E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Artikujt

Përfshirja e të rinjve në procesin e Integrimit Europian

artikulli-perzgjedhur"Mbajini gjallë ëndrrat e rinisë",një shprehje e Friedrich Schiller, kompozitorit, poetit dhe artdashësit gjerman,na jep një mesazh shumë të vërtetë, sidomos për historinë e popullit shqiptar. E cila është ëndrra e këtij populli? Përgjigja është shumë e thjeshtë:Integrimi Europian. Dhe cila grupmoshë e kërkon me më shumë ngulm këtë gjë? Të gjithë e dimë se e kërkon rinia, e ardhmja e këtij vendi. Por si mund të përfshihen të rinjtë për të arritur te plotësimi i ëndrrës që e mbajmë të gjithë gjallë në zemrat dhe mendjet tona?


Historia e Shqipërisë është rrotulluar nga lindja në perëndim dhe e anasjella pa gjetur një pikë prehjeje. Si një pjesë gjeografike natyrale e "kontinentit të vjetër", Shqipëria ka qenë pak e ndikuar praktikisht nga fryma europianiste, por më tepër nga orientalizmi lindor duke qenë e detyruar nga kushtet historike e shumë faktorë të tjerë. Në shekullin e kaluar,ky kalim nga secila pjesë e botës u ndje akoma më fort për të arritur në pragshekullin e ri me ndryshimin e madh që bëri populli shqiptar, duke kërkuar që ta bënin ‘Shqipërinë si gjithë Europa’.Kjo dëshirë e paepur i ka udhëhequr brezat e rinj, por është parë se politika ka bërë shumë pak për ta bërë këtë ëndërr realitet. E akoma më pak është bërë për t'i angazhuar të rinjtë në funksione praktike për t'u bërë më në fund pjesë e Bashkimit Europian. Sa të rinj ka në Parlamentin shqiptar? Shumë pak. Sa të rinj ka në këshillat bashkiakë të qyteteve? Pak dhe pse ka përpjekje që ky numër të rritet. Sa kryetarë bashkish ka nën moshën 35 vjeç? Një numër tepër i vogël, thuajse i papërfillshëm. Sa është pjesëmarrja e të rinjve në shoqërinë civile? Pak më e lartë se prania në të gjitha funksionet e sipërpërmendura. Pra cila mund të jetë rruga më e mirë për t'i përfshirë të rinjtë në këtë proces?

Të rinjtë kanë guximin,idealin dhe dëshirën për t'i bërë idetë më të pamundura në reale dhe të prekshme. Ata kanë mundësinë që duke investuar në arsimimin e duhur,duke marrë pjesë në organizata përfaqësuese të Bashkimit Europian për të parë si funksionon ky organizim politiko-ekonomik sui generis e shumë të tjera ta bëjnë realitet këtë. Ky organizim informueso-rekomandues do të niste nga institucionet arsimore, institucionet përgjegjëse shtetërore e deri te shoqëria civile. Si fillim,institucionet arsimore mund t'i nxisin të rinjtë të bëjnë kërkime mbi mënyrat sesi mund të arrihet përfshirja e tyre në integrimin sa më të afërt të Shqipërisë duke paraqitur mënyra konkrete dhe efektive për t'u bërë ata pjesë e Integrimit Europian përmes ideve të tyre. Por gjithashtu institucionet shqiptare si Ministria e Integrimit mund t'i angazhojnë të rinjtë nëpër aktivitete informuese, debate mbi mundësinë e bërjes pjesë së Bashkimit Europian duke dhënë ide praktike mbi përfshirjen e tyre sa më efektivisht në këtë proces. Nga ana tjetër,dhe nisma rinore të shoqërisë civile mund të organizojnë takime të hapura me ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së apo me vetë Përfaqësinë e BE-së në Shqipëri për të parashtruar "të mirat"e Komunitetit Europian kryesisht për të rinjtë me programet specifike, si ERASMUS apo programe të tjera që përkrahin pozitat e të rinjve përmes një arsimimi më të plotë,fuqisë së mendimit të tyre apo dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje. Po ashtu ,të gjitha këto organizime mund të paraqesin mendime konkrete, përfundime, rekomandime e shumë të tjera që do t'i dorëzohen ministrive përkatëse, si një mënyrë alternative krahas detyrave që jep ministria përgjegjëse për institucionet pjesëmarrëse në këtë proces.

E ardhmja e këtij vendi është Integrimi Europian. Me rininë që është pasqyra e së ardhmes që e pret një shoqëri, me të rinjtë që rriten me ëndrrën e rinisë së prindërve shqiptarë,tashmë ne po e prekim ngadalë këtë ëndërr, por që hapat të jenë më të shpejtë duhet dhe ndihma jonë konkrete. Le të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian për të pasur një zhvillim demokratik e më të mirë për këtë popull liridashës e të dashuruar me Europën.
                                                                                                                         Përgatiti: Gjyljana Bakalli
                                                                Artikull i përzgjedhur, Konkursi Dritare për të Rinjtë, dhjetor 2016

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1