E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ndjesitë pro-europiane në rritje

pro europeanNdjesitë pro-europiane janë në rritje në shtatë vende kryesore europiane, por frustrimet me Brukselin mbeten intensive në prag të zgjedhjeve europiane.
Qendra Kërkimore Amerikane Pew ka publikuar një studim mbi qëndrimet e europianëve ndaj BE-së. Ndoshta pjesa më surprizuese e studimit është rritja e dukshme e ndjesive pro-europiane ndërmjet viteve 2013 dhe 2014. Studimi fokusohet në shtatë shtetet anëtare të BE-së ( Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Britani e Madhe , Spanjë dhe Poloni ). Vihet re një lidhje e fortë mes qytetarëve europianë dhe ideologjisë së projektit europian. Mesatarisht, më shumë se gjysma (52%) e qytetarëve europianë nga shtatë vendet besojnë se BE-ja është e mirë, në krahasim me vetëm 46 % të një viti më parë.


Në Francë, mbështetja për projektin europian u rrit nga 41% në 2013 në 54% në vitin 2014. Duke patur parasysh rritjen e popullaritetit të partive euroskeptike, ky rezultat ishte i papritur. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku debati politik ka qenë i fokusuar nëse Britania duhet të largohej nga BE-ja, ndjenja është po aq pozitive, dhe Qendra Kërkimore Pew e ka konsideruar këtë si një "kthesë". Ndjenjat në lidhje me situatën ekonomike janë të ndryshme dhe kryesisht negative. Gjermania dhe Britania e Madhe janë përjashtime , ku 85 % e gjermanëve dhe 43 % e britanikëve besojnë se situata ekonomike është e mirë
Edhe në Greqi, ku njerëzit kanë qenë shumë kritike ndaj BE-së , 59 % e njerëzve besojnë se BE-ja është një fuqi botërore. Megjithatë, 85 % e popullit grek mendon se BE-ja nuk i kupton qytetarët e saj dhe 70 % e përshkruajnë atë si joefikas.
Në prag të zgjedhjeve europiane, shumica e qytetarëve besojnë se vota e tyre ka vlerë në nivel europian. Pavarësisht nga kjo, vetëm 29 % e të anketuarve mendojnë se zërat e tyre po dëgjohen në Bruksel.


EurActiv, Maj 2014

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1