E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Artikujt

Demokracia

admir poster-minDemokracia është vetëqeverisja e popullit, nga politikanët për popullin.

Demokracia nuk duhet konceptuar si diçka e çfarëdoshme apo si një lojë fjalësh që çdo politikan në një moment të caktuara të karrierës e përdor për të justifikuar apo mos justifikuar veprimet e veta.

Ajo që është e vërtetë është se me fjalën demokraci që në fillim na vjen ndër mend demokracia e poliseve greke. Shumica e njerëzve apo politologëve e marrin demokracinë si të mirëqenë. Megjithatë, qoftë në të kaluarën, qoftë sot, demokracitë kanë qenë dhe janë përherë në rrezik dështimi. Në Greqinë e lashtë ishin jetëshkurtëra dhe shumë pak të afta për të mbijetuar. Në Evropën e shekullit të XX ka pasur demokraci herë po e herë jo. Shtetet e reja afrikane kanë qenë demokraci për periudha shumë të shkurtra- në paçin qenë ndonjëherë.

Vazhdo leximin...

Një luftë për demokraci

6. marinela pashaj"Luftë për demokraci" duket paksa paradoksale pasi në thelb demokracitë shfaqen se nuk kërkojnë të zhvillojnë luftëra, por vendosje të paqes, sigurisë, njohjen e të Drejtave Civile të Njeriut, barazi përpara ligjit, ekonomi të lirë tregu bazuar në rregullat e konkurencës, meritokraci, liri të shprehjes dhe besimit fetar. Por pikërisht për të arritur në këtë fazë të demokracisë bëhet një luftë e vazhdueshme nga shumë shtete të cilat kërkojnë të implementojnë një sistem demokratik. Shqipëria është një ndër shtetet e sistemit ndërkombëtar e cila pas rënies së regjimit komunist pas 45 vitesh synon implementimin e një sistemi mbi baza demokratike. Me rënien e regjimit komunist nisin edhe brohoritjet: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!" Ajo ç'ka edhe sot dëgjohet pas gati 29 vitesh në Shqipëri është po e njëjta shprehje. Çfarë ka ndodhur brenda një periudhë kaq të gjatë kohore me Shqipërin? A arriti ajo të bëhej si Europa e atëhershme brenda kësaj hapësire kohore dhe a po kërkon sot të bëhet si "Europa e Re"? 

Vazhdo leximin...

Demokracia, përballë ambjentit shqiptar

rajmonda-minTë kuptuarit e demokracisë ka krijuar një diversitet të jashtëzakonshëm të modeleve të demokracisë duke nisur nga vizionet teknokratike të qeverisjes e deri te konceptet e jetës sociale të shënuara nga pjesëmarrja e gjerë politike dhe deliberimi. Pjesa e atraksionit të demokracisë qëndron në refuzimin e pranimit në parim të çfarëdo koncepti të së mirës politike më tepër sesa ajo që rrjedh nga vetë “populli”. Demokracia duhet mbrojtur si një mekanizëm që u jep legjitimitet vendimeve politike, kur ato u nënshtrohen parimeve, normave dhe mekanizmave të duhura të pjesëmarrjes, përfaqësimit, llogaridhënies. 

Vazhdo leximin...

Democracy Alive

juela-minMë mirëkuptoni në hyrje një referim hipotetik , te një akt juridik më hipotetik , prodhuar prej një Republike Përkufizimesh me Vërtetësi akoma më hipotetike . Neni 3 i ligjit 1 të datës x/x/-600 “ Për reparacionin e jetës në glob “ shpreh në mënyrë explicite definime kumulative për termin “ demokraci “.

Vazhdo leximin...

A ka nevojë demokracia sot në Shqipëri për ndihmë?

000Demokracia, të flasësh sot për këtë vlerë kaq të rëndësishme për ҫdo shoqëri, është sa e lehtë aq edhe e komplikuar, duke parë mishërimin e saj dita ditës . Ajo është thelbi i qeverisjes liberale, që i lejon njerëzit të marrin pjesë aktive në ndërtimin e një shteti të së drejtës. Demokracia është vlerë e përbashkët dhe u takon të gjithë qytetarëve.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1