E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Mirë se vjen në eurozonë, Lituani!

lithuania-joined-eurozone-inflationLituania ka festuar Vitin e Ri duke iu bashkuar eurozonës. Vendimi është parë si një mundësi e vendit për të rritur stabilitetin, pavarësisht nga frika e inflacionit dhe problemet e borxhit të zonës euro. Republika e parë sovjetike që deklaroi pavarësinë në vitin 1990, Lituania, është e fundit nga tre shtetet baltike që bëhet pjesë e bashkimit monetar. Letonia u bashkua me eurozonën më 1 janar 2014, pavarësisht se sondazhet treguan se shumica e popullsisë së vendit kundërshtuan këtë veprim dhe vetëm një e pesta u shpreh fuqishëm në favor të tij. Estonia u bashkua me bllokun e monedhës në 2011.


Kryeministri lituanez Algirdas Butkevicius ka tërhequr 10 € e tij të para nga bankomati pas mesnatës, më 1 janar. Kursi i këmbimit është vendosur 1 € për 3,45 Litas, monedha e vjetër e vendit. Ndërkohë, deri në qershor do të qarkullojnë të dyja monedhat Litas dhe Euro. “ Euro do shërbejë si një garanci për sigurinë tonë ekonomike dhe politike”,ka thënë Kryeministri në një ceremoni ku morën pjesë zyrtarë të shteteve të tjera Baltike - Estonisë dhe Letonisë.

Ndërkohë Ministri i Financave së Lituanisë, z.Rimantas Sadzius, u shpreh gjatë ceremonisë se: “Unë ashtu si shumë prej jush, ndjehem i trishtuar që monedha lituaneze, Litas, e cila ka shërbyer për më tepër se dy dekada, tashmë bëhet histori, por gjithsesi ne duhet të ecim përpara”.

Presidenti i mëparshëm i vendit Dalia Grybauskaite tha se bashkimi me eurozonën është simbol i "integrimit më të thellë ekonomik dhe politik me Perëndimin.".Megjithatë, jo të gjithë në Lituani ndanë optimizmin e Grybauskaite. Sipas një sondazhi të muajit nëntor zhvilluar nga Banka Qendrore, 53 % e popullsisë mbështesnin këtë veprim, ndërsa 39 % ishin kundër. Monedha e përbashkët mbetet një çështje përçarëse, pasi sondazhet tregojnë se gjysma e popullsisë prej 3 milion banorësh, ende nuk është e bindur se është një ide e mirë zëvëndësimi i monedhës kombëtare, Litas me atë europiane.
"Angazhimet financiare janë një ngarkesë e madhe dhe rritin borxhin e vendit. Unë mendoj se ne duhet të kishim vonuar hyrjen," tha analisti financiar Valdemaras Katkus.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka vënë një flamur të madh mbi selinë e saj në Bruksel, duke thënë "Mirë se vjen në zonën euro, Lituani!" Komisioneri për çështjet ekonomike të BE-së, Pierre Moskovici tha se në bashkimin me euro, populli lituanez "zgjedh për të qenë pjesë e një zone stabiliteti, sigurie dhe prosperiteti."

Guvernatori i Bankës Qendrore, Vitas Vasiliauskas ka theksuar gjithshtu rëndësinë e lëvizjeve gjeopolitike, e cila e vendos ish vendin sovjetik, brenda sferës ku është konceptuar Europa Perëndimore. Pavarësisht rritjes së tensioneve politike, norma e krediteve të Lituanisë është në një shkallë të mirë të investimeve, dhe agjensia e investimeve Fitch, parashikon rritjen e ekonomisë prej 3.5% në 2015, tre herë më shpejt se eurozona e marrë si e tërë.
                                                                                                                           

EurActiv, janar 2015

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1