E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Deklaratë e përbashkët në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Femrave

kunder dhunesFederica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Vera Jourová, Komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore dhe Neven Mimica, Komisionerja për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar dhanë deklaratën e mëposhtme:


Diskriminimi dhe dhuna ndaj femrave vazhdon nëpër botë, në të gjitha shoqëritë dhe rajonet. Gratë ngacmohen, përdhunohen, gjymtohen, rrihen apo vriten, madje edhe në shtëpitë e tyre. Në BE, një në tre femra ka përjetuar dhunë fizike dhe / ose seksuale që nga mosha 15 vjeçare. Jashtë BE-së, vajzat ndalohen të shkojnë në shkollë ose detyrohen të martohen dhe dhuna seksuale mbetet një taktikë lufte për të ardhur keq dhe e përdorur gjerësisht. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të femrave kërcënohen dhe sulmohen për punën e tyre.

Luftimi i të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave është një shtyllë themelore e respektimit të njeriut ose të drejtave themelore dhe mbetet prioritet për BE-në, si brenda dhe jashtë. Një vit më parë, Komisioni Europian dhe EEAS miratuan bashkërisht Komunikatën mbi eliminimin e gjymtimit të gjenitaleve femërore, dhe ne kemi vazhduar përpjekjet tona në këtë fushë. BE-ja po financon projekte që promovojnë ndryshimet shoqërore dhe parandalimin e kësaj praktike, si dhe sigurimin e mbështetjes për viktimat dhe angazhimin me anëtarët e komuniteteve për të advokuar ndryshime në qëndrim.

Ky vit shënon hyrjen në fuqi të Konventës së Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), që përfaqëson një instrument shumë të rëndësishëm për të luftuar efektivisht dhunës ndaj femrave në nivel kombëtar dhe europian.
Bota së shpejti do të shënojë 20 vjetorin e Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim, dhe 15 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për kontributin e Femrave për Paqe dhe Siguri. Do të shqyrtohet përparimi që është bërë në zbatimin e këtyre instrumenteve të rëndësishme dhe që reflektojnë mbi veprimet e mëtejshme.

Në vitin 2015 Komisioni Europian do të formulojë një agjendë të re për zhvillimin për vitet e ardhshme. Barazia gjinore dhe fuqizimi i femrave, eliminimi i të gjitha formave të dhunës ndaj të gjitha grave dhe vajzave, eliminimi i të gjitha praktikave të dëmshme janë një parakusht për çrrënjosjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. BE-ja mbështet barazinë gjinore si një qëllim më vete dhe si pjesë të integrimit të saj në 2015, në kuadër të uljes së varfërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ne dënojmë fuqimisht të gjitha format e dhunës kundër grave dhe vajzave. Nga sot deri në Ditën e të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, të gjithë Delegacionet e BE-së në mbarë botën do të bashkohen në thirrjen për veprim të Fushatës Ndërkombëtare të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së “16 -ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e cila do të rrisë ndërgjegjësimin mbi këtë çështje.
                                                                                                           Komisioni Europian, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1