E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Para referendumit: Skocezët të sigurtë për mbajtjen e anëtarësimit në BE

a48f9d28d98972c1b02d5ec5cdd4c979 clientImage xlarge original 1Pak ditë na ndajnë deri në mbajtjen e referendumit të Skocisë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar më 18 shtator dhe sondazhet tregojnë se përgjigja Po, po fiton terren.

Sipas sondazhit të publikuar së fundmi nga ICM rezulton se 64% e skocezëve presin një Skoci të pavarur që do të ri-pranohet në BE, ndërsa vetëm 15% mendojnë se do të përjashtohet. Në të njëjtën kohë, përqindja e skocezëve të cilët mendojnë se vendi i tyre duhet të jetë pjesë e BE-së po bëhet më e vogël: 50% thanë se Skocia duhet të qëndrojë në union, ndërkohë që 31% u shprehën  se duhet të largohet - një rritje e theksuar e ndjenjave euroskeptike.


Pretendimi se Skocia do të duhet të ri-aplikojë zyrtarisht që t’i bashkohet BE-së, duke u përballur me një proces të gjatë dhe të pasigurtë anëtarësimi, ka qenë një nga argumentet kryesore të përdorura nga fushata kundër pavarësisë. Gjithashtu, sipas këtyre zërave, Skocia do të humbasë pjesën e saj të fondeve që Mbretëria e Bashkuar merr nga buxheti i BE-së.

Sipas deklaratave të lëshuara nga fushata Pro pavarësisë, rezultatet ICM demonstrojnë se skocezët e shohin kërkesën për ri-anëtarësim thjesht si "një tjetër histori të frikshme dhe qesharake”. Nga ana e saj, fushata“Pro-Bashkimit për të mirën e përbashkët” vuri në dukje se "ekspertët, drejtuesit e Komisionit Europian dhe kryeministri i Spanjës, të gjithë kanë thënë se “Skocia do të duhet të riaplikojë për t'u bashkuar me BE në qoftë se ne do e lëmë Mbretërinë e Bashkuar".

Partia qeverisëse Konservatore dhe gjithashtu Partia Laburistenë opozitë kanë mbajtur qëndrim duke thënë se ata nuk do të lejojnë një Skoci të  pavarur të përdorë monedhën e tyre, ndërsa Salmond ka thënë se Skocia do ta përdori atë me apo pa pëlqimin e Westminster. Edhe nëse qeveria nacionaliste Salmond nuk do arrijë të sigurojë një përgjigje Po, ata do të përdorin edhe një rezultat të ngushtë si një mundësi për të kërkuar më shumë autonomi.

Më 25 gusht udhëheqësit e fushatave anti dhe pro-pavarësisë të Skocisë u përballën në një debat të dytë televiziv në Glasgow. Alistair Darling, ish-kancelari  laburists,  u duk se fitoi debatin e parë televiziv, kështu që Bookies-duke e ditur se sa shumë shtypit dhe publikut u pëlqen një përballje e dytë, kishte thirrur Alex Salmond, liderin nacionalist të Skocisë për të fituar debatin e dytë. Në veçanti, ai lëmoi në reagimin e tij ndaj akuzave se nacionalistët nuk kanë një "Plan B" në rastin kur një Skoci e pavarur nuk do mund të përdorë stërlinën. Ai ofroi "tre Plane B” me çmimin e një plani: nxjerrjen në qarkullim të një monedhe fleksibël; të një monedhe fikse; ose një sterlinë kopje të asaj britanike. Ministri i parë i kujtoi skocezëve se ata nuk kishin votuar për qeveritë e kaluara dhe të tashme Konservatore, e se ulja e përfitimeve kishte goditur personat me aftësi të kufizuara, që varfëria e fëmijëve është në rritje dhe se Partia Laburiste  e z. Darling  së fundmi kishte denoncuar  "privatizimin" e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor nga qeveria liberale demokrate. Sipas tij vendi po shpenzon para për armët bërthamore, kur ai duhet të investojë në vende të reja pune.

Kampi pro-pavarësisë duket se po investon më shumë në këtë fushatë sesa unionistët, duke arritur më shumë votues gjatë fushatës . Kjo ka rëndësi për dy arsye. Së pari, 10-15% e skocezëve (sipas sondazheve të fundit YouGov) janë të pavendosur në këtë periudhë më pak se një mujore për të shkuar deri në votim më 18 shtator. Nëse mbështetësit e "po" janë vërtetë energjikë, kjo gjë mund t’i  japë atyre një avantazh mbi fushatën "Jo”, për të fituar këta votues në këtë periudhë të shkurtër kohe të mbetur. Së dyti, pjesëmarrja në ditën e referendumit do të jetë e një rëndësie  vendimtare.

Referendumi skocez me objekt shpërbërjen ose jo të një bashkimi të vjetër 307-vjeçar do të jetë një moment kyç për të gjitha rajonet e tjera separatiste në BE.

                                                                                                                        The Economist, gusht 2014

 

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1