E Hënë, 18 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Artikujt

FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.
Profesioni i mësimdhënies po “plaket”, nuk paguhet mirë dhe vuan nga mungesat, mosinteresimi dhe pabarazia gjinore. Problematikat që has sot arsimi janë:
• Në vendet e OECD mbi 30% e mësuesve janë të pakën 50 vjeç;
• Ka një disbalancë/çekuilibër të madh gjinor pasi 7 nga 10 mësimdhënës janë femra në vendet e OECD;
• Pagat e mësuesve janë më të ulëta në krahasim me punonjësit e tjerë me të njëjtin arsimim; 

Identifikuesi i Legjislacionit Europian (ELI)

Në ditët e sotme legjislacioni europian është gjerësisht i disponueshëm në internet dhe i arritshëm në formate të ndryshme dixhitale. Megjithatë, mënyra në të cilën informacioni ligjor është i organizuar dhe klasifikuar ndryshon në sisteme të ndryshme ligjore të Shteteve Anëtare të BE-së, dhe kjo pengon zbulimin, shkëmbimin dhe ripërdorimin e këtij informacioni. ELI synon të zgjidhë këtë problematikë duke siguruar një mënyrë e format të standardizuar për identifikimin unik të legjislacionit kombëtar dhe europian në internet. Në këtë kontekst janë zhvilluar një sërë mjetesh të specializuara të menaxhimit të informacionit nëpërmjet regjistrit standard të të dhënave i cili përdoret për të lehtësuar gjetjen dhe përdorimin e informacionit ligjor të ofruar nga institucionet e BE-së, shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e administratës publike dhe autoritete të tjera europiane.
Për këtë ELI ka këto përparësi:
1. Ofron të dhëna legjislative me cilësi më të mirë dhe më të besueshme
2. Ndërveprueshmëri më e madhe në internet për shkak të standardizimit të informacioneve
3. Qasje më e mirë,e shpejte dhe e qartë në legjislacionin europian dhe atë kombëtar
4. Kursen kostot duke mundësuar rrjedhjen e informacionit më shpejtë dhe publikimin e legjislacionit më lehtë
5. Promovon transparencën dhe përgjegjshmërinë e qeverisjes duke ofruar qasje më të mirë në legjislacion

Procesi ‘‘screening’’

Konsiston në një lloj ekzaminimi të hollësishëm që ndërmerret si fazë përgatitore e negociatave për anëtarësim. Ai është vlerësimi analitik i harmonizimit të legjislacionit të vendit kandidat (në këtë rast të legjislacionit shqiptar) me legjislacionin e BE-së, ku qartësohen dhe dallimet midis legjislacionit shqiptar dhe acquis së BE-së për secilin kapitull, dhe kërkesa për harmonizime të mëtejshme deri në harmonizimin e plotë të kuadrit ligjor. Ai është një proces i domosdoshëm, pasi formon bazën e negociatave dypalëshe midis Bashkimit Europian dhe vendit kandidat. Duke qenë drejtpërdrejt i varur nga kapacitetet e vet shtetit për të analizuar legjislacionin dhe për ta krahasuar atë me legjislacionin e BE, kohëzgjatja e tij nuk mund të parashikohet, por në përgjithësi vlerësohet që shkon deri në një vit. Procesi i “screening” kryhet në bashkëpunim mes Komisionit Europian dhe drejtorive përkatëse të tij, dhe vendit kandidat, duke u dhënë mundësinë vendeve kandidate të njihen me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe të demonstrojnë kapacitetin e tyre për ta vënë në zbatim.
Dy fazat e këtij procesi janë:
1) Faza e takimeve shpjeguese, ku përfaqësues të Komisionit Europian i shpjegojnë përfaqësuesve të strukturave negociuese të vendit kandidat legjislacionin europian për secilin kapitull.
2) Faza e takimeve dypalëshe ku shqyrtohet përputhshmëria e legjislacionit të vendit kandidat me atë të Bashkimit Europian dhe aftësia për të përafruar plotësisht legjislacionin kombëtar me atë BE-së.

Rrjeti Europian i Migracionit (EMN)

EMN është një rrjet i migrantëve dhe ekspertëve të azilit të BE-së të cilët punojnë së bashku për të ofruar informacione objektive, të krahasueshme me politikën relevante. EMN u krijua ligjërisht në bazë të Vendimit të Këshillit 2008/381 / EC. Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e KE koordinon Rrjetin Europian të Migracionit. Pikat kombëtare të kontaktit (NCPs EMN) janë themeluar në të gjitha Shtetet Anëtare,përveç Danimarkës dhe Norvegjisë. Çdo EMN caktohet nga qeveria përkatëse kombëtare.EMN-të janë të vendosura brenda Ministrive të Brendshme dhe Ministrive të Drejtësisë, agjensitë e specializuara qeveritare që merren me migrimin, institutet kërkimore, organizatat joqeveritare ose zyrat kombëtare të organizatave ndërkombëtare. EMN publikon lajmet e fundit në një buletin të rregullt dhe mban një fjalor të emigracionit dhe kushteve të lidhura me azilin.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA)

EMA ka filluar të operojë në vitin 1995, është përgjegjëse për vlerësimin shkencor, mbikëqyrjen dhe monitorimin e sigurisë së ilaçeve në BE. EMA ka si synim të mbrojë shëndetin publik dhe të kafshëve në shtetet anëtare të BE-së, si dhe në vendet e Zonës Ekonomike Europiane, duke siguruar që të gjitha barnat e disponueshme në tregun e BE-së të jenë të sigurta, efektive dhe me cilësi të lartë. Ajo gjithashtu ka një treg prej mbi 500 milion banorësh që jetojnë në vendet europiane. Data 30 mars 2019, do të jetë dita në të cilën EMA do të zhvendoset përfundimisht në Amsterdam, por do ti duhet të vazhdojë të paguajë qiranë për zyrat e saj në Londër për shkak se kontrata me një total prej 400 milion eurosh, vazhdon deri në vitin 2039.

Zyra Europiane e Prokurorit të Përgjithshëm (EPPO)

20 vende anëtare të Bashkimit Europian, janë dakorduar së fundmi në një nga zhvillimet më të rëndësishme sa i takon të drejtës europiane dhe funksionimit ligjor të unionit, atë mbi krijimin e Zyrës Europiane të Prokurorit të Përgjithshëm, me kompetenca të shtuara ne hetim të koordinuar ndërmjet agjencive të tjera ligj-zbatuese ekzistuese europiane.E titulluar EPPO, kjo zyrë do të jetë një organ i pavarur i BE- së i vendosur në Luksemburg, me autoritetin për të hetuar dhe ndjekur penalisht veprat që përfshijnë mashtrimet, korrupsionin, evazionin fiskal dhe krimet e tjera që lidhen me abuzimet financiare dhe shpërdorimet e fondeve brenda BE-së. Në këtë kontekst, EPPO do të plotësojë kompetencat e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit Financiar (OLAF) dhe EuroJust-it, duke e thjeshtëzuar kështu procesin e hetimit.

Sistemi i Informimit të Shpejtë i Ushqimit për Njerëzit dhe Blegtorinë (RASFF)

Në kuadër të skandalit të prodhimit të vezëve me origjinë holandeze në BE dhe rrezikun që ajo mban për të gjithë konsumatorët europianë dhe sipas deklaratave të Ministrit belg të bujqësisë, që Holanda dështoi në njoftimin në kohë për këtë rrezik, po sjellim në vëmendje një nga mekanizmat e Bashkimit Europian që siguron dhe mundëson shkëmbimin e menjëhershëm të informacionit.

