E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Artikujt

Federalisti gjerman Schulz

2D1EA25A00000578-3261149-image-a-1 1444081231329Ndryshimet në Bashkimin Europian po bëhen të zakonshme dhe ky fundvit kishte ruajtur edhe një surprizë tjetër, dorëheqjen e Presidentit të Parlamentit Europian, zotit Martin Schulz. Për këtë arsye si personazh i muajit është përzgjedhur Schulz, si një figurë me rëndësi për formësimin e politikës europiane dhe deklarata e tij se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë si President i PE, erdhi në një moment jo shumë të favorshëm për Bashkimin Europian. Gjithsesi për shumë ekspertë ky veprim nuk do të thotë domosdoshmërisht dalje nga politika për politikanin gjerman, ai nga ana tjetër nuk i ka fshehur ambiciet për të vazhduar të jetë një aktor i rëndësishëm në mos në politikën e BE-së të paktën në atë të shtetit më të fuqishëm europian, siç është Gjermania.

I lindur më 1955 në qytetin e Rhinerlandit, afër kufirit të Gjermanisë me Holandën dhe Belgjikën, Schulz do ta fillonte karrierën politike në moshën 19 vjeçare ku u anëtarësua në Partinë Social Demokratike të Gjermanisë. Për rreth 11 vjet që nga 1986, kur ishte vetëm 31 vjeç ai do të mbajë postin si kryebashkiak i Vestfalisë se Veriut, duke hyrë në histori si kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë në këtë zonë. Por në rininë e tij ai nuk ëndërronte të bëhej politikan, sipas Debating Europe pasioni i tij ka qenë futbolli dhe librat. Ai ka luajtur futboll deri në moshën 18 vjeçare, pas një dëmtimi të rëndë në gju. Sipas Politico, gjatë periudhës së tij në ekipin e futbollit për qytetin e tij të lindjes djaloshi i ri i ka bërë përshtypje sidomos trajtimi si qytetarë të dorës së dytë ndaj lojtarëve turq që luanin me të në skuadër, duke ndikuar kështu në bindjet e tij edhe si politikan për të drejta për të gjithë dhe më shumë integrim social.

Pasioni tjetër i tij, librat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij intelektual. Pasi edhe pse mund të duket e çuditshme Presidenti i deritanishëm i Parlamentit Europian, nuk ka ndjekur studime të larta universitare, por që në moshë të re, 20 vjeç ka punuar dhe është trajnuar si librashitës në librari të ndryshme. Më pas në 1982 me ndihmën ekonomike të vëllait, ka hapur librarinë e vet, që e ka menaxhuar për rreth 12 vite. Pavarësisht kësaj, ai ka pasur gjithmonë dashuri për dijen, dhe kjo pasqyrohet dhe në njohuritë e tij gjuhësore, ku Schulz flet pesë gjuhë të tjera përveç gjuhës Gjermane, si atë Franceze, Holandeze, Italiane, Spanjolle dhe gjuhën Angleze.

Eksperienca në institucionet e Bashkimit Europian fillon më 1994 ku ai detyrohet të mbyllë dhe librarinë e tij, për t’iu përkushtuar karrierës së re: atë të deputetit të Parlamentit Europian. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në disa fusha, si në nën-komitetin e të Drejtave të Njeriut si fillim dhe me pas në Komitetin për liritë civile dhe punët e brendshme. Ai udhëhoqi eurodeputetët SPD nga viti 2000 dhe më pas u zgjodh dhe si Zëvendës-Kryetar i deputetëve socialistë. Nga 2004 ka udhëhequr grupin e dytë më të madh në Parlamentin Europian, atë të socialistëve dhe demokratëve, duke promovuar një Europë më demokratike, zhvillim të drejtësisë sociale, barazisë dhe punësimit.

