E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Protestat popullore kundrejt autokratizmit të Victor Orban

protesta hungariAshtu siç pritej të ndodhte, qeveria e Hungarisë e kryeministrit Victor Orban, e gjendur nën trysninë e protestave masive popullore në rrugët e Budapestit si edhe prej paralajmërimeve të ashpra të Bashkimit Europian, u detyrua të rishikonte vendimin e saj lidhur me taksimin e shërbimit të Internetit. Natyrisht që ky vendim u konsiderua prej atyre që e kundërshtonin këtë taksim aq absurd sa qesharak, i cili do t’i godiste keqasi konsumatorët duke favorizuar firmat e telekomunikacioneve dhe të internetit, të cilat do të detyroheshin të paguanin 150 forinta për çdo gigabyte, si një fitore e madhe e demokracisë.

Por për disa të tjerë, të cilët e shohin regjimin e Orbanit si një regjim autoktratik dhe mezi presin ta rrëzojnë atë pa i pritur zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018, deklarata publike e tij për hapjen e bisedimeve me grupet e interesit për mundësinë e vendosjes së disa rregullave të reja të Internetit, ngjan më tepër si një deklaratë e sforcuar.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shfaqur hapur shqetësimin e tyre kundrejt Orbanit, i cili u bë i njohur për bindjet e tij antikomuniste në vitet 80, dhe që tani ka përqëndruar shumë pushtet në duart e veta duke shkelur në këtë mënyrë demokracinë. Gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, ka urdhëruar kryerjen e një auditimi të grupeve të shoqërisë civile, ka forcuar kontrollin shtetëror mbi mediat si edhe u ka vendosur kompanive të huaja taksa të kushtueshme.
Nga ana tjetër shumë kryeqytete perëndomore janë mjaft të shqetësuara për faktin se Orbani po lëviz në orbitën e presidentit rus, Vladimir Putin. Lidhur me këtë, qeveria amerikane u ndaloi hyrjen në territorin e saj gjashtë zyrtarëve të lartë hungarezë, me preteksin se janë të përshfirë në afera korruptive. Gjithashtu, Orbani po e kundërshton mjaft ashpër një skemë të bankave të mëdha europiane, e cila parashikon të ndihmojë huamarrësit në kurriz të kostove të bankave hungareze.

Natyrisht që vetë Victor Orbani i hedh poshtë këto akuza duke u justifikuar me faktin se partia që ai drejton Fidesz, gëzon mbështetjen e shumicës së hungarezëve, ku këtë gjë e tregon edhe fakti që në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian kjo parti mori 45% të votave, e cila reflektohet në zotërimin e dy të tretave të parlamentit hungarez. Por për një pjesë të opinionit publik liberale dhe pro europiane, hedhin paralezima mes Orbanit dhe Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili gjithashtu gëzon një mbështetje të gjerë të votuesve megjithëse është përballur edhe ai me protesta masive popullore.
                                                                                                                                Reuters, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1