E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Rritet përfaqësimi i Europës Lindore në KE

20141220 EUC561 1

 

Përfaqësimi i anëtarëve të rinj në Komisionin Europian është rritur vitet e fundit. Tendenca më e papritur e kohëve të fundit ka qenë rritja e numrit të përfaqësuesve nga Polonia dhe Rumania, madje në 2011 Polonia kishte më shumë se sa Britania e Madhe, e cila momentalisht zë vetëm 4.5% të personelit të përgjithshëm të komisionit.

Ndërkohë përfaqësimi i Italisë ka rënë pothuajse me 25% krahasuar me vitet 1980. Belgjika si vend pritës vazhdon të mbaj të njëjtat ritme.

Megjithatë vendet themeluese vazhdojnë të mbajnë pozicione shume të mira në rangjet e larta. Në fund të 2013, nga 128 pozicionet më të larta Gjermania mbajti 20, Britania 13 dhe Franca 11. Ndikimi gjerman është rritur edhe më shumë në komisionin e ri të kryesuar nga Jean Claude Juncker. Gjermania është parë gjithashtu si dominonte edhe në Parlamentin Europian.

Në lidhje me përfaqësimin në rangje më të ulëta administrative vendet me më shumë përfaqësues renditen Polonia dhe Rumania. Britania ka një pjesëmarrje nën 3%, rrjedhimisht edhe më pak e përfaqësuar se në rangun e lartë. Problem mendohet të jenë aftësitë në gjuhë të huaja (aplikantët për vende pune duhet të kenë minimalisht dy gjuhë të huaja). Për më tepër rreziku i votimit pro të referendumit për të dalë nga BE e bën një zgjedhje jo të zgjuar karrierën në Komisionin Europian.

Franca duket se po bën përpjekje maksimale për të mbjtur lart ndikimin e saj në Bruksel, i cili gjithashtu është në rënie.

TheEconomist, dhjetor 2014 

 

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1