E Enjëte, 28 Maj 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kina-vendi i parë jashtë BE-së kontribues në Planin për Investim

china-euMë 29 shtator 2015, ditën e martë, zv. Presidenti i Komisionit Europian, përgjegjës për Punësimin, Rritjen, Investimet dhe Konkurrencën, z. Jyrki Katainen,realizoi në Pekin një Takim të Nivelit të Lartë mbi Dialogun Ekonomik dhe Tregtinë, me Kryetarin e Këshillit të Shtetit Kinez, z. Li Keqiang dhe me zëvendësin e tij, Z. Ma Kai. Në fokus të takimit ishin diskutimet për mundësi të reja investimi në kuadër të Planit për Investim, i cili u shoqërua nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mbi “ Platformën e Ndërlidhjes BE- Kinë për forcimin e sinergjisë mes nismës kineze “Një rrip, një rrugë” dhe rrjetit Trans-Europian të Transportit”.

Dialogu i Nivelit të Lartë është një nismë e filluar që në vitin 2007 mes Kinës dhe BE-së, për të analizuar çështjet e tregtisë dhe investimit, teknologjisë dhe pronës intelektuale, si dhe për të thelluar bashkëpunimin ekonomik BE-Kinë. Ky samit ndërlidh tre burime madhore financiare: Fondin Kinez të Rrugës së Mëndafshit, Planin e Komisionit Europian dhe Bankën Europiane të Investimeve, dhe do të krijojë një grup ekspertësh nga këto organizma të cilët do të eksplorojnë fushat dhe mundësitë për bashkëfinancimin dhe pjesëmarrjen e palës kineze, ku prioritet do të ketë transporti për të promovuar ndërlidhjen mes tyre.

Gjithashtu, përfaqësuesit kinezë konfirmuan kontributin e tyre financiar për Planin e Investimit të Europës, ku deri tani vetëm nëntë vende anëtare të BE-së kanë konfirmuar kontributet e tyre, si Britania e Madhe që mban rekordin me 8.5 bilion €, ndjekur nga Gjermania dhe Franca me 8 bilion €. Kina bëhet vendi i parë jo-europian që do të financojë këtë projekt, gjithashtu ka shumë mundësi që Kina të bëhet edhe kontribuuesi më i madh jo-europian i Planit të Junckerit. Edhe pse gjatë takimit nuk u specifikua asnjë shifër konkrete, mendohet se investimi mund të shkojë nga 5 deri në 10 bilion €. Marrëveshje të tjera u arritën gjatë samitit, ku z. Günther Oettinger, Komisioneri Europian përgjegjës për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale përmbylli një marrëveshje mbi “5G”, ndërsa znj. Violeta Bulc, përfaqësuese e Komisionit, përgjegjëse për Transportin mbajti takime mbi bashkëpunimin në infrastrukturë dhe transport dhe investimeve në këtë fushë.

Arritjet e samitit nënkuptojnë për Kinën më shumë hapësira për të qenë pjesë e ekonomisë europiane, duke pasur gjithashtu më shumë tregje për investime që forcojnë rolin e saj si “soft power” në Europë. Gjithashtu ajo ka marrë mbështetje nga BE për një anëtarësim të mundshëm në BERZH, por edhe mbi çështje që prekin FMN dhe Bankën Botërore. Ndërkohë që Kina përfiton shumë nga një bashkëpunim i tillë, për BE-në lind pyetja nëse ai do të nënkuptojë më shumë vende të reja pune për europianët, pasi në shumë raste kompanitë kineze kanë sjellë punëtorë nga Kina në projektet e tyre në BE. I pyetur gjatë takimit, z. Katainen u shpreh se ai nuk vë re shumë punëtorë kinezë në Europë dhe se nuk do të ketë një trajtim special për kompanitë kineze, të cilat gjithashtu duhet të respektojnë të drejtat e punëtoreve, si dhe ligjet europiane të punës dhe mjedisit gjatë aktivitetit të tyre në vendet e BE-së.

EuropeanSting, tetor 2015

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1