E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Programi i Komisionit Europian për 2015

commission planKomisioni Europian, sipas draft programit të përgatitur për 2015, ka për qëllim të luftojë evazionin fiskal, të thellojë integrimin ekonomik dhe të rishikojë legjislacionin e saj mbi OMGJ-të etj.

Lista e këtij viti, sipas Euobserver përmban 23 masa që përfshijnë ekonominë, migrimin, klimën, dhe industrinë. Në krye të saj janë propozimet për rritjen ekonomike të BE-së, pjesë e të cilit është plani i presidentit Juncker për 315 bilion€ investime gjatë viteve të ardhshme. Masa të tjera përqëndrohen për të ndihmuar punësimin e të rinjve ose shtimin e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të autorit në tregun dixhital. Komisioni po ndërmerr hapa të mëtejshmë për rritjen e sovranitetit të ekonomive qeveritare, ku përfshihen "stimuj" për reformat strukturale që do ndërmerren prej tyre.


Duke marrë parasysh faktin se "Qytetarët presin përmirësime në atë që BE-ja është duke bërë dhe se si e bëjnë atë", Komisioni është duke planifikuar një marrëveshje ndërmjet Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për të krijuar një “regjistër të detyrueshëm transparence”. Ky do të sigurojë që të gjitha institucionet europiane të janë të hapura rreth faktorëve që ndikojnë në procesin e vendimmarrjes.

Gjithashtu parashikohet të rishikohet sistemi i licensimeve të produkteve OMGJ, sepse sipas sistemit aktual, komisioni mund të aprovojë autorizimin e produkteve të modifikuara gjenetikisht, edhe nëse shumica e qeverive të BE-së e kundërshtojnë.

Pikë tjetër në planin e Komisionit Junker është aderimi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, realizimi i hapave drejt një "bashkimi të energjisë" (zvogëlimi i varësisë së saj nga Rusia) dhe rishikimi i politikave të saj tregtare, përfitimi i padrejtë i emigratëve nga programet e mirëqënies sociale, lëvizshmëria e punës.

Në draft parashikohen edhe disa ndryshime legjislative për shkak të vjetërsisë së tyre si p.sh rregullat për buxhetet e mëparshme, ligjet e lidhura me ndihmën e fermerëve. Disa do të hiqen sepse nuk ka ndonjë marrëveshje të parashikuar për zbatimin e tyre si p.sh etiketimi i mallrave organike; regjistrimi i materialeve radioaktive; një ligj mbi kreditë e stacioneve të energjisë bërthamore; dhe harmonizimin e akcizës në alkool.
                                                                                                                      Euobserver, Dhjetor 2014

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1