Fondi Europian i Mbrojtjes (European Defence Fund)

Fondi Europian i Mbrojtjes është një motor i fuqishëm në mbështetje të secilit prej skenarëve të propozuar. Fondi Europian i Mbrojtjes do të nxisë efikasitetin dhe zhvillimin e BE-së në lidhje me pajisjet dhe teknologjinë e mbrojtjes.Për të arritur këtë, Fondi ka dy variante me struktura të ndryshme ligjore dhe financimi që janë plotësuese dhe po shpërndahen gradualisht:
1. BE do të ofrojë financim të drejtpërdrejtë për hulumtime për produkte dhe teknologji të reja mbrojtëse, të financuara plotësisht nga buxheti i BE; 2. Shtetet Anëtare do të bashkojnë kontributet financiare për të zhvilluar së bashku dhe për të marrë aftësitë e nevojshme të mbrojtjes. BE do të ofrojë bashkëfinancim nga buxheti i BE për të nxitur bashkëpunimin dhe për të nxitur financimin kombëtar.
Të dyja fushat do të mbështesin prioritetet e Shteteve Anëtare brenda BE-së, veçanërisht nëpërmjet Planit të Zhvillimit të Kapaciteteve. Komisioni do të ndajë Fondin Europian të Mbrojtjes prej 590 milion € deri në vitin 2020. Fondi nuk është i krijuar për të zëvendësuar investimet e mbrojtjes së Shteteve Anëtare, por për të mundësuar dhe përshpejtuar bashkëpunimin e tyre. Së bashku me kontributet e Shteteve Anëtare për financimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Krimi kibernetik

Përbën një kategori të krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Gjithashtu duke përdorur kompjuterin si target ose si vegël, krimi kibernetik mund të përfshijë: mashtrimin, krimin financiar, terrorizmin kompjuterik etj. Në nëntor të 2016, Tesco Bank u detyrua të ndalonte të gjitha veprimet online, sepse me mijëra llogari bankare të klientëve ishin goditur nga disa hakera(hackers). Me anë të transanksioneve të rremë u arrit të vidhej rreth 2.5 milion£. Kohët e fundit këto krime kanë pasur një rritje eskponenciale, duke detyruar institucionet ligjzbatuese të kërkojnë strategji të reja për të luftuar këtë fenomen. Që prej vitit 2001 e deri më tani BE ka përpiluar dhe implementuar direktiva të ndryshme si: Vendimet Kuadër për luftimin e mashtrimit dhe kryerjes së kopjeve ilegale (2001); Direktiva për Privatësinë (2002); Direktiva për luftimin e ekspozimit online seksual të fëmijëve dhe pornografia e fëmijëve (2011); Direktiva për sulmet ndaj sistemeve informuese (2013) etj. Po në vitin 2013 BE krijoi Qendrën Europiane të Krimit Kibernetik, e cila ndihmon shtetet anëtare me ekspertiza dhe hetime të ndryshme si dhe ka arritur të krijojë një bashkim të të gjithë hetuesve të krimit kibernetik në të gjithë Unionin.

Parimi i Subsidiaritetit

Ky parim fillimet e tij i gjen në Traktatin e Mastrihtit, i cili përfshinte dhe një referim në Traktatin e Themelimit të Komunitetit Europian. Ndërsa sot, ai sanksionohet në Nenin 5 dhe Protokollin Nr. 2 të Traktatit të Bashkimit Europian. Ky parim rregullon kompetencat e Unionit në ato fusha ku nuk ka kompetenca ekskluzive. Parimi i Subsidiaritetit nga njëra anë ndalon ndërhyrjen e Unionit në rastet kur Shtetet Anëtare mund të veprojnë në mënyrë efektive në lidhje me një çështje që është jashtë kompetencave ekskluzive të Unionit, por nga ana tjetër e justifikon ndërhyrjen e tij në rastet kur Shtetet Anëtare e kanë të pamundur të përmbushin objektivat e një veprimi apo propozimi. Kështu sipas Nenit 5 të TBE janë tre parakushte që Unioni mund të ndërhyjë duke u mbështetur në këtë parim:a) Kompetenca jo-ekskluzive: fusha në fjalë nuk përfshihet në kompetencat ekskluzive të Unionit; b) Domosdoshmëria: objektivat e veprimit të propozuar nuk mund të arrihen nga shtetet anëtare të vetme ; c) Vlera e shtuar: Aksioni ndikuar nga efektet dhe shkalla e tij e veprimit do të implementohej në mënyrë më të suksesshme në nivel Unioni.

Korpusi Europian i Solidaritetit 

Vepron në një gamë të gjerë projektesh, të tilla si dhënia e kontributit në parandalimin e katastrofave natyrore ose rehabilitimin pas saj, ndihma në qendrat e azilkërkuesve si dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme sociale në komunitet. Korpusi Europian i Solidaritetit është një iniciativë e re e Bashkimit Europian që krijon mundësi për të rinjtë për të qenë vullnetarë ose të punojnë në projekte të ndryshme në vendin e tyre ose jashtë vendit duke sjellë përfitime për njerëzit në mbarë Europën. Plani për ngritjen e këtij korpusi u njoftua nga Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në fundin e vitit të kaluar. Korpusi Europian i Solidaritetit (ESC) do të ndihmojnë njerëzit në 30 vende të Europës, në mënyrë të ngjashme me Korpusin e Paqes që vepron në SHBA. Komisioni Europian argumenton se skema mund të ndihmojë në zhvillimin e shërbimeve sociale, shëndetësore dhe të rehabilitimit për njerëzit në rrezik varfërie siç janë romët, personat me aftësi të kufizuara, grupe të caktuara migrantësh dhe njerëz të tjerë që përballen me diskriminim dhe paragjykim. Korpusi përfaqëson një plan ambicioz për të nxitur miqësinë dhe mirëkuptimin në Europë duke bashkuar të rinjtë për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Të rinjtë mbi 17 vjeç deri në 31 vjeç që duan të ndihmojnë, mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre mund të regjistrohen për tu bërë pjesë duke iu ofruar një eksperiencë frymëzuese dhe fuqizuese.

Fondi Europian i Mbrojtjes (European Defence Fund)

Në shtator 2016, Presidenti Juncker njoftoi krijimin e një Fondi Europian të Mbrojtjes për të ndihmuar Shtetet Anëtare të zhvillojnë dhe të fitojnë aftësitë kyçe strategjike të mbrojtjes më me shpejtësi, së bashku dhe me kosto-efektive. Iniciativa u mirëprit nga drejtuesit e BE-së gjatë takimeve të Këshillit Europian në dhjetor 2016 dhe mars 2017. Fondi Europian i Mbrojtjes është një motor i fuqishëm në mbështetje të secilit prej skenarëve të propozuar. Fondi Europian i Mbrojtjes do të nxisë efikasitetin dhe zhvillimin e BE-së në lidhje me pajisjet dhe teknologjinë e mbrojtjes. Për të arritur këtë, Fondi ka dy variante me struktura të ndryshme ligjore dhe financimi që janë plotësuese dhe po shpërndahen gradualisht: 1. BE do të ofrojë financim të drejtpërdrejtë për hulumtime për produkte dhe teknologji të reja mbrojtëse, të financuara plotësisht nga buxheti i BE; 2. Shtetet Anëtare do të bashkojnë kontributet financiare për të zhvilluar së bashku dhe për të marrë aftësitë e nevojshme të mbrojtjes. BE do të ofrojë bashkëfinancim nga buxheti i BE për të nxitur bashkëpunimin dhe për të nxitur financimin kombëtar. Të dyja fushat do të mbështesin prioritetet e Shteteve Anëtare brenda BE-së, veçanërisht nëpërmjet Planit të Zhvillimit të Kapaciteteve. Komisioni do të ndajë Fondin Europian të Mbrojtjes prej 590 milion € deri në vitin 2020. Fondi nuk është i krijuar për të zëvendësuar investimet e mbrojtjes së Shteteve Anëtare, por për të mundësuar dhe përshpejtuar bashkëpunimin e tyre. Së bashku me kontributet e Shteteve Anëtare për financimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Deficiti demokratik (Democratic deficit)

Është një koncept i cili bazohet kryesisht mbi argumentin se Bashkimi Europian dhe institucionet e tij vuajnë nga mungesa e demokracisë dhe duken të paarritshme nga qytetar i thjeshtë, pasi metoda e funksionimit të tyre është shumë e ndërlikuar. Në çdo hap të ri të procesit të integrimit europian, çështja e legjitimitetit demokratik është bërë gjithnjë e më e ndjeshme. Traktatet e Mastrihtit, Amsterdamit dhe Nisës hodhën hapat e parë drejt përfshirjes së parimit të legjitimitetit demokratik në sistemin institucional, duke zgjeruar kompetencat e Parlamentit në lidhje me emërimin dhe kontrollin e Komisionit dhe duke e zgjeruar gradualisht fushën e përdorimit të procedurës së vendimmarrjes së përbashkët. Një nga qëllimet e qarta të Traktatit të Lisbonës, shprehur që në parathënien e tij, është rritja e legjitimitetit demokratik të Bashkimit.

