E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Projektligj konservator i Polonisë për abortin

aborti poloniPolonia është gjendur në qendër të vëmendjes ditët e fundit por jo për një arsye të mirë. Shteti polak i anëtarësuar në BE në 2004, aktualisht ka një nga ligjet më te rrepta mbi abortin, duke e lejuar atë vetëm në tre rastet e mëposhtme kur:
1. shtatzania ka ardhur si pasojë e përdhunimit ose incestit,
2. jeta e nënës shtatzane është në rrezik,
3. kur fetusi është i dëmtuar,
dhe tashmë po bëhet gati të miratojë një legjislacion të ri, të propozuar nga Peshkopët e Kishës Katolike dhe të hartuar nga organizata Ordo Iuris, i cili e kthen abortin në një akt komplet të paligjshëm.

Kushdo që ndihmon në përfundimin e shtatzanisë do të konsiderohet si bashkëpunues dhe dënimi më i ulët do të jetë 3 vjet burgim për të dyja palët. Në bazë të rasteve specifike ky dënim mund të shkojë edhe deri në 8 apo 10 vjet burgim. Rrjedhimisht testimi prenatal edhe hapet e emergjencës do të konsiderohen edhe ato të jashtëligjshme pasi rrezikojnë ose pengojnë vijimin e shtatzanisë.

Peshkopët kanë patur edhe mbështetjen e disa politikanëve të niveleve të larta, siç është Kryeministrja Beata Szydlo, pasi edhe vetë Partia konservatore në fuqi ka lidhje të ngushta me Kishën. Kjo situatë ka sjellë pakënaqësi edhe protesta në rrugët e Varshavës, ku shoqëria civile ka kundërshtuar fuqishëm ketë legjislacion. Nuk ishin të pakët qytetarët që u larguan nga mesha e së dielës kur u lexua dekreti nga Peshkopi.

Mendohet se shtresa e ulët shoqërore do të jetë ajo e cila do të prekët më së shumti për shkak të mungesës së të ardhurave ekonomike. Vetëm të pasurit janë ata që e kanë të mundur për të udhëtuar jashtë vendit që të kryejnë një abort. Për më tepër, është theksuar nga protestuesit dhe gazetarët që parandalimi i abortit në ketë mënyrë do të detyrojë shumë vajza dhe gra të kërkojnë një zgjidhje të jashtëligjshme, që nuk është gjithmonë në ambjente me kushte të mira higjienike, duke sjellë si pasojë probleme shëndetësore shtesë por edhe rritje të kriminalitetit.

Një nga protestueset është shprehur për gazetën “The Independent” që tashmë ekziston një treg i fshehur, i cili të mundëson hape të tilla që përdoren për mjekime të mushkërive por në doza shumë të mëdha mund të parandalojnë një shtatzani të padëshiruar.

Të shumtë janë ata që mendojnë që Polonia ka bërë dy hapa mbrapa duke mbështetur një vendim të tillë, i karakterizuar si një vendim mesjetar që nuk i përket shekullit të 21-të, pasi cenon të drejtën për riprodhim të femrave.

Pas këtij vendimi janë vendosur pikëpyetje nëse Polonia vazhdon të jetë një vend absolutisht demokratik sepse është duke vepruar kundër dëshirës së pjesës më të madhe të popullsisë polake. Për më tepër, ky hap i fundit vërteton hipotezën që ekziston një krizë institucionale e brendshme ku Kisha ka një influencë të madhe në procesin e politikëbërjes të vendit. Asgjë nuk është zyrtarizuar ende, por mekanizmat për të miratuar projektligjin janë vënë në lëvizje.

                                                                                                                    The Independent, prill 2016

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1