u krijua Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Kjo organizatë ka nxjerrë në mënyrë të vazhdueshme traktate, konventa e pakte për mbrojtjen e të drejtave themelore. Gjithashtu, për këtë qëllim në Europë u themelua Këshilli i Europës i cili me instrumentet e tij ligjore dhe institucionale, ka një rol kryesor në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut. 

Dy instrumentet kryesore me anë të të cilave bëhet e mundur mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut janë: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ) dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

***

Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) është pjesë e kuadrit institucional të BE, me seli në Luksemburg. Kompetencat e kësaj gjykate shtrihen në fushën e mosmarrëveshjeve midis institucioneve të BE, shteteve anëtare dhe rolit vëzhgues në lidhje me respektimin e akteve komunitare dhe zbatimin e tyre nga të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së. Pjesa më e madhe e parimeve të BE, vjen pikërisht nga jurisprudenca e Gjykatës së Drejtësisë, e cila kontribuon në krijimin e së drejtës duke e respektuar atë, me anën e interpretimit dhe aplikimit të traktateve. Të gjitha këto formojnë atë që në terminologjinë juridike cilësohet si “acquis communuautaire”. Gjykata e Drejtësisë është i vetmi organ i cili mund të bëjë interpretimin e normave duke ndihmuar në përmbushjen e vakumeve që mund të ketë e Drejta Europiane. Bazën kryesore të parimeve të përgjithshme të së Drejtës Europiane e përbëjnë të drejtat themelore të njeriut. Këto parime mund të jenë edhe të pashkruara, por zbatohen nga shtetet anëtare. Shembulli më i mirë i këtij fakti është vendimi Handelsgesellschaft ku GJED-ja ka theksuar vazhdimisht autonominë e “parimeve të përgjithshme” të së drejtës. Në vetvete këto parime mund të jenë të vështira për t’u respektuar pasi qëndrojnë vetëm në kontekstin e parimeve dhe jo normave të shkruara.

 

Për shumë vite, një nga çështjet kryesore të Gjykatës së Drejtësisë ka qenë dhe ruajtja e autonomisë së saj. Asaj iu desh të interpretonte nëse kompetencat që ushtroheshin në kuadër të aquis communautaire, duhet të respektonin të drejtat themelore. Në fillim kjo gjykatë rrëzoi të gjitha paditë qe kishin të bënin me të drejtat themelore, pasi sipas saj çështjet e së drejtës kushtetuese kombëtare nuk ishin në kompetencë të saj. Fillesat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga GJED-ja kanë të bëjnë me respektimin e parimit të mosdiskriminimit mbi bazën e kombësisë, gjinisë, racës, përkatësisë fetare. Në këtë mënyrë GJED-ja pranoi se respektimi i të drejtave themelore bën pjesë në parimet e përgjithshme të rendit juridik të Komunitetit, i cili duhet të garantohet nga vetë ajo.

 

Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ka juridiksion vetëm mbi Shtetet Anëtare që janë nënshkruese të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ishte pikërisht kjo Konventë e cila krijoi gjykatën me seli në Strasburg. Në lidhje me kompetencat, Gjykata shqyrton ankesat nga shtetet anëtare dhe individët në rast se një shtet tjetër nënshkrues ka shkelur detyrimet e tij të Konventës për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Konventa mbron të drejta të shumta si ato për një gjykim të drejtë dhe lirinë e shprehjes. Gjatë viteve Gjykata ka trajtuar çështje të tilla si aborti, vetëvrasja e asistuar, liria për t’u mbuluar ose për të shfaqur simbolet fetare në vendet publike dhe të drejtën për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm.

 

Ka pasur shumë debate midis GJEDNJ-së dhe GJED-së, përsa i përket qëndrimeve të tyre të hershme. Megjithatë të dyja Gjykatat kanë dhënë vendime duke u frymëzuar dhe duke u bazuar në jurisprudencën e njëra-tjetrës.