Forca Madhore (Force Majeure)

Ky term përdoret përgjithësisht në ligjin europian në marrëdhënie kontraktore për të përshkruar evente të cilat mund të ndikojnë në marrëveshje por që janë jashtë kontrollit të palëve. Zakonisht këto evente listohen në mënyrë që të jenë të parashikueshme nga palët. Këtu mund të përfshihen të ashtuquajturat “akte të Zotit”, zjarret apo fatkeqesi të tjera natyrore, dështim i furnizuesit ose kontraktuesve që të furnizojnë palën e interesuar në baze të kontratës apo ndodhi të tjera që mund të ndikojnë në zbatimin e marrrëveshjes. Vetë Gjykata Europiane e Drejtësisë i është referuar këtij termi në disa vendime të saj si në BALM v. Bruggen apo Ferriera Vittoria v. Commission.

Efekti i menjëhershëm(Direct Effect)

Parimi i Efektit të Menjëhershëm i jep të drejtën individëve që të përdorin një ligj të Bashkimit Europian përpara një Gjykate të brendshme apo Europiane. Ai siguron aplikimin dhe efektivitetin e të Drejtës Europiane në vendet anëtare. Efekt të menjëhershëm ka çdo nen i Traktatit. Ndërsa Legjislacioni Dytësor ka efekt direkt në varësi të instrumentit. Psh, Rregulloret kanë gjithmonë efekt të menjëhershëm. Ndërsa Direktiva ka efekt të menjëhershëm në rastet kur ajo mbron të drejtat e një individi. Për herë të parë ky princip është aplikuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në çështjen Van Gend en Los. Kriteret që ajo vendosi për aplikimin e këtij principi janë:
• Qartësia e ligjit
• Të krijojë një obligim negativ
• Të jetë i pakushtëzuar
• Të mos ketë rezervë nga ana e shtetit anëtar
• Të jetë i pavarur nga ndonjë masë implementuese e brendshme

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Europian (EEAS)

EEAS është shërbimi diplomatik i Bashkimit Europian që synon të bëjë politikën e jashtme të BE-së më koherente dhe efektive, duke rritur kështu ndikimin global të Europës. EEAS udhëhiqet nga Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së ose njohur ndryshe si Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, pozicion ky që mbahet momentalisht nga Federica Mogherini. Ky pozicion koordinon punën e Komisionit Europian për marrëdhëniet e jashtme të BE-së dhe kryeson mbledhjet e ministrave të jashtëm të BE-s. Jashtë kufijve të unionit, Bashkimi Europian është i përfaqësuar nga një numër zyrash në vend – pra delegacionet e BE-së - të cilat kanë një rol të ngjashëm me atë të një ambasade.
Çfarë bën EEAS?
• Mbështet Përfaqësuesin e Lartë të BE-së në zbatimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së
• Menaxhon marrëdhëniet diplomatike & partneritetin strategjik me vendet jashtë BE-së
• Punon me shërbimet kombëtare diplomatike të vendeve të BE-së, OKB-së dhe shteteve të tjera kryesore.
Disa nga aksionet përfshijnë:
• Ndërtimi i paqes - me mbështetjen politike, ekonomike dhe praktike
• Garantimi i sigurisë - në bazë të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes
• Mbajtja e marrëdhënieve të mira me fqinjët e BE-së përmes Politikës së Fqinjësisë Europiane
• Reagimi dhe ndihma ndaj krizave humanitare
• Trajtimi i ndryshimit klimaterik dhe çështjet e të drejtave të njeriut

Njohja Reciproke (Mutual Recognition)

Parimi i Njohjes Reciproke rrjedh nga Rregullorja e Komisionit Europian e cila përcakton të drejtat dhe detyrimet për autoritetet publike dhe ndërmarrjet brenda BE-së, që dëshirojnë të tregtojnë produktet e tyre në një vend tjetër anëtar dhe është një nga parimet thelbësore të Tregut të Përbashkët Europian. Njohja Reciproke mundëson lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve brenda BE-së pa pasur nevojë për të harmonizuar legjislacionin kombëtar. Kjo garanton që çdo produkt i shitur në mënyrë të ligjshme në një vend të BE-së mund të shitet dhe në një tjetër. Kjo madje është e mundur, edhe në qoftë se produkti nuk është në përputhje të plotë me rregullat teknike të vendit tjetër. Disa nga avantazhet e këtij parimi janë:
• Lëvizja e lirë e produkteve
• Produktet mund të tregtohen brenda për brenda unionit
• Më shumë llojshmëri produktesh për konsumatorin
• Respektim i diversitetit dhe subsidiaritetit
• Mund të apelohet në gjykatat kombëtare nga vetë qytetarët apo ndërmarrjet

Në këtë kuadër Komisioni Europian ka për qëllim të:
• garantojë lëvizjen e lirë të mallrave;
• të sigurojë që vendet e BE-së të pranojnë produktet që shiten në mënyrë të ligjshme në një vend tjetër të BE-së vetëm nëse janë plotësuar disa kushte, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e sigurisë publike, shëndetit ose mjedisit.

REACH (Kuadri Regullator per Kimikatet)

Sistemi “REACH” vendos një Kuadër Rregullator Unik për regjistrimin, vlerësimin dhe autorizimin për Kimikatet. Qëllimi është të garantohet siguri më e madhe në prodhimin dhe përdorimin e substancave kimike. REACH-i u kërkon operatorëve të grumbullojnë informacion të plotë mbi vetitë e substancave, me të cilat ata prodhojnë ose importojnë të paktën një ton në vit dhe të demonstrojnë siguri në përdorim. Legjislacioni i mëparshëm kërkonte që, autoritetet e Shteteve Anëtare të vërtetonin ekzistencën e një rreziku para se të ndalonin një substancë. Kjo përmbysje e barrës së provës e bën procedurën më efikase.

Ky informacion pastaj duhet t’i dorëzohet Agjencisë Europiane për Kimikatet e krijuar për këtë qëllim. Agjencia, me seli në Helsinki, administron regjistrimin e substancave duke ngritur një bazë të dhënash. Substancat e paregjistruara nuk duhet të prodhohen në Bashkimin Europian dhe as të importohen në tregun e BE-së.

Sistemi “REACH” i miratuar në fund të 2006, zëvendëson 40 akte ligjore të mëparshme. Sipas legjislacionit të vjetër, kimikatet e hedhura në treg para vitit 1981 (rreth 99% e atyre tashmë në qarkullim) nuk u nënshtroheshin analizave. Për më tepër, meqë ishte tejet e ngadaltë, procedura e mëparshme penalizonte novacionin dhe zëvendësimin e substancave që gjendeshin në treg.

