E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ndryshimet në jetën politike të Spanjës

zgjedhjet lokale spanjeRezultatet e zgjedhjeve të fundit rajonale dhe lokale në Spanjë treguan qartë se qytetarët vendosën t’i jepnin fund sistemit të dy partive kryesore PP dhe PSOE që kanë dominuar jetën politike që nga rënia e diktaturës 40 vite më parë. 

Sipas analistëve, këto rezultate ku 51% kanë marrë PP dhe PSOE ( shumë më pak se 65% katër vjet më parë), shërbejnë si një barometër për matjen e trendit të votimit në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme parlamentare të parashikuara të zhvillohen në fund të vitit.


Pavarësisht se ekonomia spanjolle e mori veten pas viteve të një krize ekonomike, duket që partitë tradicionale po ndëshkohen për papunësinë e lartë dhe të vazhdueshme, sidomos në mesin e të rinjve, si edhe për skandalet e korrupsionit që kanë prishur reputacionin e tyre. Megjithëse ka fituar më shumë vota në zgjedhjet në të gjithë Spanjën, partia e qendrës së djathtë (PP) e kryeministrit Mariano Rajoy ka humbur shumicën e saj absolute dhe tani do të detyrohet të bëjë koalicione dhe marrëveshje me partitë e tjera.

Kompromiset dhe koalicionet ndërmjet palëve janë të reja në Spanjë, ku për më shumë se 30 vjet ka pasur rotacion pushteti midis socialistëve dhe konservatorëve, por që tashmë po sfidohen nga një sistem gjithnjë e fragmentuar politik, duke përfshirë edhe lëvizjen e radikalëve të majtë Podemos, partia e qendrës Ciudadanos, apo edhe partitë e tjera kundër masave shtrënguese.

Por marrëveshjet dhe koalicionet e nevojshme mund t’i bëjnë akoma më të komplikuara negociatat, si në rastin e rajonit jugor të Andalusisë, ku qeveria socialiste ka dështuar tre herë për të siguruar shumicën e votave të nevojshme për të formuar një qeveri. Ndryshimet më të mëdha shihen në fitoren e partive të reja të majta në Barcelonë dhe ndoshta edhe në Madrid, në varësi të një pakti të mundshëm mes koalicionit Podemos dhe Social Demokratëve (PSOE) të quajtur Ahora Madrid. Nëse do të ndodhë diçka e tillë, atëherë kjo do të jetë hera e parë që kryeqyteti spanjoll do të ketë një kryetar të majtë në 25 vitet e fundit.

"Është e qartë se ka fituar një shumicë e re për ndryshim," u shpreh Manuela Carmena, gjyqtarja emeritus 71 vjeçare e Gjykatës Supreme të Spanjës, e cila dëshiron të bëhet kryebashkiakja e re e Madridit. Megjithëse ajo ka një vend më pak në krahasim ish-kryetaren konservatore të Madridit Esperanza Aguirre, me mbështetjen e Social Demokratëve, të cilët u renditën të tretët, Partitë e krahut të majtë së bashku mund të arrijnë shumicën absolute në Madrid.

Gjatë fjalimit të fitores, Kryetarja e re e Bashkisë së Barcelonës Ada Colau, e cila përfaqëson një koalicion të partive të krahut të majtë dhe të qytetarëve të organizatave të quajtur 'Barcelona en Comú', ku përfshin anëtarë të Podemos, bëri thirrje për "një drejtësi më sociale". "Ne jemi krenarë se ky proces nuk ka qenë vetëm një rast sporadik në Barcelonë, por është një revolucion i pandalshëm demokratik në Katalonjë, në Spanjë dhe shpresojmë që do të jetë edhe në Europën Jugore,"- tha Colau, pasi u bë e qartë se ajo kishte fituar shumicën në kryeqytetin katalan. Colau ështe një nga themeluesit e një platforme për njerëzit e prekur nga hipotekat - PLATAFORMA Afectados por la Hipoteca (PAH), e cila fitoi çmimin e qytetarëve europianë të Parlamentit Europian në vitin 2013. PAH u krijua si përgjigje ndaj rritjes së dëbimeve të shkaktuara nga klauzolat abuzive e garancive gjatë rënies së tregut të pronës spanjoll tetë vjet më parë. Colau vetë hyri në politikë vitin e kaluar duke bërë thirrje për "një demokraci më të mirë" dhe një pastrim të korrupsionit në politikë.

Partia e qendrës Ciudadanos ishte partia e tretë më e votuar, edhe pse nuk rezultoi të ishte një forcë aq e madhe siç e kishin parashikuar sondazhet. Megjithatë, kjo parti do të ketë një rol vendimtar në shumë komuna dhe në minimum në tre rajone. Ndërkohë që sukses i Podemos qendron te bashkimi me partitë e tjera lokale, që gjithashtu bënin thirrje për ndryshim social, siç ishin lëvizja sociale e quajtur Indignados edhe Lëvizja 15M, që ngritën kampin e tyre në sheshet kryesore në të gjithë Spanjën në vitin 2011 duke bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor në politikën spanjolle, tani janë kthyer në përfaqësimin politik.

E parë në kuadrin e gjerë europian, rezultatet e këtyre zgjedhjeve i dërguan një mesazh të qartë dhe të fortë Bashkimit Europian, i cili tani e tutje do t’i ndjekë me ankth zhvillimet politike që do të ndodhin në Spanjë deri në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat rrezikojnë të kenë të njëjtin fat si ato në Greqi dhe të prodhojnë një tjetër efekt Syriza. Sipas këndvështrimit euriopian, duke u nisur edhe nga refuzimi për të zbatuar planin e Komisionit Juncker për pranimin e kuotave të emigrantë, me kalimin e kohës Spanja po kthehet në një pengesë serioze për politikat e saj.
                                                                                                                              EUObserver, maj 2015

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1