E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Anëtarët e BE-së në tregtinë e armëve

eu-defence-soldiersMë 8 maj, Komisioni Europian nxori dy dokumente, të hartuara pas një marrëveshje mes lidervë në dhjetor 2013, duke hapur rrugë për bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje në kuadër të BE-së. Raportet do të prezantohen në një diskutim të ardhshëm mes 28 ministrave dhe krerëve të shteteve dhe qeverive në Këshillin Europian më 25 qershor.

Qëllimi është mbështetja e bazës teknologjike dhe industriale të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë në vende të cilat kanë një avantazh në këto aktivitete të rëndësishme prodhimi. Në mënyrë të kuptueshme, Britania, Franca, Gjermania dhe në një shkallë më të ulët Italia, Holanda dhe Suedia janë vendet kryesore të BE-së që kanë një traditë të gjatë dhe një prezencë të fortë ndërkombëtare në biznesin fitimprurës të prodhimit dhe shitjes së armëve dhe sistemeve të sigurisë.

Furnizuesit dhe blerësit
Gjermania është e specializuar në fushën e armatimeve luftarake, si tanket, artilieria dhe armatimet e rënda. Franca prodhon raketa të përparuara dhe sigurisht armë nukleare. Britania ofron një pjesë nga të gjitha duke përfshirë mbrojtjen, sigurinë dhe hapësirën ajrore. Industria ushtarake gjermane dhe italiane prodhon disa specialitete si helikopterët ushtarak dhe fregata lufte. Çdo vend tjetër i BE-së është një konsumator i industrisë së armatimit, por jo gjithmonë zgjedh të blejë produkte europiane dhe shërbime të ngjashme. Tregu ndërkombëtar ofron edhe më shumë produkte nga prodhues të tjerë të sistemeve të shkatërrimit dhe vdekjeprurës.

Në arenën ndërkombëtare, konkurrenca mes furnizuesve është një biznes i egër,ku dhe rastet më të njohura të ryshfeteve i referohen kësaj tregtie të errët. Fakti që kostoja e këtyre “të mirave” zakonisht shkon në miliona madje edhe miliarda, do të thotë që furnizuesit kanë fuqi financiare të ofrojnë ryshfete të konsiderueshme për blerësit që janë politikanë dhe lider ushtarak.

Kërkime dhe zhvillime
Sa më shumë konsumatorë ka një prodhues, aq më e madhe është mundësia e tij për të shpenzuar më tepër në kërkime dhe zhvillime edhe më të sofistikuara të këtyre shërbimeve dhe pajisjeve. Siç duket, prodhuesit e pakët europian të armëve janë disi të stresuar ndërsa shohin “partnerët e tyre” të BE-së duke blerë të “mirat” vdekjeprurëse jashtë Europe. Duke i dhënë rëndësinë financiare dhe politike tregtisë së armëve, është e logjikshme që vendet e BE-së e kanë pasur me urgjencë një vendimmarrje të atillë. Një gjë e tillë jo që nuk është e pranueshme nën Traktatet e BE por gjithashtu as në marrëdhënie me angazhimet ndërkombëtare të BE.

Blerësit e detyruar të armatimeve

Nuk do të jetë e lehtë për Unionin të krijojë tregun e armatimeve. Strukturat e NATO-s dhe amerikanët nuk do ta lejonin dhe në fakt ata kanë reaguar për një gjë të tillë. Amerikanët favorizojnë konfrontimet e përgjakshme në lindje të Ukrainës, duke nxitur drejtpërdrejt Rusinë në luftë. Qëllimi i tyre është të “bindin europianët” sidomos Gjermaninë, se ende kanë nevojë për ndihmën nukleare të SHBA-ve për të përballur Rusinë. Në këtë mënyrë, SHBA do të mbeten praktikisht të preferuarit për vendet e BE dhe NATO-s. Megjithatë europianët duan të promovojnë ende idenë e tyre të të krijuarit të një tregu armësh thuajse të përbashkët në kontekst të Politikave të Përbashkëta të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Kjo do të thotë se BE do të ndihmojë “disa nga vendet anëtare” për të vepruar bashkë në të zhvilluarit e mundësive të mbrojtjes duke përfshirë kërkimet dhe zhvillimet në këtë fushë kryesore.

Një ushtri Europiane?

Duke iu referuar forcave ushtarake të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë dhe Zv. Presidente e Komisionit Federica Mogherini tha: “Duke krijuar mbi këto baza të forta ne duhet të bëjmë më shumë, të bashkojmë burimet tona, të punojmë në mënyrë më efektive bashkë dhe të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me partnerët”. Siç duket partnerët janë Amerikanët. Më pas ajo shtoi se burra dhe gra mund “ .. të promovojnë vlerat e paqes dhe të drejtat e njeriut dhe të punojnë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë dhe botës.” Pra, me fjalë të tjera horizonti i BE-së nuk është i kufizuar në Mesdhe, Lindjen e Mesme dhe Afrikë por mbulon të gjithë botën.
Për ta përmbledhur, burokracia e Brukselit ka miratuar një retorikë në lidhje me aspektet ushtarake të Unionit. Në mënyrë evidente, Brukseli po përpiqet të mbajë lart veprën e furishme ofensive të SHBA-ve. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se Uashingtoni dhe aleatët e tij, kryesisht Britania dhe Franca, janë shumë aktiv dhe një goditje po vjen pas një tjetre. Pas Sirisë vjen Jemeni dhe iniciativa për të “rivendosur sistemin e duhur” në Iran. Siç duket BE nuk do që të qëndrojë duarbosh teksa sheh Amerikën që ndryshon hartën e botës.
                                                                                                                  The European Sting, maj 2015

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1