CETA

Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Ekonomisë dhe Tregtisë (CETA) është një traktat i negociuar midis BE-së dhe Kanadasë. Kjo marrëveshje pritet t’i ofrojë firmave të BE-së më shumë mundësi të mira biznesi në Kanada dhe gjithashtu të ofrojë mbështetje për vendet e punës në Europë. Ajo do të mbështesë plotësisht standardet europiane në fusha të tilla si siguria e ushqimit dhe të drejtat e punëtorëve. Çfarë pritet të sjellë CETA për BE-në?

- do të eliminojë të gjitha detyrimet në mallrat industriale, duke i kursyer eksportuesve europianë pothuajse 600 milion € në vit;- do t’i japë fund kufizimeve për qasje në kontratat publike në Kanada, tanimë kompanitë e BE-së do të jenë në gjendje për të konkurruar për këto lloj kontratash gjitha nivelet e qeverisjes të shtetit kanadez;- do të hapë tregun e shërbimeve;- do të ofrojë kushte të parashikueshme për investitorët, duke promovuar dhe mbrojtur investimet;- do të ndihmojë në parandalimin e kopjimi ilegal të risive të BE-së dhe produkteve tradicionale;- do të sigurojë një bashkëpunim rregullator më të mirë në të ardhmen;- dhe do të mbrojë demokracinë, konsumatorët dhe mjedisin.

Bashkëpunimi Ndërkufitar

Bashkëpunimi ndërkufitar ( Cross Border Cooperation) është një element kyç i politikës bashkëpunuese së BE-së ndaj fqinjëve të saj, i cili u bë i njohur për herë të parë në rregulloren e Instrumentit Europian të Fqinjësisë dhe Partneritetit (ENPI) për periudhën 2007-2013. Ky bashkëpunim mbështet zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, ndihmon në zvogëlimin e dallimeve në standartin e jetesës dhe adreson sfidat e përbashkëta përtej këtyre kufijve.
3 janë objektivat e tij kryesore:
1. Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social në zonat kufitare
2. Trajtimi i sfidave të përbashkëta (mjedis, shëndet publik, siguri dhe mbrojtje)
3. Mundësimi i kushteve më të mira ndaj personave, mallrave dhe lëvizshmërisë së kapitalit.
Buxheti i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA për periudhën 2014-2020 mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel si buxheti i mëparshem (2007-2013) me një shumë totale prej 1,052 miliardë euro dhe mundësohet nga dy burime të ndryshme: IPA dhe kontributet nga Fondi Europian për Zhvillim Rajonal (ERDF).

Partneriteti Lindor 

Është një iniciativë e përbashkët e politikës së BE –së nisur me Samitin e Pragës në maj të 2009 me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të gjashtë fqinjëve të BE-së, në Lindje si: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe kryetarët e shteteve anëtare, me qëllim që të thellojë dhe të forcojë marrëdhëniet ndërmjet tyre. Në këtë Samit u diskutua mbi nevojën për të promovuar parimet dhe qëllimet kyçe të Partneritetit Lindor në radhët e publikut, për të mobilizuar mbështetje dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj tij.
Partneriteti Lindor përfaqëson dimensionin lindor të Politikës së Fqinjësisë Europiane (ENP). Ajo është e bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Angazhimi për nismën e Partneritetit Lindor dhe objektivat e saj janë rikonfirmuar në Samitin e Varshavës në vitin 2011 dhe Samitin e Vilniusit në vitin 2013.
Ky Partneritet funksionon me anë të marrëveshjeve dypalëshe dhe të atyre shumëpalëshe të cilat synojnë të mbështesin reformat politike dhe socio-ekonomike si dhe të mundësojnë platforma të ndryshme për bashkëpunim në fusha të tilla si energji, mjedis, mbështetje ndaj rritjes ekonomike etj.

Mirëqenia e kafshëve 

Problemi i mirëqenies së kafshëve është trajtuar për herë të parë në legjislacionin e vitit 1974. Kërkesat ligjore në këtë fushë janë njohur veçanërisht në një protokoll shtesë që i është bashkëlidhur Traktatit të Amsterdamit në vitin 1997. ”Protokolli për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve” vendos rregullat për punën e BE-së në këtë fushë. Zyrtarisht, protokolli njeh që kafshët janë qenie me ndjenja dhe i detyron institucionet Europiane t”i marrin plotësisht në konsideratë kërkesat ligjore për mirëqenien e kafshëve gjatë hartimit dhe vënies në zbatim të politikave të përbashkëta.
Legjislacioni Europian në fushën e mirëqenies së kafshëve synon t’i shpëtojë kafshët nga çdo vuajtje e panevojshme në tre fusha kryesore: blegtori, transport dhe thertore. Është thelbësore marrja e masave në këto fusha, jo vetëm për arsye etike dhe morale, por edhe për shëndetin e kafshëve dhe cilësinë e produkteve ushqimore. Në kuadër të një strategjie të plotë për sigurinë ushqimore dhe politikave të tjera të Komunitetit (bujqësia, transporti, tregu i brendshëm dhe puna kërkimore) u kërkohet të marrin në konsideratë këtë nevojë.

Outermost regions

Disa shtete anëtare të BE-së zotërojnë pjesë të territorit të tyre në zona shumë të largëta të distancuara gjeografikisht nga Kontinenti Europian. Ato janë pjesë e integruar e Bashkimit Europian dhe e kanë të detyrueshme të zbatojnë legjislacionin dhe detyrimet e BE-së. Këto rajone, që njihen ndryshe dhe si rajone të largëta, duhet të përballen me vështirësi të shumta lidhur kryesisht me pozicionin e tyre gjeografik të largët, madhësinë e tyre të vogël dhe klimë të vështirë. Ato janë të varur ekonomikisht për disa produkte të caktuara kryesisht në fushën e bujqësisë dhe burimeve natyrore.
Momentalist ekzistojnë nëntë rajone të tilla:
• 5 rajone franceze në zonën bregdetare— Martinique, Mayotte, Guadeloupe, Guyana Franceze dhe Réunion;
• 1 komunitet francez bregdetar — Saint-Martin (që prej vitit 2009);
• 2 rajone autonome portugeze— Madeira dhe Azores;
• 1 komunitet spanjoll autonom— Ishujt Canary.
Ndër vite, Komisioni ka ndërmarrë një sërë komunikimesh me këto rajone; i fundit ka qenë në vitin 2012 në të cilin shprehet mbështetja dhe kontributi i politikave europiane në zvogëlimin e pengesave specifike që këto rajone kanë për tu integruar plotësisht në tregun e përbashkët duke shfrytëzuar maksimalisht potencialet e tyre.
Sipas nenit 349 të Traktatit të Funksionimit të BE-së; duke pasur parasysh situatën strukturore shoqërore dhe ekonomike të këtyre rajoneve, Këshilli me propozim të Komisionit dhe pasi konsultohet me Parlamentin Europian, miraton masa të caktuara që kanë si qëllim në veçanti vendosjen e kushteve të zbatimit të Traktatit për këto rajone, duke përfshirë edhe politikat e përbashkëta. Kur masat e caktuara në fjalë miratohen nga Këshilli sipas një procedure të posaçme legjislative, ai vendos me propozim të Komisionit dhe pasi konsultohet me Parlamentin Europian. Masat e përmendura kanë të bëjnë me fusha të veçanta siç janë politikat doganore dhe tregtare, politika fiskale, politikat për zonat e lira, bujqësinë dhe peshkimin, kushtet për furnizimin e lëndëve të para dhe mallrave të konsumit bazë, ndihmën shtetërore dhe kushtet e përfitimit nga fondet strukturore dhe nga programet horizontale të Bashkimit. Këshilli i miraton këto masa duke mbajtur në konsideratë karakteristikat dhe kufizimet e veçanta të rajoneve të largëta, pe cenuar integritetin dhe koherencën e rendit juridik të Bashkimit, duke përfshirë tregun e brendshëm dhe politikat e përbashkëta.

Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit

Ndihma përpara anëtarësimit u jepet vendeve që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, për të përmbushur kushtet (kriteret e Kopenhagenit). Janë të nevojshme investime të konsiderueshme, nëse vendet kandidate duan t’i harmonizojnë institucionet dhe standardet e tyre me legjislacionin e Bashkimit dhe nëse duan të jenë në gjendje t’i përmbushin detyrimet e tyre si Shtete Anëtare.Ndihma paraanëtarësimit, që u jepet vendeve kandidate, është një faktor kyç në strategjinë e paraanëtarësimit dhe përcaktohet nga partneritetet për anëtarësim. Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA), është pjesë e paketës për marrëdhëniet e jashtme me Bashkimin Europian. IPA, si dhe njësitë e tjera plotësuese, paraqesin mundësi për racionalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave të Komisionit, si dhe përmirësimin e koherencës dhe koordinimit të aktiviteteve të Komisionit.Qëllimi themelor gjatë krijimit të IPA-s, ishte koordinimi i ndihmës gjithëpërfshirëse parashikuar për fazën e para-aderimit, nën një korrnizë të vetme, si dhe bashkimi i shteteve kandidate dhe shtetet potencialisht kandidate për anëtarësim nën një sistem rregullator të vetëm.
Ai përbëhet nga pesë komponentë: mbështetja për tranzicionin dhe ngritjen e institucioneve, bashkëpunimi ndërkufitar, zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe zhvillimi rural. Tre komponentët e parë kanë të bëjnë me vendet kandidate dhe vendet e mundshme për kandidate. Tre komponentët e fundit kanë të bëjnë vetëm me vendet kandidate, me synimin për t’i përgatitur ato për miratimin dhe zbatimin e politikës së kohezionit dhe administrimin e Fondeve strukturore. Edhe Banka Europiane për Investime (BEI) dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) japin bashkëfinancim për vendet kandidate.
Pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shtetet e reja Anëtare, të cilat nuk kanë më të drejtë të përfitojnë ndihmë paraanëtarësimi, përfitojnë asistencë financiare të përkohshme, e quajtur Linja Kalimtare, e parashikuar nga Traktati i Anëtarësimit.

Eurojust

Eurojust është një institucion i Bashkimit Europian, që ka në fokus bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale. Themeluar në vitin 2002 nëpërmjet vendimit të Këshillit të BE-së 2002/187/JHA, me seli në Hagë, qëllimi i krijimit ishte për të përmirësuar menaxhimin e krimit të organizuar ndërkufitar duke stimuluar bashkëpunimin investigativ dhe policor midis agjencive të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Sulmet terroriste të 11 shtatorit demonstruan se ekzistonte një nevojë urgjente për bashkëpunim ndërkombëtar duke përshpejtuar kështu zhvillimin e Eurojust. Që prej vitit 2002 ky organ është zhvilluar shumë së bashku me detyrat e tij operacionale dhe përfshirjen në bashkëpunimin gjyqësor europian. Eurojust përbëhet nga 28 gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë më të kualifikuar të secilit shtet anëtar . Ky institucion bashkëpunon me institucione të tjera të BE-së si Europol dhe OLAF, si dhe nëpërmjet një vendimi të Këshillit në korrik 2008, u përforcua bashkëpunimi i këtij organi me partnerët e vendeve të treta ku përfshihet edhe bashkëpunimi me Shqipërinë, duke zgjeruar aftësitë e tij operacionale.

 

NEET (Young people who are Not in Education, Employment and Training)

NEET është termi i përdorur për të përshkruar të rinjtë nën moshën 25 vjeç që nuk janë të angazhuar në asnjë lloj forme punësimi, edukimi ose trajnimi. Më të rrezikuar për t’u kthyer në NEET janë: të rinjtë me nivele të ulëta shkollimi, individët me status emigranti dhe personat me aftësi të kufizuara ose probleme shëndetësore. Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Europian, 13.7 milion njerëz të moshave 15-24 nuk janë të përfshirë në punë, arsim, ose trajnim në vitin 2015. Gjithashtu, është vërejtur që këta individë nuk janë aktivë në jetën shoqërore ose politike të vendit të tyre. Për tu përballur me këto problematika edhe për të ndihmuar ata të rinj që dëshirojnë të punësohen, arsimohen ose trajnohen, BE-ja, si pjesë e Strategjisë së Punësimit Europian, ka përfshirë programin Youth Guarantee (Garantimi i të Rinjve). Ky program synon të ndihmojë rininë europiane duke i mundësuar atyre një vend pune brenda 4 muajve që nga momenti i përfundimit të ciklit arsimor ose të largimit të tyre nga puna. Youth Guarantee ofron punësim, arsimim ose trajnim sipas nevojave individuale. Për të arritur këtë qëllim bashkëpunimi midis autoriteteve publike, shërbimeve të punësimit, institucioneve të arsimit dhe trajnimit të bizneseve vendase është i nevojshëm.

 

Frontex (Agjencia Europiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtarë të Bashkimit Europian)

Frontex është një organizatë ndërqeveritare e përfshirë në strukturat e BE-së, që ka si synim të promovojë, koordinojë dhe zhvillojë menaxhimin e kufirit europian në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së duke aplikuar konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Themeluar në 2004, kjo organizatë, ka si synim përforcimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis autoriteteve kombëtare kufitare. Për të arritur këtë qëllim, Frontex-i, ka disa fusha operative si operacionet e përbashkëta, trajnime, analiza të riskut, hulumtime, ofrimi i përgjigjeve të shpejta, ofrimi i ndihmës ndaj shteteve anëtare në operacione të përbashkëta kthimi të emigranteve, si edhe shkëmbim të informacionit.

Veprimtaria më e fundit e Frontex-it ka qenë dhënia e ndihmës autoriteteve greke në operacionin për kthimin e refugjatëve sirianë në Turqi, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim midis Turqisë dhe BE-së.

 

Grupet e punës Mertens dhe Antici i COREPER I dhe II.

Janë dy grupe specifike që i përkasin Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), të përbëra nga diplomatë të nivelit të lartë të cilët janë përgjegjës për përgatitjen e takimeve COREPER.
Grupi i punës Mertens u themelua për t’i ardhur në ndihmë zëvendës ambasadorevë në COREPER I në përgatitjen e kompromiseve midis shteteve anëtare. Ai përbëhet nga diplomatë të nivelit të lartë. Grupi i themeluar në 1993, është emërtuar referuar presidentit të tij të parë i cili ishte nga Belgjika, Vincent Mertens de Wilmars.
Grupi i punës Antici i vjen në ndihmë ambasadoreve të COREPER II në përgatitjen e kompromiseve mbi legjislacionin e BE-së midis shteteve anëtare. Grupi gjithashtu asiston Kryeministrat gjatë samiteve europiane dhe anëtarët e tij janë të vetmit nëpunës civil që lejohet të jenë të pranishëm gjatë këtyre mbledhjeve. Grupi është emërtuar sipas presidentit të tij të parë Paolo M. Antici dhe është themeluar më 1975.

Grupët e punës Mertens dhe Antici mblidhen një ditë para takimeve të COREPER. Grupet finalizojnë me ndihmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kabinetit axhendën e COREPER, çdo çështje të çdo sektori tjetër dhe listën përfundimtare me rezervimet e shprehura nga shtetet anëtare mbi dokumentacione specifike.

