E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

A do të ketë një marrëveshje BE-Ukrainë-Rusi për furnizimin me gaz?

gazi ukraine

Në takimin e mbajtur në Vjenë më datë 11 shtator, midis Zv/Presidentit të Komisionit Europian për Bashkimin Energjetik, z. Maros Sefcovic, Ministrit rus të Energjisë, z. Aleksandër Novak dhe CEO-s së Gazprom, z.Aleksej Miller u arrit progres në lidhje me bisedimet trepalëshe BE-Ukrainë-Rusi mbi gazin dhe energjinë. Takimi i realizuar me nismën e Komisionit Europian, u cilësua si ‘konstruktiv’ dhe u fokusua mbi masat që duhen ndërmarrë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me gaz të Ukrainës dhe Europës gjatë dimrit.

Pas takimit, Zv/Presidenti i Komisionit z. Sefcovic u shpreh që ka mundësi që të gjitha problemet mes Ukrainës dhe Rusisë të zgjidhen deri në fund të muajit, duke çuar në realizimin e një marrëveshjeje, po sipas tij, kjo varet nëse do të ketë nga palët vullnet për bashkëpunim. Arritja e një marrëveshjeje të tillë do të thotë shumë edhe për Bashkimin Europian, ku 1/3 e nevojave për gaz plotësohet nga Rusia, dhe 50 % e tij kalon nga Ukraina.

Përveç nevojave të kontinentit të vjetër, Ukraina nga ana tjetër ndodhet në gjendje të vështirë, pasi nuk ka alternativë tjetër të energjisë, përveç se të blejë gaz nga Rusia. Gjithashtu, domosdoshmëria për t’i siguruar furnizim me gaz Ukrainës për këtë dimër, ishte një nga pikat kyçe të nënvizuara nga Presidenti i Komisionit Europian, Junker gjatë fjalimit të tij në ‘State of the EU’. Shteti rus beson se BE është gati të ofrojë 500 milionë $ për t’i siguruar Ukrainës mundësinë për të blerë gazin specifikisht nga Gazprom. Sipas CEO-s të Gazprom marrëveshja i shërben Ukrainës për të përdorur edhe 2 bilion metra kub gaz.

Rusia nga ana tjetër ka llogaritur që Gazprom ka pasur humbje vitin e shkuar dhe Ministri i Energjisë ka deklaruar se një marrëveshje për paketën e dimrit u arrit në takim dhe ata janë gati të përcaktojnë një çmim më të ulët për Ukrainën,siç ndodh me vendet fqinje si p.sh. me Poloninë, duke vlerësuar se fati i marrëveshjes tanimë varet nga vullneti i shtetit të Ukrainës. Lajm pozitiv vjen edhe nga fronti i luftës ku që nga data 1 shtator është vendosur armëpushimi, i cili është mirëpritur edhe nga ana e Presidentit rus Putin.

Situata është përmirësuar mjaft edhe nga takimi i ndodhur të shtunën (12 shtator) midis ministrit të jashtëm gjerman, me atë rus, ukrainas dhe francez në Berlin për arritjen e një rezolute për konfliktin mes Kievit dhe Moskës, dhe sipas Steinmeier një progres i rëndësishëm u arrit në këtë drejtim. Këto zhvillime nënkuptojnë arritje pozitive për raundin e ardhshëm të negociatave midis Komisionit Europian, Federatës Ruse dhe Ukrainës për të finalizuar paketën e dimrit për furnizimin me gaz dhe energji.
                                                                                                                      Europeansting, shtator 2015

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1