Kulmi i karrierës së tij politike vjen më 17 janar të 2012 kur ai zgjidhet me 387 vota, President i Parlamentit Europian për një mandat 2 vite e gjysmë. Dy vite më vonë, më 1 korrik 2014 ai rizgjidhet përsëri, duke u bërë kështu Presidenti i parë i PE i rizgjedhur për një mandat të dytë. Schulz ndër të tjera do të njihet për idetë e tij federaliste, për një Europë më demokratike duke shpresuar edhe për një ‘qeveri të mirëfilltë europiane’ që do të zëvendësonte institucionin e pazgjedhur të Komisionit Europian. Ambiciet e Schulz kanë shkuar përtej presidencës të Parlamentit ku në 2014, hedh kandidaturën për të udhëhequr Komisionin Europian, ku gjatë fushatës premtoi më shumë punësim për të rinjtë dhe vendosje të pagave sa më të drejta, duke ulur dhe hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.

Federalisti Martin Schulz ka qenë një kritik i zëshëm i çështjes së Brexit, duke akuzuar David Cameron semartin-schulz-brexit-britain-727207 mbajti një referendum të atillë vetëm që të mund të mbante njësinë e partisë konservatore në mes të përplasjes së ashpër ‘backbench’. Ai shprehet se ky rezultat mund të shihet dhe si një 'poshtërim i përbashkët’ si për Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe për BE-në. Sipas tij, një qeveri nuk duhet të luajë kurrë ‘me zjarrin’, sidomos në rastet kur ajo nuk është përgatitur për rezultatin, si dhe kur nuk ka një plan B. Në fakt, Schulz vazhdon edhe më tej me kritikën e tij, duke shtuar se në këtë rast, Britania nuk kishte as plan A.

Presidenti i Parlamentit Europian propozon se marrëveshja më e mirë është anëtarësimi në BE, pasi është e rëndësishme që për të përballuar sfidat e përbashkëta, vendet anëtare duhet të punojnë së bashku në adresimin dhe zgjidhjen e tyre. Si një gjerman i pasluftës, i biri i prindërve që kanë jetuar në përvojën e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, ai beson se BE-ja ka qenë një garantuese e paqes përgjatë gjithë këtyre viteve. Ajo ka arritur të lërë pas të shkuarën duke bashkuar Lindjen dhe Perëndimin, për të vendosur standarde të larta sociale dhe mjedisore.

Në një takim të tij në London School of Economics (LSE), ai shprehet se "katër liritë" e BE-së janë të pandashme dhe gjithashtu bën thirrje për zero tolerancë të dhunës ksenofobe dhe krimit të urrejtjes. Fushata e referendumit e ka ndarë shoqërinë britanike si asnjëherë më parë. Ai ka shtuar se shpreson se Kryeministrja May do të vazhdojë të ndjekë deklaratën e saj të parë, në përpjekjen për të bashkuar shoqërinë britanike rreth një projekti gjithëpërfshirës dhe jo duke ushqyer më tej këto përçarje.

‘Unë besoj fuqimisht se Bashkimi Europian është i rëndësishëm në adresimin e sfidave të shekullit 21, por sidoqoftë na duhet një drejtim i ri për të ruajtur rrugën tonë të vlerave thelbësore të jetës, dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse gjenerata juaj – do të marrë situatën në duar. Ju duhet të jeni të gatshëm për të luftuar kundër paragjykimeve, nacionalizmit, populizmit dhe urrejtjes si dhe të nxisni dialogun, mirëkuptimin duke mbrojtur modelin tonë social të ndërtuar nga gjeneratat e mëparshme,’ është shprehur ai gjatë fjalimit.

Edhe pse beson shumë të BE dhe rli i saj, Martin Schulz nuk ngurron të pranojë që BE-ja ka nevojë për një reformë të menjëhershme, dhe kjo jo vetëm në kuadër të institucioneve të saj por dhe të shteteve anëtare që përbëjnë Bashkimin Europian. Në një intervistë për Euro News, ai shprehet se: ‘Problemi kryesor është se Bashkimi Europian nuk është një shtet federal, ku komisioni është qeveria federale, me mua si President i Parlamentit Federal. Ne jemi një shoqatë, një bashkim i shteteve të pavarura me qeveritë kombëtare. Dhe qeveritë kombëtare, qoftë në Francë, në Britani, në Gjermani ose në Itali, gjithmonë kanë të njëjtën strategji. Kur është një sukses ata thonë se është i tyre, dhe kur ka një dështim ata menjëherë fajësojnë Europën. Kjo është një nga pengesat më të mëdha tona, kur vjen puna për të dërguar një mesazh pozitiv. Për 20 vitet e fundit çdo sukses është parë si atribut i vendeve anëtare, ndërkohë që për çdo dështim, fajin e ka Europa. ‘