 

Justus Lipsius

Justus Lipsius nuk është ndonjë funksionar i Bashkimit Europian, as ndonjë ideator apo themelues i idesë së Bashkimit Europian, por përsëri mbetet një emër mjaft familjar për cilindo që punon apo angazhohet në fushën e BE-së dhe institucioneve të saj. Ndërtesa ku është vendosur Këshilli i BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit, e ndërtuar më 1995 në Bruksel mban emrin e Justus Lipsius, një filozofi belg i shek. XVI, për arsyen e thjeshtë se ndodhet në rrugën që ka të njëjtin emër. Duke filluar nga viti 2002 ajo gjithashtu mirëpret edhe takimet e Këshillit Europian. Ndërtesa Justus Lipsius me një sipërfaqe prej 227 mijë m2 përbëhet nga dy pjesë kryesore: Sektori i Konferencave, dhe ai i Sekretariatit dhe përbehet gjithsej nga 17 dhoma konferencash, 5 dhoma takimesh dhe nga qendra e shtypit që arrin deri në 600 vende. Është interesant fakti që kjo ndërtesë njihet për përdorimin e energjisë në mënyrë efektive me anë të paneleve diellore dhe biogazit, si dhe metodave të tjera për të përmirësuar performancën energjetike. Llogaritet që për një vit në këtë ndërtesë realizohen përafërsisht 5 mijë takime.

 

Komitologji

Termi “Komitologji”, i referohet një sërë procedurash në përputhje me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Europian me anë të të cilit vendet e Bashkimit Europian kontrollojnë sesi Komisioni Europian zbaton legjislacionin e BE-së. Në ushtrimin e kompetencave të tij zbatuese, Komisioni ndihmohet nga komitete që përbëhen nga përfaqësues të secilit Shtet Anëtar sipas procedurës së “komitologjisë”. Komitetet janë forume për diskutim, të cilat bëjnë të mundur që Komisioni të vendosë dialogun me administratat kombëtare përpara se të miratojë masat e propozuara. Në përputhje me parimet e subsidiaritetit dhe afërsisë, masat duhet merren sa më pranë qytetarit. Për dhënien e opinionit të tyre këto komitete përdorin dy lloje procedurash: ekzaminimin dhe këshillimin.

 

OLAF

Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik e themeluar më 1999 si një entitet i pavarur hetimor brenda Komisionit Europian njihet shkurtimisht si OLAF nisur nga emërtimi në frëngjisht (Office de Lutte Anti-Fraude). Që nga themelimi i kësaj zyre mbi 3 mijë e 500 hetime lidhur me krimet ekonomike, mashtrimet, keqpërdorimet e fondeve dhe korrupsionin në Bashkimin Europian janë realizuar. Tre janë fushat kryesore të veprimtarisë së zyrës :

1) mbrojtje e interesit financiar të BE-së duke investiguar veprimtaritë e paligjshme ekonomike
2) hetim dhe identifikim i rasteve të shpërdorimit të detyrës nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së
3) mbështetje ndaj institucioneve të BE-së për zbatim sa më të mirë të legjislacionit kundër masht OLAF
Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik e themeluar më 1999 si një entitet i pavarur hetimor brenda Komisionit Europian njihet shkurtimisht si OLAF nisur nga emërtimi në frëngjisht (Office de Lutte Anti-Fraude). Që nga themelimi i kësaj zyre mbi 3 mijë e 500 hetime lidhur me krimet ekonomike, mashtrimet, keqpërdorimet e fondeve dhe korrupsionin në Bashkimin Europian janë realizuar. Tre janë fushat kryesore të veprimtarisë së zyrës :
1) mbrojtje e interesit financiar të BE-së duke investiguar veprimtaritë e paligjshme ekonomike
2) hetim dhe identifikim i rasteve të shpërdorimit të detyrës nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së
3) mbështetje ndaj institucioneve të BE-së për zbatim sa më të mirë të legjislacionit kundër mashtrimit ekonomik.
Përsa i përket strukturës, ka në përbërje ekspertë në dy nivele: a) hetues të brendshëm që ndodhen në çdo institucion të BE-së dhe b) hetues të jashtëm në nivel kombëtar, në ato institucione të çdo shteti anëtar ku mund të rrezikohet buxheti i BE-së. Qëllimi kryesor i zyrës mbetet mirëmenaxhimi i fondeve të BE-së duke parandaluar të gjitha llojet e mashtrimeve ekonomike, zbulimi dhe dënimi i duhur për llojet e ndryshme të krimeve si dhe rikuperimi i humbjeve financiare në buxhetin e BE-së.rimit ekonomik.

ERA - Zona Europiane e Hulumtimit

Zona Europiane e Hulumtimit (European Research Area) është një zonë e unifikuar hulumtimi e hapur për botën, e bazuar në tregun e brendshëm, në të cilën mund të qarkullojnë lirisht studiuesit, njohuritë shkencore dhe teknologjike. Realizimi i ERA me anë të inovacionit dhe bashkëpunimit shkencor, nënkupton plotësimin e 'Lirisë së Pestë' të Tregut të BE-së: lëvizshmërinë e lirë të shkencëtarëve dhe dijeve shkencore.  Zhvillimi i ERA-s ka si qëllim të përmirësojë performancën e Europës në fushën e kërkimit shkencor, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovimin e rritjes ekonomike. Neni 179 i Traktatit të Lisbonës krijon një bazë të qartë ligjore për krijimin e një Zone Europiane për Hulumtimet (ERA).
Axhenda ERA fokusohet në 5 prioritete kryesore:
-Sisteme më efektive kërkimore kombëtare.
-Bashkëpunim dhe konkurrencë optimale ndërkombëtare
-Treg i hapur i punës për hulumtuesit
-Barazi gjinore dhe integrim gjinor në kërkim
- Qarkullim optimal dhe transferim i njohurive shkencore
Progres Raporti i ERA, monitoron çdo 2 vjet të gjitha vendet e BE-së
dhe vendet e asociiuara. Informacioni mbi rezultate apo projekte
kërkimore të BE-së mund të gjenden lehtësisht në CORDIS (Komuniteti
Kërkimor dhe Zhvillues i Shërbimit të Informacionit)

Masat Anti-dumping

Vendosen atëherë kur një kompani eksporton në BE me çmime më të ulëta se vlera normale e produktit (kostoja e produkti apo çmimi i brendshëm), duke rritur mundësinë e zgjerimit në tregun europian dhe duke nxjerrë jashtë konkurrencës firmat e brendshme prodhuese.
Kur evidentohen raste ‘dumpingu’, ose nga ankimimet e prodhuesve të Komunitetit apo nga vetë iniciativa e Komisionit Europian, ky i fundit hap një procedurë hetimi anti-dumping për një periudhë jo më shumë se 15 muaj.
Mekanizimi i ‘anti-dumping’ ushtrohet vetëm kur vërtetohet dëmi dhe lidhja shkakësore dhe shoqërohet me vendosjen e një takse që duhet të paguhet nga eksportuesi. Kjo taksë ka si qëllim të lehtësojë efektet negative të ‘dumpingut’ apo dëmit të shkaktuar nga ai.
Masat mund të zgjasin deri në 5 vjet dhe Komisioni i monitorin ato për të siguruar një zbatim efektiv dhe në përputhje me ligjin.

IPARD (Instrumenti i Asistencës për Para-Anëtarësimin në Zhvillimin Bujqësor)

IPARD, i cili është një program asistence që ofrohet nga BE vetëm për vendet kandidate, ka dy objektiva kryesore për zhvillimin e sektorit bujqësor: 1) të ofrojë mbështetje në zbatimin e acquis mbi Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe
2) të kontribuojë në një përshtatje të qëndrueshme të sektorit të bujqësisë të vendit kandidat.
Për realizimin e këtyre objektivave duhen zbatuar nëntë masa të ndryshme që grupohen në tre prioritete:
-Përmirësimi i eficiencës së tregut dhe zbatimi i standardeve të Komunitetit
-Veprime përgatitore për zbatimin e masave bujqësore dhe mjedisore
-Zhvillimi i ekonomisë rurale me anë të trajnimeve, asistencës teknike dhe zhvillimit të infrastrukturës.
Për sa i përket Shqipërisë Programi IPARD 2014-2020 u miratua në korrik 2014 duke u shoqëruar me rregullat mbi menaxhimin dhe zbatimin e IPARD. Në Progres Raportin 2015 për Shqipërinë, është përmendur nevoja për decentralizimin e menaxhimit të IPARD.

