E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Mesazhet nga Forumi Ekonomik në Davos

davos forumiKëtë vit Forumi Ekonomik Botëror u mbajt nga 22-25 janar në Davos-Klosters të Zvicrës. Ky takim vjetor mbetet mbledhja më e madhe e udhëheqësve të lartë të politikës, biznesit, shoqërisë civile dhe asaj akademike. Pjesë e këtij forumi ishin më shumë se 250 lider politikë nga G20 dhe vendet e tjera si dhe kryetarët e organizatave ndërkombëtare të angazhuar në dialog (ose dialogje) të nivelit të lartë, rrjeti i ekspertëve për fusha të ndryshme, udhëheqësit e universiteteve nga e gjithë bota si dhe pionierët e teknologjisë, forumi i liderëve të rinj globalë etj.

Programi i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit pati si qëllim përforcimin e sistemit të lidershipit dhe kujdesit global ndërkohë që po përballemi me kompleksitetin aktual në këtë botë “multikonceptuale”.  Nisur nga kjo, forumi u zhvillua mbi 5 çështje kryesore:
1) Domosdoshmëria e dialogut shumëkombësh
2) Globalizimi si përgjigje ndaj kërkesave rajonale dhe ndërkombëtare
3) Përmirësimi i Koordinimit ndërkombëtar në mungesë të bashkëpunimit multilateral
4) Përpjekja për bashkëpunim të bizneseve, qeverive dhe shoqërisë civile si mënyrë për adresimin e sfidave globale
5) Zhvillimi global i qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës

Në një botë të shqetësuar nga menaxhimi i krizës ekonomike, ky forum i mbajtur në Davos synoi të krijojë një të ardhme më konstruktive dhe bashkëpunuese për të gjithë, nisur me reformimin në industrinë globale dhe caktimin e axhendave rajonale në kontekstin e Globalizmit 4.0 dhe revolucionit të katërt industrial. "Transformimi i sotshëm" më së miri përshkruan perspektivën gjeopolitike, ekonomike dhe mjedisore në nivel global. Ne jemi duke u zhvendosur nga rendi i brendshëm i bazuar në vlera të përbashkëta në një botë "shumëkonceptuale" të formësuar nga kokurrenca që kërkon të krijojë një arkitekturë të re globale. Ne po përfshihemi në një Revolucion të Katërt Industrial të krijuar nga teknologji të përparuara fizike, dixhitale dhe biologjike që kombinohen për të krijuar inovacione me shpejtësi marramendëse në historinë njerëzore. Së bashku, këto transformime po ndryshojnë raportet mes individëve, qeverive dhe kompanive me botën. Pra shkurtimisht, po i afrohemi një fazë të re të bashkëpunimit global : Globalizimit 4.0.

Në ditën e e tretë të forumit 3 liderme influencë të madhe politike, kryeministri italian, Giuseppe Conte, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dhe Angela Merkel, kancelarja gjermane, mbajtën fjalime ku shprehën vizionin e tyre mbi të ardhmen e Europës.

“Po përhapet një ndjenjë dëshpërimi ku dhe klasa mesatare po përballet me varfërinë. Të gjithë e kuptojnë se e ardhmja do të jetë më keq se sot dhe eksperienca në vendin tim më bën të kuptoj se si do të jetë Europa nesër”-u shpreh Giuseppe Conte.  Ai propozoi ndërhyrje emergjente për të shëruar plagët e rënda shoqërore duke synuar rritjen e të ardhurave të qytetarëve dhe vendosjen e një moshe fleksibël të daljes në pension, si zgjidhjen paraprake për këtë problem. Conte e përfundoi fjalimin e tij duke u shprehur se ai nuk do që Italia të mbetet e vetme në rrugëtimin e saj për ndryshim dhe Europa do të ishte shumë herë më e fuqishme nëse do të mbështeste ëndrrën e vërtetë Europiane, atë të bashkëpunimit.

Pas fjalimit të kryeministrit të Italisë , Angela Merkel shprehet duke mbajtur një qëndrim më optimist, ku thekson faktin që bota sot është një vend më i mirë dhe më pak i varfër se në 1971. Ajo u mundua të nxiste pjesëmarrësit që të mendonin jashtë interesave të tyre shtetërore me qëllim reformimin e institucioneve globale si e vetmja mënyrë për të arritur rezultate të favorshme. Ajo trajtoi gjithashtu dhe sfidat lidhur me Brexit dhe migrimin duke paralajmëruar se ekonomia duhet detyrimisht të rimëkëmbet në mënyrë që të mund të përballohen sfida të tilla.
“Pyetja ngrihet si mund të bëhemi dominant në eurozonë ? Si mund të dakortësohemi që të kemi një peshë ekonomike në rang botëror?” u shpreh Merkel.

Kryeministri i Spanjës e nisi fjalimin e tij duke paralajmëruar se Europa po harron mësimet e nxjerra nga kriza ekonomike e 2008 dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje mbi pabarazinë, politikat nacionaliste do ti çojnë njerëzit drejt katastrofave. “Qytetarët duhet të ndiejnë që fati është në duart e tyre, përpjekja , talenti, kurajot e tyre vlejnë për diçka dhe se ata mund të ndërmarrin vendime autonome në jetën e tyre. Zgjidhja e vetme lidhur me këtë është bashkëpunimi mes politikës dhe ekonomisë””- përmbyll fjalimin Pedro Sanchez.

Nga ana tjetër gjatë ditëve të forumit,pjesëmarrësit e saj shprehën si qëndrime skeptike dhe qëndrime pozitive rreth të ardhmes së Europës lidhur me politikat që duhet të synohen për tu zhvilluar. Një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve ishin optimistë se pavarësisht boshllëkut në çmimin e aseteve, tregjet do të përshtaten herët apo vonë me këto ndryshime por çështja qëndronte nëse ky rregullim do të shkundë të gjthë sistemin financiar dhe do të ndikojë vërtet në ekonomi. Konsumimi dhe investimet u analizuan si një çështje e ndjeshme që mund të prekë ekonominë nëse epoka e “parasë së lirë” do të shkojë drejt fundit dhe efektet mund të përforcohen më tepër nëse besimi i shteteve bie për shkak të një konflikti të ri botëror.
Shumë zëra të tjerë në forumin e mbajur morën në konsideratë se një rënie ekonomike tashmë shtrihet nëhorizont, pas 2 ose 3 vitesh, duke vënë në pikëpyetje se çfarë do të prekë këtë herë kolapsi i ardhshëm financiar, politikat e gjëra ekonomike ? Rreziqet gjeopolitike apo Kinën? 

Duke dhënë një përgjigje për shqetësimet e pjesëmarrësve, OECD dhe BQE u kërkuan vendeve të vazhdonin reformimin e ekonomive të tyre dhe rimarrjen e hapësirës fiskale. Arsimimi u shfaq në krye të listës së reformave që u kërkuan të zbatohen nga forumi dhe jo vetëm sepse kjo masë do t'i ofrojë mundësinë qytetarëve për të lundruar në një botë me paqëndrueshmëri punësimi por edhe për shkak se kjo reformë do të ndihmojë në uljen e pabarazisë, si një nga sfidat e mëdha me të cilat bota po përballet sot.

 World Economic Forum, janar 2019

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1