E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Euro si një mjet strategjik për Bashkimin Europian

EuroKomisioni Europian paraqiti një strategji për të forcuar rolin ndërkombëtar të Euros gjatë muajit dhjetor 2018, pasi shtetet kanë pasur skepticizëm dhe pakënaqësi sërish për bashkimin e tyre ekonomik dhe monetar. Eurozona përfaqëson 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) botërore, pak më pak se ekonomia amerikane (që zë rreth 15%), ndërkohë që Euro zotëron vetëm 20% të rezervave ndërkombëtare të bankave qendrore të huaja, krahasuar me Dollarin që zotëron 60%.


“Roli ndërkombëtar i Euros është bërë më i vogël si rezultat i krizës së eurozonës dhe vetëm kur bëhet fjalë për transaksione ndërkombëtare, Euro është monedha e dytë që përdoret më së shumti, madje mjaft pranë me Dollarin, 36% kundrejt 40%. Ka një mungesë të theksuar të proporcionit midis fuqisë ekonomike europiane dhe fuqisë së Euros. Duhet bërë më shumë për të lejuar monedhën e përbashkët për të luajtur rolin e saj të plotë në skenën ndërkombëtare”, - thuhet në komunikimin e Komisionit Europian të botuar gjatë muajit dhjetor.

Europa synon të fitojë autonomi financiare nga SHBA në skenën botërore. Një përparësi që u bë më urgjente pasi administrata e re në Uashington e udhëhequr nga Donald Trump, kërcënon sanksione ndaj atyre që nuk ndjekin axhendën e saj, si me Iranin. P.sh.: Kongresi i SHBA rrëzoi sektorin financiar të Letonisë duke akuzuar një nga bankat e saj për pastrim parash në shkallë të gjerë, në një kohë kur BE mbeti e palëvizur. SHBA pastaj i detyroi të gjitha vendet europiane të ndërpresin të gjithë veprimtarinë tregtare me Iranin, madje duke kërcënuar se do t’i ndjekë edhe penalisht bizneset që do të bashkëpunojnë më ndërmarrje terroriste. Një rol më i fuqishëm i Euros në skenën globale do të sjellë përparësi edhe për qytetarët dhe kompanitë europiane, duke përfshirë uljen e rreziqeve dhe kostove të lidhura me monedhën. Komisioni pranoi se duhet bërë përparim në thellimin e bashkimit ekonomik dhe monetar, duke përfshirë përfundimin e bashkimit bankar dhe duke shtuar një kapacitet fiskal për të absorbuar tronditjet e papritura. Gjithashtu Komisioni i bën thirrje shteteve anëtare të përdorin më shumë Euron kur paguajnë ofruesit e tyre të energjisë dhe kur blejnë lëndë të tjera të papërpunuara, duke përfshirë edhe mallrat bujqësore ushqimore.

Komisioni Europian synon të përdorë Euron si një mjet strategjik

Duke parë statistikat, ekonomistët në ekzekutivin europian zbuluan se monedha e përbashkët Euro është përdorur nga 60 vende të botës. Për më tepër, ajo ishte monedha e dytë më e rëndësishme si një monedhë rezervë dhe për pagesat ndërkombëtare, edhe pse ende prapa ‘Dollarit të shenjtë’.
"Ne nuk duam të zëvendësojmë Dollarin, por duam që të ketë një zgjedhje midis dy monedhave", tha një burim në Komisionin Europian. Argumentet për Euron gjithashtu kanë të bëjnë me stabilitetin e saj. Mbi 20 vjet, monedha ka provuar të jetë më e qëndrueshme se Dollari, ku ekonomia është subjekt i luhatjeve më të theksuara, si në rritje ashtu edhe në rënie.

Ideja strategjike gjerësisht mbështetet nga Franca

Kjo është hera e parë që BE-ja e ka konsideruar monedhën e saj si një mjet strategjik dhe jo si një instrument, thjesht për të lehtësuar funksionimin e ekonomisë brenda Eurozonës. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka theksuar nevojën që monedha të luajë një rol të plotë në skenën ndërkombëtare. Franca e mbështet fuqimisht këtë ide bazuar edhe në protesat e fundit që u zhvilluan në vend. Duke pasur parasysh deficitin e bilancit tregtar të vendit, francezët nuk hezitojnë të mbështesin idenë e një monedhe të fortë, e cila do të kufizonte pasojat e kësaj disbalance. Pritet në vazhdim edhe reagimi i shteteve të tjera.

Energjia: Një çështje e rëndësishme monetare

Kjo veçanërisht do t'i inkurajonte këta aktorë ekonomikë të përdorin Euron si një mjet pagese. Pas krizës financiare, tregtia ndërkombëtare në Euro ka rënë. Fakti që shërbimet e pagesave me karta jo-europiane, të tilla si Mastercard, përdoren gjerësisht, është gjithashtu një problem. Në praktikë, mjetet në dispozicion janë të kufizuara. Komisioni po shqyrton detyrimin e shteteve për të përdorur Euron në marrëveshjet e tyre ndërqeveritare të energjisë, dhe gjithashtu ato janë të detyruara të japin një justifikim nëse ata nuk e përdorin Euron. Sektori i energjisë, i cili importon 300 miliard € karburant në çdo vit, është veçanërisht i ekspozuar ndaj luhatjeve, që është një faktor rreziku. Në këtë kontekst, pavarësia e monedhës së vetme dhe e politikës ekonomike nuk duket një siguri, përballë plotfuqisë së dollarit.

                                                                                  Komisioni Europian dhe stafi i EuroSpeak, dhjetor 2018

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1