 

           Agjencitë e Bashkimit Europian (European Union Agencies)

Agjencitë e Bashkimit Europian janë organe publike që gëzojnë personalitet juridik dhe janë të krijuara sipas së Drejtës Publike Europiane. Të krijuara nga një akt i legjislacionit dytësor të Komunitetit, shërbejnë për kryerjen e detyrave të veçanta teknike, shkencore ose administrative. Edhe pse Agjencitë e para janë krijuar gjatë viteve ’70, shumica e tyre filluan të funksionojnë gjatë vitit 1994. Agjencitë e fundit që janë krijuar, janë organe administrative të ngritura për të menaxhuar një ose disa programe të Bashkimit Europian. Këto organe janë krijuar për një periudhë të caktuar dhe janë të vendosura në Bruksel ose Luksemburg.

 

Acquis e BE-së (Eu Acquis)

Me Acquis të BE-së do të kuptojmë tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Acquis është në evoluim të vazhdueshëm dhe përmbledh:
- Përmbajtjen, parimet dhe qëllimet politike të traktateve;
- Legjislacionin e miratuar në zbatim të traktateve dhe praktikës gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian;
- Deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga BE;
- Masat në lidhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë;
- Masat në lidhje me Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.
- Marrëveshjet Ndërkombëtare të përfunduara nga Komuniteti dhe marrëveshjet e realizuara nga Shtetet Anëtare ndërmjet njëra-tjetrës në fushën e veprimtarive të Bashkimit Europian.
Vendeve që aspirojnë të bëhen Anëtare të BE-së, iu duhet ta tranpozojnë Acquis në legjislacionin e tyre kombëtar dhe t'i zbatojnë në çastin e hyrjes në BE.

Masa shtrënguese (Austerity)

Me masa shtrënguese i referohemi veprimeve zyrtare të marra nga qeveria, gjatë një periudhe kohe për shkak të kushteve të pafavorshme ekonomike, me qëllim reduktimin e deficitit të saj buxhetor duke përdorur një kombinim të shkurtimit të shpenzimeve e rritje të taksave. Masa shtrënguese të ndryshme janë shpallur që nga recesioni global në 2008 dhe kriza e eurozonës në 2009.Janë përgjithësisht të papëlqyeshme, sepse ato kanë tendencën për të ulur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve dhe përfitimeve të siguruara nga qeveria. 

Gjatë krizës së borxhit europian, shumë vende filluan programet shtrënguese, duke reduktuar deficitet buxhetore të tyre në raport me GDP-në nga 2010 deri 2011. Për shembull, Greqia ka ulur deficitin e saj buxhetor nga 10.4% të GDP-së në vitin 2010 në 9.6% në 2011. Islanda, Italia, Irlanda, Portugalia, Franca dhe Spanja ulën deficitet e tyre buxhetore në raport me GDP-në në periudhën 2010-2011.

Banka Qendrore Europiane

E themeluar në 30 qershor 1998 në Frankfurt, është përgjegjëse për politikën monetare në të gjitha vendet e Eurozonës. Që nga 1 janari 1999, detyrat e saj kryesore janë ruajtja e stabilitetit të çmimemeve në Eurozonë dhe zbatimi i politikës monetare europiane, të përcaktuar nga Sistemi Europian i Bankave Qendrore. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore Europiane( Bordi ekzekutiv dhe Këshilli drejtues) drejtojnë Sistemin Europian të Bankës Qendore, që ka për detyrë të menaxhojë qarkullimin e parasë, të kryejë veprimet e shkëmbimit të valutës të huaj, ruajtjen e menaxhimit te rezervave shtetërore në valutë të huaj të shteteve anëtare, si dhe të sigurojë funksionimin sa më të mirë të sistemit të pagesave.

Grupi Kangur - Kangaroo Group

Ai është një grup i fortë lobues në Parlamentin Europian që punon për heqjen e të gjitha pengesave ndaj një tregu të vërtetë e të vetëm në BE. Emri i tij është frymëzuar nga kafsha australiane, e cila mund të kërcejë për të kaluar mbi çdo pengesë.
Grupi Kangur është një shoqatë që ka për qëllim rritjen e unitetit europian nëpërmjet ndjekjes së projekteve të përbashkëta konkrete. Qëllimet kryesore të tij janë: krijimi i plotë i Tregut të Vetëm, stabiliteti i euros dhe zhvillimi i politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.
Shoqata u krijua në vitin 1979 si një tubim joformal i anëtarëve të institucioneve europiane nga vende dhe përkatësi politike të ndryshme, me interesin për të thyer barrierat mes shteteve anëtare.
Sot Grupi Kangur është një shoqatë e inkorporuar sipas ligjit belg, si një organizatë jofitimprurëse. Shoqata është e hapur për anëtarësi ndaj përfaqësuesve të institucioneve europiane, universiteteve, medias dhe komunitetit të biznesit, të interesuar për të nxitur këto qëllime.
Motoja e Grupit Kangur: lëvizja e lirë dhe e sigurtë.

Wine Lake

I referohet furnizimit të vazhdueshëm të tepricës së verës të prodhuar në BE. Kështu, BE-ja blen verërat e pashitura në treg (të mbetura stok) me një çmim të akorduar në përputhje me Politikën e Përbashkët Bujqësore.
Si kontribues kryesor në këtë tepricë paraqitet rajoni Languedoc-Roussillon, duke qenë prodhuesi i më tepër se 1/3 së rrushit në Francë. Në vitin 2007, raportohet se në BE është prodhuar 1.7 miliard shishe vere më shumë seç u shitën. Nga kjo periudhë qindra shishe vere kthehen në industrinë e alkoolit çdo vit, një praktikë e quajtur shpesh herë si “distilimi i emergjencës”.
Si një mundësi zgjidhjeje është propozuar Plani Bordeaux: një nismë e shoqatës franceze (ONIVINIS), me qëllim reduktimin e tepricës së verës franceze dhe përmirësimin e shitjeve. Pjesë e planit është çrrënjosja e 17,000 hektar vreshta nga 124,000 hektar në total, në Bordoeaux.

 Lufta e bananes –Banana War

Lufta e bananes është konflikti më i gjatë në historinë e konflikteve tregtare që përfshin një numër të madh shtetesh. Konflikti mes SHBA-së dhe BE-së ka në qendër taksimin e bananes, një produkt që importohet në tregun europian, ndërkohë 10% e tij prodhohet nga vendet europiane. BE, në vitin 1993 kërkonte me anë të taksimit të mbronte prodhimin vendas, ndërkohë SHBA prekej nga një qëndrim i tillë, duke qënë se prodhuesit më të mëdhenj në Afrikën e Jugut, janë kompani amerikane të tilla si Del Monte ose Dole. WTO u shpreh se pretendimi europian që taksimi mbronte prodhimin vendas ishte qartazi në kundërshti me rregullat e tregtisë së lirë. Në vitin 2009, kësaj lufte prej disa dekadash po i vinte fundi kur BE-ja pranoi të ulë ndjeshëm tarifën që duhet të paguanin vendet prodhuese (ish-kolonitë në Afrikë, shtetet e Karaibeve dhe të Rajonit Paqësor). Kështu, brenda 8 vitesh nga 176€ për ton këto shtete do të paguajnë vetëm 114€ për ton.