Të drejtat e njeriut dhe politikat europiane

Nevoja e respektimit të të drejtave të njeriut është theksuar në deklaratat e ndryshme të shteteve anëtare dhe të institucioneve të Komunitetit. Ajo përmendet dhe në preambulën e Aktit Unik Europian dhe në Preambulën e Traktatit mbi Bashkimin Europian. BE do të respektojë të drejtat themelore, të garantuara nga Konventa. Politika e Komunitetit në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit do të kontribuojë për objektivin e respektimit të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut (Neni 130/2 i traktatit të BE-së). Të drejtat dhe liritë themelore të individit duhet të respektohen nga shtetet anëtare dhe mosrespektimi i këtij detyrimi i ngarkon këto shtete me përgjegjësi.

 

Megjithatë legjislacioni i BE nuk ka arritur të garantojë siç duhet respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Traktati i Lisbonës ishte traktati cili përforcoi konceptin e të drejtave dhe lirive themelore :”Bashkimi njeh të drejtat, liritë dhe parimet e sanksionuara në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian, të 7 dhjetorit të vitit 2000, të miratuar më 12 dhjetor të vitit 2007, në Strasburg, e cila ka të njëjtën vlerë juridike si dhe traktatet. Dispozitat e Kartës nuk i zgjerojnë në asnjë mënyrë kompetencat e Bashkimit Europian, të përcaktuara në traktate. Të drejtat, liritë dhe parimet e Kartës interpretohen në përputhje me dispozitave të përgjithshme të titullit VII të Kartës, të cilat rregullojnë interpretimin dhe aplikimin e saj, si dhe duke pasur parasysh shpjegimet, të cilave i referohet Karta, që tregojnë burimet e këtyre dispozitave (neni 6 i TBE). Gjithashtu Traktati i Lisbonës përcakton se parimet e përgjithshme rrjedhin nga KEDNJ-ja dhe traditat e përbashkëta kushtetuese të shteteve anëtare (neni 6/3).

Cili është statusi aktual i aderimit të BE në KEDNJ?

Bashkimi Europian dhe institucionet e tij nuk janë drejtpërsëdrejti të lidhura me KEDNJ. Madje ato janë akoma dhe më pak të lidhura me   praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë neni 6/ 3 i Traktatit për Bashkimin Europian i referohet KEDNJ-së për pjesën e parimeve të përgjithshme të së drejtës së BE. Kjo pasqyrohet si në praktikën gjyqësore të Gjykatave të Komunitetit dhe të GJED. Në situatën aktuale të drejtat e parashikuara nga KEDNJ nuk janë ligjërish të detyrueshme për BE dhe institucionet e saj, por vetëm për shtetet anëtare të BE, edhe kur po zbatojnë ose zbatojnë ligjin e kësaj të fundit. Këtu lind pikërisht debati se cili është përgjegjës në rast shkeljeje të KEDNJ-së..

Deri vonë, Bashkimi Europian nuk kishte kompetencën e nevojshme për t’u aderuar në KEDNJ. Diskutimet në lidhje me këtë çështje e kanë zanafillën që në fund të viteve 1970. Për më shumë se 30 vjet çështja është diskutuar nga shtetet anëtare të BE-së megjithatë vetëm vitet e fundit janë hequr pengesat ligjore për realizimin e tij. Propozimet e para në lidhje me aderimin e BE-së në Konventë janë realizuar nga Komiteti Drejtues i të Drejtave të Njeriut, i Këshillit të Europës, gjatë fillimit të vitit 2002. Kjo situatë ndryshoi me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, më 1 dhjetor 2009. Negociatat për marrëveshjen e aderimit filluan në maj të 2010, dhe mendohej se do të përfundonin në qershor 2011.

Paragrafi i dytë i nenit 59, i shtuar nga Protokolli i 14 i KEDNJ-së dhe neni 6/2 i Traktatit të Lisbonës bëjnë ligjërisht të mundur dhe të detyrueshëm aderimin e BE-së në KEDNJ. Ky aderim nuk është realizuar ende. Për t’a realizuar si fillim duhet të miratohet marrëveshja e aderimit ndërmjet 47 shteteve palë të KEDNJ-së dhe BE-së, e cila duhet të jetë në përputhje me traktatet themeluese të BE-së dhe si rrjedhim është edhe objekt i mundshëm i një opinioni të GJED-së (neni 218/11 i TFBE-së).

