E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Debate për buxhetin e BE-së 2015

buxheti 2015Më 22 tetor 2014 Parlamenti Europian votoi për të zgjeruar me 2 bilionë € buxhetin tepër ambicioz europian të vitit 2015. Ky vendim, i cili do të çojë drejt negociatave të vështira, u miratua me një shumicë dërrmuese prej 464 votash kundrejt 186 votave kundra.

Jean Arthur, Presidenti i Komitetit të Buxhetit në Parlamentin Europian, tha se kjo pjesë e buxhetit do t’i përkushtohet tërësisht zhvillimeve, rritjes ekonomike,  krijimit të vendeve të punës dhe projekteve të solidaritetit. Eurodeputetët duan të investojnë një shumë shtesë prej 190.5 milionë € në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme si edhe në  programet kërkimore dhe edukative, ku përfshihen Erasmus+, agjencitë supervisore financiare si edhe sektorët e bujqësisë dhe të peshkimit, të cilat janë goditur nga sanksionet e Rusisë.


Akumulimi i borxhit që prej vitit 2010 si dhe kriza e pagesave të përvijuara janë bërë çështje me prioritet të lartë të eurodeputetëve, pasi borxhi i Bashkimit Europian mund të arrijë shifrën prej 30 bilionë € në fund të vitit 2014. Alain Lamassoure, kryetari i delegacionit francez brenda grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane (PPE) në Parlamentin Europian, deklaron se llogaritë e fondeve strukturore Europiane për 80% të faturave të papaguara, vjen si rezultat i refuzimeve për të paguar prej autoriteteve lokale dhe rajonale. “Nuk duhet harruar se pas këtyre faturave të papaguara, janë qytetarët, të cilët po presin për t’u paguar. Sot kemi studentët e Erasmus, situata e të cilëve mbetet e paqartë për shkak të pasigurisë rreth bursave të tyre,” tha eurodeputeti spanjoll Eider Gardiazabal Rubial, i cili është njëkohësisht edhe raportuesi për buxhetin e vitit 2015.

 Buxhetimi për rritjen e mirëqenies dhe të punësimit
 

Eurodeputetët duan të forcojnë politikat e zhvillimit, kërkimit dhe të inovacionit, në mënyrë që të inkurajojnë rritjen e mirëqenies dhe të punësimit.
“Të gjithë e dimë fare mirë se Unioni ka nevojë për të nxitur rritjen e mirëqenies dhe të punësimit, e cila nuk mund të realizohen dot pa para. Këshilli ka nevojë që t’i japi fund kontradiktave të veta sepse duhet të respektojë qytetarët europianë, prandaj ai duhet të fillojë të paguajë borxhet si dhe të mbajë premtimet,” deklaroi eurodeputetja franceze e Partisë Socialiste Isabelle Thomas.
Konservatorët dhe Reformatorët Europianë (ECR) nuk pajtohen për nevojë e një buxheti më të madh. Zëdhënësi Richard Ashëorth tha se nuk ka nevojë për një buxhet më të madh por për një buxhet më të mirë. Ndër të tjera ai shtoi se në mënyrë që të përmirësohen investimet në kërkimet, zhvillimet, teknologjitë e reja dhe telekomunikacionet, duhen hequr programet e padobishme të shpenzimeve si dhe të zbatohen strategjitë e thjeshta parësore.

Jean Claude Junker kërkon të japë garanci

Jean Claude Juncker e mbështeti Parlamentin Europian në thirrjen që i bëri vendeve anëtare për të paguar angazhimet e tyre buxhetore. Presidenti i ri i Komisionit Europian premtoi se do ta zbulojë planin e tij prej 300 bilionë € përpara Krishlindjes. Komisionit Europian i jepen kompetenca të reja lidhur me mikqyrjen e rezultateve të krizës së borxheve, e cila kishte filluar në vitin 2008 dhe që shkon në kundërshtim me të gjitha traktatet. Nga ana tjetër edhe Banka Qendrore Europiane pritet të marri rolin e mbikëqyrërësit bankar të rajonit. Auditi përkon me shenjat që tregojnë se zona e valutës së mesme mund të jetë e rrezikuar që të rrëshqasë drejt një spiraleje të tatëpjetë dhe të rrezikshme rëniesh çmimesh apo siç njihet ndryshe me termin deflacion.

Por Alain Lamassoure nuk beson se Presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian e vlerëson shkallën e poblemit. Sipas tij paaftësia e Komisionit Europian në dy vitet e fundit për të radhitur përvetësimet e pagesave me ato të angazhuara përbën faktin më të habitshëm. Ai nuk mendon se programet e investimeve të Juncket do të gjejnë financat e nevojshme dhe pret të shohë të shkatërruar buxhetin Europian në vitin e ardhshëm.

Xavier Beulin, Presidenti i Bashkimit të Federatave Kombëtare të Fermerëve (ENSEA), i kritikoi thirrjet për reduktimin e pagesave CAP.“Komisioni Europian e përdor CAP si një variabël rregullator për buxhetin Europian dhe se gjithashtu ata thonë se fondet shtesë të nevojshme për të mbuluar masat emergjente të përkohshme, nuk kanë nevojë për shumat e caktuara për këtë qëllim, për t’u përfshirë në buxhetin e vitit 2015. Duke marrë parasysh  masat tashmë të marra, do të mbeten vetëm 88 milionë euro për ta ndihmuar sektorin bujqësor për ta kapërcyer me krizën e ardhshme të vitit 2015.”

