E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Rumunët zgjedhin presidentin e parë etnik gjerman

zgjedhje rumaniMë 16 nëntor, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin e Universitetit të Bukureshtit duke valëvitur flamuj rumunë me një vrimë të rrumbullakët në mes, ashtu siç bënë në vitin 1989 kur prenë mëngët e palltove komuniste. Këtë herë ishte për të festuar fitoren e papritur të Klaus Iohannis, presidentit të parë rumun që vjen nga një pakicë etnike dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Victor Ponta, i cili humbi pavarësisht një fushate agresive dhe raporteve për mashtrime zgjedhore.

Iohannis, mësues fizike me profesion dhe kryetar i komunës së Sibiu që nga viti 2000, i përket një pakice të vogël etnike gjermane në Transilvani, e cila u vendos aty në shekullin e 12-të dhe numëronte më shumë se 700.000 persona para Luftës së Dytë Botërore. Klaus Iohannis iu bashkua festës në sheshin e Universitetit të Bukureshtit ku u shpreh se ishte i lumtur për rezultatin shumë të mirë dhe falenderoi popullin për votimet në numër aq të madh, veçanërisht rumunët jashtë vendit të cilëve iu është dashur të rrinë në radhë për orë të tëra para ambasadave në mënyrë që të hedhnin votat e tyre. Gjithashtu ai iu bëri thirrje për "vigjilencë maksimale" vëzhguesve zgjedhorë që mbikqyrin numërimin përfundimtar dhe tha se do të jetë nën tension derisa rezultati të vërtetohet në fund nga Gjykata Kushtetuese.

Rumania është një nga shtetet më të korruptuara të BE-së, diçka që Z. Iohannis i qendrës së djathtë ka premtuar se do ta trajtojë si prioritare. Përveç trajtimit të korrupsionit, në fushatën e tij zgjedhore ai ka premtuar të forcojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Iohannis bëri fushatë si një pro-europian i cili do të bënte Rumaninë "një vend normal," në sajë të ruajtjes së sundimit të ligjit si dhe të një kursi pro-perëndimor në politikën e jashtme. Si një politikan i qendrës së djathtë të përkatësisë etnike gjermane, Iohannis ka gjithashtu gjasa të bëhet një aleat i kancelares gjermane Angela Merkel.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, zoti Ponta, kryeministri ruman u shpreh se nuk ka asnjë arsye që ai të japë dorëheqjen. Ai kishte shpresuar të bëhej presidenti më i ri i vendit, duke zëvendësuar presidentin në detyrë Traian Bashesku, i cili nuk mund të rizgjidhet pasi ka shërbyer në dy mandate. Në moshën 42-vjeçare, Ponta ka pasur një rritje të madhe të karrierës si prokuror dhe si një përkrahës i ish-Kryeministrit Adrian Nastase, i dënuar për korrupsion. Është provuar gjithashtu se ka bërë plagjiaturë tezën e doktoraturës. Në televizionin Antena3, Ponta është shprehur se: "Unë nuk u bëra kryeministër vetë, u zgjodha nga njerëzit, nga forcat politike kështu që në qoftë se në një pikë, jo tani - në një apo dy vite- këto forca do të kërkojnë dorëheqjen time, nuk do të hezitoj të heq dorë. Por kjo nuk ka ndodhur dhe unë nuk mendoj se kemi nevojë për këtë gjë tani. Jemi një vend demokratik. Njerëzit kanë gjithmonë të drejtë.” Z. Ponta kishte premtuar se do të reduktonte deficitin buxhetor, rriste pensionet dhe pagën minimale. Si kryeministër, ai mbikqyri rritjen ekonomike dhe stabilitetin politik në Rumani, shteti i dytë më i varfër i BE-së pas Bullgarisë.

Korrespondentët thonë se rezultati i zgjedhjeve mund të jetë vendosur nga diaspora e mëdha e Rumanisë. Shumë nga katër milionë rumunë që jetojnë jashtë vendit janë shprehur se janë të zhgënjyer nga Z.Ponta. Pas raundit të parë të votimit, ka pasur protesta në qendrat e votimit në Paris, Londër, dhe qytete të tjera kur votuesve iu është dashur të presin në radhë për orë të tëra, me disa jo në gjendje për të votuar, gjë që çoi në dorëheqjen e ministrit të jashtëm. Ponta, i cili bëri një fushatë agresive, nacionaliste, i sugjeroi Rumunët të mos votojnë për dikë që nuk është i llojit të tyre, nuk është ortodoks dhe nuk ka fëmijë. Ai ka të ngjarë të qëndrojë si kryeministër, pavarësisht thirrjeve të bëra në rrugët e Bukureshtit, Cluj dhe Sibiu, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të festuar humbjen e tij dhe bënë thirrje për dorëheqjen e tij. Ndërkohë, presioni brenda Partisë Social-Demokrate ka të ngjarë të rritet që Ponta të japë dorëheqjen. Megjithatë ka edhe mundësi që deputetët të cilët përbëjnë shumicën në parlament t’i bashkohen aleancës së qendrës së djathtë të Iohannis.

                                                                                                                                  BBC, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1