Draft-marrëveshja përfaqëson një tërësi rregullash që shërbejnë për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të marra nga GJEDNJ-ja. Ajo trajton çështje të përgjithshme që janë tipike në çdo marrëveshje ndërkombëtare, çështjet institucionale ku kompetencat thelbësore të institucioneve të ngelin të pandryshuara”(Raporti i Parlamentit Europian, Maj 2010.), çështjet e juridiksionit dhe procedurat e reja që do të bëhen pjesë e KEDNJ-së dhe çështjet financiare. Marrëveshja hyn në fuqi kur ratifikohet nga gjitha palët kontraktuese. Në këtë moment do të bëhet i mundur përfundimisht aderimi i BE në KEDNJ.

Aderimi-Çfarë të rejash do të sjellë?

Aderimi në Konventë do të sillte një ndryshim thelbësor në sistemin e tanishëm të Komunitetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pasi do të sillte përfshirjen e BE në një sistem institucional ndërkombëtar të veçantë si dhe integrimin e të gjitha dispozitave të Konventës në rendin ligjor të tij. Të drejtat e njeriut në Europë do të kenë një standard të unifikuar, shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk do të kenë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të njeriut në rast se ato janë shkelur nga BE.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut do të jetë hallka e fundit në gjykimin e çështjeve me bazë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Institucionet e BE-së do të jenë subjekt i juridiksionit të kontrollit nga GJEDNJ-ja. Kjo të zgjidhë problemin që rezulton nga fakti se aktualisht BE nuk mund të jetë palë në procedurat para Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Nëse BE aderohet, ajo do të ketë të drejtën e përfaqësimit me një avokat në rast se evidentohet shkelje e parimeve të KEDNJ, përpara GJEDNJ. Kështu do të kemi një zbatim korrekt të së drejtës. Gjithashtu të gjitha sistemet ligjore europiane do t'i nënshtrohen të njëjtit rrjet ligjor mbikëqyrjeje në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo do të thotë që BE nuk qëndron mbi ligjin gjë e cila do të sillte siguri tek shtetet anëtare.

Nga ana tjetër , nga ky aderim mund të lindin dhe pasoja si bashkëndërgjyqësia. ndarja e përgjegjësisë ndërmjet Bashkimit dhe shtetit anëtar, në rast se GJEDNJ-ja ka konstatuar shkelje të Konventës nga bashkëndërgjyqësi.

Megjithatë, nëse BE aderohet në KEDNJ , kjo nuk do të thotë që ky aderim duhet të modifikojë në parim sistemin ekzistues të mjeteve juridike gjyqësore sipas ligjit të BE. Përkundrazi parimi i autonomisë së ligjit të BE, në kuptimin e rendit juridik ekzistues të BE, nuk është pengesë për pranimin në KEDNJ . Pas aderimit, GJEDNJ do të shqyrtojë rastet konkrete, pa dyshim duke u bazuar dhe në të drejtën e Unionit.

Marina Pilinçi, Stafi i EuroSpeak, tetor 2020

Referencat:

http://curia.europa.eu/juris/showPdf.jsf;jsessionid=9ea7d0f130d5e095dfd32

Draft Marrëveshjet e Aderimit të BE-së në KEDNJ

CDDH – UE (2011) 04, CDDH – UE (2011) 06 dhe CDDH – UE (2011),

Official Journal of the European Union, 2007, No C 303: 

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=OJ%3AC%3A2007%3A303%3ATOC

E drejta e Bashkimit Europian, Erjona Canaj(Bana), Tiranë 2011

E drejta Institucionale e Bashkimit Europian, Jean Paul Jacque

https://www.gov.uk/government/publications/human-rights-annual-report

https://www.coe.int/sq/web/european-court-of-human-rights

https://www.echr.coe.int/Documents/Convention_SQI

https://www.coe.int/en/web/dlapil/-/eu-accession-to-the-echr-how-to-square-the-circle-

  Kërko

  Axhenda

26 nëntor 2020 - Seancë plenare e Parlamentit Europian ku eurodeputetët pritet të kenë një mendim zyrtar mbi vendimin e Tribunalit Kushtetues Polak mbi të drejtat e abortit në vend.

********************

25 nëntor 2020  - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

********************

24 nëntor 2020 - Takimi i kolegjit - Komisioni pritet të miratojë planin e veprimit të BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në marrëdhëniet e jashtme për 2021-2025; planin e veprimit për integrimin dhe përfshirjen  dhe planin e veprimit mbi pronësinë intelektuale

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1