E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Prioritetet e Presidencës Sllovake të Këshillit të BE-së

Slovakia-Presidency logoMë 1 korrik 2016 Sllovakia merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE-së. Presidenca sllovake vjen në një moment sfidues për Bashkimin Europian, kur e gjithë bota i ka sytë te një moment kyç i historisë së unionit- Brexit. Për herë të parë paraqitet nevoja urgjente për tu përballur me detyrat dhe pasojat e largimit të një Shteti Anëtar.


Programi i Presidencës Sllovake të Këshillit të Bashkimit Europian është i bazuar në katër prioritete: një Europë e fortë ekonomikisht, një treg i përbashkët modern, politika të qëndrueshme të migrimit dhe azilit dhe një Europë e angazhuar globalisht.

Katër prioritete :

Europë e fortë ekonomikisht- Sllovakia ka prioritet të fokusohet në iniciativa që ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investimet dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit. Një mjedis më i favorshëm është një element kyç për zhvillimin dhe zbatimin e projektit për të bashkuar Europën, thelbësore kjo për tregun e përbashkët modern.

Treg i përbashkët modern- Tregu i përbashkët konsiderohet si arritja më e madhe e Bashkimit Europian. Vizioni i Presidencës Sllovake konsiston në zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të bashkimit, si bashkimi energjitik apo tregu i përbashkët dixhital.

Politika të qëndrueshme të migrimit dhe azilit- Kriza aktuale e emigracionit ka ngjallur shumë presion mbi kufijtë e jashtëm të BE-së dhe mbi sistemet e azilit të Shteteve Anëtare. Presidenca Sllovake synon të inkurajojë Unionin për të zhvilluar më shumë politika për emigrimin dhe azilin.

Një Europë e angazhuar globalisht- Sllovakia ka prioritet të forcojë pozicionin e BE-së në botë.

Temat që do të jenë në prioritet të Presidencës Sllovake reflektojnë tre parime të ndërlidhura:

1) Arritja e rezultateve konkrete – qëllimi është ti tregohet qytetarëve europian që projektet e përbashkëta të Europës kanë një ndikim praktik mbi përmirësimin e cilësisë së tyre të jetesës.

2) Kapërcimi i copëzimit – Sllovakia synon të arrijë rezultate të cilat do të ndihmojnë Shtetet Anëtare të kenë një lidhje më të fortë me tregun e përbashkët.

3) Përqëndrimi tek qytetarët – aftësia për të arritur rezultate specifile dhe tejlkalimi i copëzimit përbëjnë çelësin për të sjellë BE-në më afër qytetarëve. Presidenca Sllovake ka si qëllim rivendosjen e besimit të qytetarëve në projektin e Europës së përbashkët.

Për Programin e plotë dhe informacion të detajuar këtu

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1