Italia dhe Franca të vendosura në një linjë kundrejt Brukselit

Vendet anëtare të BE-së janë përfshirë në tensione me Brukselin përsa i përket drafteve buxhetore të vitit 2015, të paraqitura institucioneve të BE-së.I talia dhe Franca, ekonomia e tretë dhe e dytë më të mëdha të eurozonës, u sanksionuan prej Brukselit bashkë me katër vende të tjera si Austria, Sllovenia, Malta dhe Finlanda. Një lëvizje e tillë prej KE-së duket se do të jetë epolitikisht e rrezikshme për vetë ekuilibrat e BE-së. Italia dhe Franca këmbëngulin se shpenzimet publike duhet të zëvendësojnë kursimet e ashpra.
Kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka kërcënuar që të publikojë të dhënat e të gjitha shpenzimeve institucioneve aktuale të Brukselit,apo siç i quajti ai të pallateve. Ndër të tjera ai shtoi se buxheti Italian nuk paraqet ndonjë problem serioz, pasi kohët e fundit Italia ka këmbëngulur se për të balancuar buxhetin e saj deri në vitin 2017, nevojiten shkurtime të tjera me vlerën e 18 bilionë eurove për ta ringritur ekonominë e ngecur italiane.  Plani i Italisë megjithëse e parashikonte një deficit brenda 3% të BE-së, nuk i plotësonangazhimet e reformave strukturore.

Të njëjtën letër e kishte marrë edhe administrata e Presidentit Francez Francois Hollande. Në këtë letër Komisioni Europian i ka kërkuar Francës informacione në lidhje me draftin e buxhetit të saj për vitin 2015, pasi Parisi i kishte dërguar autoritetit ekzekutiv të BE-së, një plan fiskal, i cili binte në kundërshtim me angazhimet e marra prej saj.

Franca kishte premtuar në vitin 2013 për ta reduktuar defiçitin e saj strukturor, një masë e cila është e pavarur prej vlerësimit të rritjes ekonomike, nga 0.8% në vitin 2014 dhe pak a shumë e njëjta për vitn 2015 ku parashikohet një reduktim prej vetëm 0.2 %. Parashikimet për buxhetin francez treguan një deficit prej 4.3 % të GDP-së në vitin 2015,  shumë here më të madhe se 3% i kërkuar prej BE-së. Kjo është një shkelje e rregullave të BE-së, e cila me shumë gjasa do ta detyrojë Komisionin që ta hedhë poshtë draftin Francez dhe do t’i kërkojë Parisit për të bërë amendime.

Qeveria franceze nga ana e saj argumenton se i nevojitet një liri veprimi përsa i përket papunësisë, ngërçit ekonomik si dhe rritjes së ndjenjave anti-europiane. Gjithshtu, Franca thotë se nuk mund të arrijë një buxhet të balancuar për këtë vit apo për vitin tjetër.
Qëndrimet e të dyja vendeve kundërshtohen prej Gjermanisë, e cila ka qenë avokatja më e madhe përsa i përket konsolidimit fiskal, e vazhdon t’i qëndrojë me këmbëngulje politikës së kursimeve dhe të reformave.
“Kemi përjetuar periudha në Europë ku defiçitet kanë qenë shumë të larta dhe ende nuk kishim rritje, prandaj duhet të mësojmë nga e kaluara,” u shpreh Kancelarja Gjermane Angela Merkel.
Irlanda, Qipro, Letonia, Malta, Hollanda dhe madje edhe Greqia (me 90 milionë € për të paguar), gjithashtu duhet të japin kontribute të reja duke qenë se zhvillimi ekonomik i tyre në vitin 2014 ka qenë më mire seç parashikohej.

Tensionet shtohen ndërmjet Brukselit dhe Londrës

Megjithatë të gjitha shumat e tyre janë më të vogla po ta krahasojmë me atë të Britanisë së Madhe, e cila duhet t’i japë Brukselit 2.1 bilionë €, pavarësisht tensionimeve provokuese ndërmjet Brukseli dhe Londrës. Kryeministri Britanik David Cameron u shpreh se Londra e kundërshton atë që ai e quan s të pajustifikueshme dhe të papranueshme, duke iu referuar faturës shtesë prej 2.1 bilionë €. Ai ofroi gatishmërinë të gjejë mënyra të tjera për të parandaluar pagesën e kësaj shume. Ai e drejtoi gishtin te Komisioni, duke e akuzuar atë se nuk qe i aftë të japi përgjigje të kënaqshme përsa i përket përllogaritjeve të buxhetit të ri. Sipas përllogaritjeve të fundit Londrës i duhet të paguajë 20% më shumë se shuma që paguan çdo vit.

Pas miratimit nga ana e PE-së të buxhetit të ri të vitit 2015 pritet që të ketë përplasje të ashpra ndërmjet Komisionit dhe disa prej vendeve anëtare, të cilat i quajnë të papranueshme dhe të pajustifikuara detyrimet e tyre.
                                                                                                                  Stafi i EuroSpeak, tetor 2014

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1