 Rrjeti Gjyqësor Europian për Çështje Penale (European Judicial Network in criminal matters (EJN)

Lehtëson ndihmën e ndërsjelltë ligjore në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ky rrjet ka filluar me një Veprim të përbashkët të miratuar nga Këshilli më 29 Qershor 1998. Rrjeti Gjyqësor përbëhet nga pika kontakti të krijuara për të bërë të mundur që autoritetet gjyqësore lokale dhe autoritet e Shteteve të tjera Anëtare të vendosin kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet tyre. Këto pika kontakti sigurojnë informacionin e duhur ligjor ose praktik për të ndihmuar autoritetet që të përgatisin një kërkesë për bashkëpunim gjyqësor. Ekziston gjithashtu një Rrjet Gjyqësor Europian për Çështjet Civile dhe Tregtare i krijuar më 28 Maj 2001 dhe i bazuar në Rrjetin për Çështjet Penale.
Word of the day: Librat e Bardhë dhe të Gjelbër (White and Green Papers)
Librat e bardhë të Komisionit janë dokumente që përmbajnë propozime për veprim të Bashkimit në një fushë të veçantë, ndërsa librat e gjelbër janë dokumente të botuara nga Komisioni Europian për të nxitur dhe mbështetur diskutimet në nivel Europian për tema të caktuara. Në disa raste, Librat e Bardhë janë vijim i Librave të Gjelbër, të publikuar për fillimin e një procesi këshillimi në nivel Europian dhe mund të kthehen në program veprimi për Bashkimin në fushën përkatëse. Ndërkohë, Librat e Gjelbër mund të nxisin zhvillime legjislative që janë të parashtruara në Librat e Bardhë. Si shembuj përmendim Librin e Bardhë për Politikën Europiane të Komunikimit dhe Libri i Gjelbër për Strategjinë Europine për Energji të Qëndrueshme, Konkurruese dhe të Sigurt.

Gjykata Europiane e Llogarive (European Court of Auditors)

Gjykata Europiane e Llogarive është gjykata që kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet e Bashkimit Europian nga ana ligjore dhe siguron që menaxhimi financiar të jetë i efektshëm. Gjithashtu i përcjell Parlamentit Europian dhe Këshillit një Deklaratë Garancie në lidhje me besueshmërinë e raporteve financiare dhe të transaksioneve që përmbajnë raportet. Këtë raport Gjykata e harton çdo vit dhe botohet në Gazetën Zyrtare në fund të cdo viti buxhetor.
Gjykata përbëhet nga shtetas të secilit shtet anëtar, të cilët zgjidhen përnjë mandat 6-vjecar me shumicë të cilësuar të Këshillit të Bashkimit Europian, pasi ky i fundit këshillohet me Parlamentin Europian. Gjykata Europiane e Llogarive vepron në pavarësi të plotë.

 Europa me “gjeometri të ndryshme” (“Multi speed” Europe)
Ky term i përdorur për të përshkruar idenë e një metode integrimi të diferencuar, e cila pranon se ka ndryshime të papajtueshme brenda strukturës së integrimit dhe, rrjedhimisht, lejon një ndarje të përhershme ndërmjet një grupi të shteteve anëtare dhe një numri njësish integrimi më pak të zhvilluara.
Shembuj të gjeometrive të ndryshme përfshijnë bashkëpunim më të ngushtë, klauzolat e pjesëmarrjes dhe mos pjesëmarrjes. Këto instrumenta parashikohen edhe në Traktatin e Lisbonës (p.sh Klauzola e rezervës së Britanisë dhe të Polonisë për Kartën e të Drejtave Themelore).

 Ekuilibër institucional
Parimi i Ekuilibrit Institucional të Bashkimit Europian do të thotë se, cdo institucion duhet të veprojë në përputhje me kompetencat që i janë dhënë nga Traktatet Europian. Vetë ky parim nuk përcaktohet literalisht në Traktate, por rrjedh nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë së Komunitetit Europian (çështja Meroni e vitit 1958). Parimi i Ekujlibrit Institucional të Bashkimit Europian ndalon në këtë mënyrë çdo shkelje të kompetencave të një institucioni nga një institucion tjetër. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian, udhëhiqet nga ideja e “Trekëndëshit institucional”. Marrdhëniet mes tyre dhe kompetencat e tyre, që përcaktohen nga Traktatet, kanë ndryshuar rrënjësish gjatë viteve, veçanërisht, në rastin e Parlamentit, ndikimi i të cilit është rritur mjaft.

Bashkim Doganor
Bashkimi doganor është elementi thelbësor i tregut të përbashkët. Masat më të rëndësishme për krijimin e Bashkimit Doganor përfshinin:
• Eleminimin e të gjitha detyrimeve doganore dhe kufizimeve sasiore midis Shteteve Anëtare;
• Krijimin e një Tarife të Përbashkët Doganore (CCT), e cila zbatohej në të gjithë Komunitetin Europian për mallrat nga vendet e treta (të ardhurat e fituara nga këto tarifa doganore përbëjnë një pjesë të të ardhurave të vetë Komunitetit.
• Politikën Tregtare të Përbashkët si një shtrirje të jashtme të Bashkimit Doganor (Komuniteti flet me një zë në nivel ndërkombëtar).

Europol (Zyra Europiane e Policisë)

Europoli është përgjegjës për përmirsimin e bashkëpunimit mes autoriteteve policore dhe doganore të Shteteve Anëtare. Europoli u krijua nga Traktati i Mastritit dhe e filloi veprimtarinë e tij në janar 1994 si njësia e Drogës Europol. Konventa për krijimin e Europolit, u nënshkrua në korrik 1995 dhe kyri në fuqi, më 1 tetor 1998.Traktati i Lisbinës konfirmon ekzistencën e Europol-it si një agjenci dhe parashikon një kontroll më të madh të Parlamentit Europian mbi të.

Europë “a la carte”
Nënkupton një model integrimi me nivele të ndryshme, në të cilin shtetet e veçanta anëtare zgjedhin si një nga meny “a la carte” politikat në të cilat ata duan të marrin pjesë dhe të përfshihen plotësisht, duke ruajtur megjithatë një numër minimal objektivash të përbashkëta.

COREPER (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm)
Është përgjegjës për përgatitjen e punës së Këshillit të Bashkimit Europian dhe kryesohet nga Shteti Anëtar që mban Presidencën e Këshillit. COREPERI-i zë një pozicion kyç në sistemin e vendimmarrjes të Komunitetit Europian, duke qenë në të njëjtën kohë një forum për dialog si dhe një organ kontrolli politik (udhëheq dhe mbikqyr punën e grupeve të ekspertëve).
Ndahet në dy komitete:
• Coreper-I 1, përbëhet nga zëvendës, përfaqësuesit e përhershëm, dhe trajton çështje të karakterit teknik.
• Coreper-I 2 , përbëhet nga përfaqësuesit e përhershëm dhe trajton çështje të karakterit politik, tregtar, ekonomik ose institucional.
Veprimtaria e Coreper-it përfshin të gjitha fushat e punës së Këshillit Europian, me përjashtim të ështjeve të bujqësisë, dosjet e të cilave përgatiten nga Komiteti Special i Bujqësisë (KSB).

TAIEX
TAIEX (Asistenca Teknike për Shkëmbimin e Informacionit)- aktiv që nga viti 1996, është një instrument për ndërtimin e institucioneve, i lidhur me asistencën afatshkurtër për adoptimin, aplikimin dhe përforcimin e Acquis.
Asistenca e TAIEX-it u ofrohet vendeve kandidate, vendeve në pranim si pjesë përbërëse e strategjisë së para-pranimit dhe procesit mbikëqyrës, dhjetë shteteve të rinj anëtare, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Objekt i TAIEX-it janë, gjithashtu, vendet e përfshira në Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Rusia, duke i asistuar në projektimin dhe implementimin e legjislacionit të tyre në përputhje me planet e veprimit.
TAIEX qendërson kërkesat për ndihmë si nga autoritetet publike ashtu edhe nga sektori privat e ndërmjetëson kontaktet midis përfituesve dhe shteteve anëtare. Ai dërgon në terren ekspertë dhe hedh vështrime të detajuara, organizon vizita studimore ose vlerësuese, seminare, workshop-e dhe kurse trajnimi. Ndihmon, po kështu, në fushën e përkthimit të legjislacionit, siguron bazë të dhënash për ekspertë, si dhe informacion në përafrimin e legjislacionit.

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1