Kreu i Parlamentit Europian gjithashtu ka reaguar shpesh herë ashpër ndaj disa vendeve europiane sa i takon mospranimit të refugjatëve. Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një dështim të BE-së, por me një dështim të dukshëm të disa qeverive, të cilët nuk duan të marrin përgjegjësitë përkatëse dhe në këtë mënyrë pengojnë një zgjidhje të përbashkët evropiane ndaj këtyre krizave.

I pyetur nga Euro News në lidhje me këtë çështje, Schulz shprehet se shume vende anëtare përveç Gjermanisë, Greqisë dhe Italisë, nuk janë të gatshme të marrin përsipër detyrimet e tyre karshi refugjatëve apo të zbatojnë planin e zhvendosjes. Kjo krijon probleme të mëdha. Pra, problemi nuk qëndron te Europa, por te nacionalizmi i këtyre shteteve, të cilat guxojnë me cinizmin e tyre të pashembullt në të fajësuarit Europën për krizën e migrimit.

E ardhmja: Kancelar i Gjermanisë apo...?

Tërheqja e presidentit të Parlamentit Europian dhe konfirmimi nga ana e tij se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë erdhi në një moment të vështirë për Europën dhe Bashkimin Europian, me Brexit, krizën e refugjatëve apo rritjen e populizmit. I njohur si një federalist, idealist në kërkim të demokracisë dhe barazisë sociale Schulz personifikonte më së miri vlerat dhe parimet e barazisë, demokracisë dhe lirisë, themel të vetë BE-së. A do të sjellë ikja e Schulz pasiguri dhe tronditje të institucioneve europiane dhe të BE-së? Edhe pse largimi dhe mos kandidimi i tij janë konfirmuar, kjo nuk do të thotë që Schulz do të largohet nga skena politike, më specifikisht duket se gjasat janë që ai të orientohet drejt Gjermanisë dhe angazhimit politik atje. Sipas CafeBabel, media të ndryshme gjermane kanë aluduar se Schulz mund të marrë pozicionin e ministrit të jashtëm, pas miratimit të ministrit aktual, z. Steinmeirer si një kandidat për President në Gjermani. Të tjera media shkojnë aq larg sa mendojnë se Schulz mund të jetë një kundërshtar i Kancelares Merkel, për zgjedhjet e vjeshtës në 2017. Edhe pse mund të shihet si një arritje në karrierën profesionale të Martin Schulz, për Europën ky do të ishte një hap mbrapa. Në këto vite krize dhe të vështira për BE-në ai ishte kthyer në figurën e fortë dhe stoike, që beson te Europa dhe parimet e saj, duke kundërshtuar veprimet e udhëheqësit hungarez Orban ndaj emigrantëve dhe refugjatëve; që pati guximin të përjashtonte një deputet nga Agimi i Artë pas shprehjeve raciste ndaj popullit turk; që e ktheu institucionin që ai drejtonte më pranë njerëzve. Partia ku Schulz është anëtar, Partia Social Demokrate ka të gjitha mundësitë të jetë në qeveri në zgjedhje e ardhshme më dy skenarë të mundshme ose duke bërë koalicion me CDU, partinë e udhëhequr nga Merkel, ose duke krijuar një koalicion të Krahut të Majtë me partitë e tjera të majta në Gjermani si të Gjelbrit dhe Partia e Majtë. Në të dyja skenarët e ardhmja e Schulz duket e ndritur, me një post me rëndësi në qeverinë e ardhshme gjermane. Se çfarë do të ndodhë me këtë figurë të rëndësishme gjermane dhe europiane mbetet të presim zgjedhjet e vitit 2017 në Gjermani.

                                                                                                                 Stafi i EuroSpeak, nëntor 2016

 

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1