E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Artikujt

Liria e Medias në rënie

wpfd2016Sipas edicionit të fundit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, publikuar më 20 prill rezulton se ka patur një rënie të thellë dhe shqetësuese në respektimin e lirisë së mediave si në nivelin global dhe rajonal. Matja e nivelit të lirisë së medias realizohet mbi këto kritere: pluralizmi, pavarësia e medias, mjedisi i medias dhe vet-censura, kuadri ligjor, transparenca, infrastruktura dhe abuzimet. Indeksi është hartuar me anë të një pyetësori në 20 gjuhë që është kryer nga ekspertë në të gjithë botën. Analiza është kombinuar me të dhëna sasiore mbi abuzimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve.


Që prej vitit 2013 treguesi i përgjithshëm i nivelit të shkeljes së lirisë së mediave në mbarë botën është rritur, ndryshimi i indeksit me 13.6 %, duke patur parasysh që sa më të larta shifrat, aq më e rëndë situata. Kryesisht ky tregues ka lidhje në veçanti me infrastrukturën, ku disa qeveri kanë pezulluar qasjet me internetin, apo edhe kanë dëmtuar objekte, pajisje transmetimi etj. Treguesi i infrastrukturës ka rënë me 16 %.

Treguesi global vitin e kaluar ishte 3719 pikë kurse këtë vit është 3857, pra një përkeqësim prej 3.71 %. Rënia në lirinë e informacionit përfshin tendencat autoritare të qeverive si të Turqisë dhe Egjiptit, kontroll i rreptë i qeverisë ndaj mediave shtetërore, madje dhe në disa vende europiane si Polonia, deri në shembuj katastrofikë si në Jemen ku janë miratuar edhe ligje për censurimin e medias, gjithashtu edhe institucionet fetare janë ato që godasin dhe cenojnë lirinë e mediave.

Në çdo kontinent ka patur një përkeqësim të situatës. Amerika ka arritur rezultatin 20.5% si rezultat i ndikimit të sulmeve fizike, vrasjeve ndaj gazetarëve në Meksikë dhe Amerikën Qendrore. Media në Europë dhe kryesisht në Ballkan ka pësuar rënie në 6.5 % për shkak të ndikimit në rritje të lëvizjeve ekstremiste dhe qeverive konservatore. Rezultatin më të keq me 5 % e ka Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore si rezultat i regjimeve autoritare cënuese të lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

Shumica e lëvizjes në Indeksin botëror të mediave është tregues i një klime të frikës dhe tensionit të kombinuar me rritjen e kontrollit mbi redaksitë nga qeveritë dhe interesat e sektorit privat. Indeksi rendit 180 vende sipas gazetarëve të lirisë së lejuar. Ajo përfshin tregues të nivelit të mediave të shkeljes së lirisë në çdo rajon, ku Europa me 19.8 pikë(ku akoma ka media të lirë), e ndjekur nga Afrika 36.9 %, Amerika 37.1%, Azia 43.8%, Azia Qendrore dhe Lindore 48.4 % , Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme 50.8 % .

Sipas World Press Fredoom Index 2016 në qoftë se e krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit, jo anëtare të Bashkimit Europian, vendi ngelet pas Serbisë e cila ndodhet në vendin e 59 me 27. 60 % dhe Bosnjë Hercegovinës e cila është në vend të 68-të me 28.45 %, kurse vendi ynë në vendin e 82 me 29.92 %. Pesë vendet e para në Europë kryesohen nga vendet Nordike. Në vend të pare është Finlanda me 8.59 %, në vend të dytë Holanda me 8.76 /5, në vend të tretë Norvegjia me 8.79 %,ndjekur nga Danimarka me 8.89 % dhe më pas Zelanda e Re me 10.01 %. Vendet e Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme renditen afërsisht në fund. Në vend të 176të renditet Kina me 80.96 %, e cila ndiqet nga Siria, Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe në fund Eritrea në vend të 180të me 83.92 % .

Është interesante për të parë një anë tjetër të rajonit post-sovjetik. Liria e medias ka rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto shtete. Afërsisht 2/3 e vendeve të rajonit renditen rreth 150 ose më ulët dhe rezultatet kanë pësuar një rënie si shkak edhe i problemeve. Rusia vetë është përmirësuar në renditje duke u ngritur katër vende. Moska gjithmonë ka luajtur një rol model për vendet e tjera të rajonit. Vendet Kaukaziane dhe Bjellorusia duke pasur kërcënime dhe nevojë për pushtet justifikojnë në një farë mënyre mbajtjen e pushtetit. Kriza rajonale ekonomike e vendit, dhe revolucioni i Ukrainës dhe raste të pasigurisë i favorizon këto vende të përmbysin sistemet e tyre. Këto regjime kanë forcuar kontrollin e tyre mbi përdoruesit e internetit dhe ndjekjen e gazetarëve të pavarur.

Në vitin 2015 Ukraina është rritur 22 vende duke bërë progres, pas problemeve që ajo ka pasur ndaj cënimit të medias. Nga sfida të mëdha që i mbetën Ukrainës është ajo me oligarkët që kanë hapur “luftë “ ndaj medias dhe informacionit me Rusinë. Ka pasur pak ndryshime në katër vende të rajonit të cilat vazhduan të renditen mirë si : Gjeorgjia, Armenia, Moldavia dhe Kirgistani, pavarësisht se polarizimi i medias dhe mungesa e pavarësisë së medias janë sfida të mëdha që ata të gjithë ndajnë. Megjithatë, shteti që pati një përkeqësim të dytë që do të quhej edhe më i madhi i rajonit si rezultat i trazirave nga konflikti sirian dhe rifillimi i luftimeve me rebelët e PKK kurdë ishte Turqia. Presidenti turk Erdogan rriti autoritarizmin ndaj një shoqërie te polarizuar.

Fatkeqësisht shumë nga udhëheqësit e botës janë duke zhvilluar një formë paranoje ndaj gazetarisë legjitime. Garantimi i të drejtës së publikut ndaj lajmeve të pavarura dhe të informacionit të besueshëm është thelbësore për probleme të njerëzimit, si lokal dhe global që duhen zgjidhur.
                                                                  Reporters without borders, for freedom of information, prill 2016

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1