E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Partia pro-perëndimore mban pushtetin në Estoni

estonia

 

Më datë 1 mars, estonezët votuan në zgjedhjet parlamentare pro qeverisjes së partisë reformatore të qendrës së djathtë. Kryeministri më i ri europian, Taavi Roivas, 35 vjeç, i cili drejton partinë pro-Natos dhe e orientuar drejt perëndimit, duhet tani të formojë koalicionin parlamentar në shtetin e vogël baltik. Partia e Roiva mori 27.7 % të votave, duke mundur kundërshtatin e tij, partinë e qendrës pro-Ruse me 24.8 %.

Nga 101 vende në parlament, reformatorët tani kanë 30 vende, qendra ka 27 vende, ndërkohë pjesa e mbetur ndahet mes 4 partive të tjera. Partia fituese duhet të bashkëpunojë me partinë e vogël partnere Social-Demokrate, për të siguruar shumicën parlamentare. Ndërkohë, Roivas ka përjashtuar mundësinë për të kërkuar vende shtesë nga Qendra, e cila mbështetet nga minoriteti rus në Estoni.

Por sipas Shërbimeve të Lajmeve Baltike, udhëheqësi i qendrës Edgar Savisaar ka deklaruar se një parti e cila përfaqëson një numër kaq të madh të njerëzve në Estoni, nuk mund të shmanget ose te detyrohet të heshtë. Ai vitin e shkuar, ngjalli polemika për mbështetjen e aneksimin rus të Krimesë nga Ukraina. Partia e tij, gjithashtu ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Putinit.

Sondazhet parazgjedhore i kishin dhënë qendrës një fitore të ngushtë.  Fitorja e zgjedhjeve të së dielës, lidhet pjesërisht me dhunimin në vitin e kaluar të hapësirës ajrore estoneze nga Rusia, mes frikës për shkallëzimin e dhunës në Ukrainë dhe efekteve të përhapjes së mundshme.

Misionet e policisë ajrore të Nato-s kanë regjistruar disa aksidente, të cilat përfshijnë avionët rus rreth shtetit baltik. Ushtria estoneze gjithashtu ka deklaruar se në vitin 2014 avionët rus kanë hyrë 7 herë në hapësirën ajrore estoneze. Kjo gjë ka ngjallur pasigurinë, shoqëruar me disa sugjerime se Rusia qëllimisht po kërkon destabilizimin e rajonit. Zëvendës Komandanti Suprem i Aleancës në Europë, gjenerali Adrian Bradshaw, së fundi ka deklaruar se ekziston rreziku se Rusia mund të tentojë të zërë territoret e ish-vendeve sovjetike.
“Duhet të bëjmë diçka për t’ju kundërpërgjigjur veprimeve agresive, të kryera nga Rusia duke dhunuar të drejtën ndërkombëtare dhe aneksur Krimenë,” tha sekretari i përgjithshëm i Nato-s Jens Stoltenberg.

                                                                                                                            EUObserver, mars 2015

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1