E Martë, 27 Qershor 2017
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

I shumëpërfoluri Neni 50 pasqyron efektet e tij në realitet...

neni 50Britania e Madhe do të fillojë zbatimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës sot, më datë 29 mars 2017. Neni 50 është pjesë e Traktatit të Lisbonës i cili është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian në dhjetor të vitit 2007, dhe ky përcakton rregullat për procesin e një shteti anëtar në rast largimi nga BE. Menjëherë pas zbatimit të tij më 29 mars, do të fillojë një periudhë dy-vjeçare për Britaninë për të negociuar kushtet e tërheqjes së saj dhe marrëdhëniet e ardhshme me Unionin.


Britania e Madhe do të mbetet e lidhur me ligjet dhe rregulloret e BE-së, gjatë dy viteve të ardhshme dhe duhet të vazhdojë të respektojë angazhimet e saj si një shtet anëtar, por duke pasur më së shumti vetëm detyrime dhe jo të drejta. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar do të përjashtohet nga Tregu i Përbashkët , ndërkohë që 27 vendet e tjera janë duke diskutuar tërheqjen e biznesit të brendshëm të BE-së.

Tre personat kryesorë nga pala britanike, që do të luajnë një rol kyç në negociatat me BE-në, janë: David Davis, Sekretari i Brexit, Liam Fox, Sekretari i Tregtisë Ndërkombëtare dhe Boris Johnson, Sekretar i Jashtëm. Megjithatë, do të jetë Kryeministri i cili do të ketë fjalën e fundit për çdo marrëveshje. Ndërsa nga ana e institucioneve të BE-së, aktorët më të rëndësishëm janë ish-ministri francez Mishel Barnier, Shef i Negociatave të Brexit- Komisioni, dhe Guy Verhofstadt Shef i Negociatave-Parlamenti. Z. Barnier thuhet se po kërkon një “faturë dalëse" prej 60 miliard € që Britania t’i paguajë BE-së. Qasja në një treg të vetëm të BE-së dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë për mallra dhe shërbime ndërmjet Britanisë dhe vendeve anëtare të mbetura do të jenë në krye të rendit të ditës. Lëvizja e lirë dhe të drejtat e shtetasve të Unionit në Britani dhe të njëjtat garanci për britanikët që jetojnë jashtë vendit do të duhet të qartësohen. 

Cilët mund të jenë skenarët:

1. S’ka marrëveshje 

Shumë ekspertë parashikojnë se do të jetë një divorc i vështirë i cili ka të ngjarë të marrë më shumë se dy vjet për të arritur në një marrëveshje. Nëse kjo nuk ndodh, mendohet se Mbretëria e Bashkuar potencialisht mund të zgjasë periudhën e bisedimeve, por vetëm nëse të gjithë shtetet anëtare të BE-së pajtohen me këtë gjë. Kështu pra këto negociata mund të përfundojnë edhe pa një marrëveshje. Megjithatë, ishulli britanik mund të negociojë në disa të drejta për qytetarët e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do të thotë që do të kthehen tarifat përsëri sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, të cilat janë më të larta se ato që janë aktualisht mes tyre.

2. Tërheqje e Nenit 50

Nëse kërkohet tërheqje e nenit, askush nuk e di nëse mund të realizohet apo jo. Meqë asnjë vend nuk e ka përdorur Nenin 50 më parë, nuk ka asnjë rast paraardhës prove që vërteton nëse ky nen është i kthyeshëm apo jo.

3. Britania kërkon të futet prapë në BE

Pyetja e shtruar në shumë raste është nëse Britania mund të ribashkohet sërish me BE-në pas largimit. Në këtë rast ajo do të duhet të ri-aplikojë si çdo vend tjetër sipas nenit 49.

Disa shifra që duhen pasur parasysh nga efektet që do të vijnë prej aplikimit të Nenit 50:

A. Legjislacioni

2: janë vitet që janë vendosur për të zgjidhur procesin e daljes nga BE                                                      Për shkak të nenit 50 më shumë se 20 000 ligje dhe rregullore dhe 1 800 britanikë në listën e pagave të BE-së e shumë çështje të tjera të panumërueshme pritet të zgjidhen në 2 vjet. Parlamenti Europian nuk do të përfshihet në negociatat formale për Brexit, por pëlqimi i tij është i kërkuar përpara se një marrëveshje finale divorci të hyjë në fuqi. 

20 833: ligje dhe rregulla të BE-së për tu shqyrtuar
Kjo shifër është përmendur në një raport nga ana e Komisionit të Punësimit. Me vetëm rreth 500 ditë pune për negociatat e Brexit dhe afatin ligjor për Brexit dy vjet më vonë, negociatorët do të duhet të bien dakord për zgjidhjen e marrëveshjes së divorcit në një normë prej 40 masash ligjore në ditë.

12: Përmendje të Mbretërisë së Bashkuar në Traktatin e Lisbonës që ndoshta duhet të hiqen
Komiteti i Çështjeve Kushtetuese i Parlamentit Europian thotë se Brexit mund të nënkuptojë "të paktën ndryshime materiale" të Traktatit të Lisbonës, dokumenti bazë ligjor i BE-së, dhe protokollet dhe deklaratat përkatëse. Këto përfshijnë referencat për përjashtime nga ligjet e BE-së që Mbretëria e Bashkuar gëzon në drejtësi dhe punët e brendshme, karta e të drejtave themelore, pasaporta pa viza dhe euro.

5: Numri i viteve që Brukseli, vëllai i madh do të vëzhgojë.
Mbretëria e Bashkuar do të jetë e zënë me monitorimin financiar nga BE deri ne 2024 sepse projektet e financuara prej saj deri në 2019 janë subjekt i “vlerësimeve pas daljes” deri në 2024. Zyrtarët parlamentarë besojnë se BE do të mbajë një marrëdhënie financiare domethënëse me Mbretërinë e Bashkuar.

1: Marrëveshje paqeje në qendër të vëmendjes
Disa komisione parlamentare janë të shqetësuar në lidhje me Irlandën e Veriut, pjesërisht për shkak se fondet rajonale të BE-së ishin pjesë e mirë e marrëveshjes së paqes. Komiteti i Politikave Rajonale thekson se BE-ja financon një program për të mbështetur paqen dhe pajtimin në zonat përreth kufirit të Irlandës së Veriut me Republikën e Irlandës dhe "nuk është e qartë se si mund të jetë e ardhmja e këtij programi pas Brexit."

B. Qytetarët dhe aktorët kryesorë

197 893: Numri i qytetarëve europianë që mund të humbin të drejta
Komiteti i Punësimit i BE-së ka llogaritur se në mesin e 3.3 milion qytetarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, disa grupe të njerëzve do të jenë ndër të parët që do të preken nga Brexit, sepse ata nuk do të përfitojnë më nga mbrojtjet e BE-së. Më të rrezikuarit janë 120 000 punëkërkues nga vendet e BE27. Gjithashtu përballjen me një të ardhme të pasigurt e kanë 27 000 njerëz të cilët ose kalojnë kufirin e Mbretërisë së Bashkuar për të shkuar në punë (për shembull nga Spanja për në Gjibraltar ose nga Irlanda e Veriut në Republikën e Irlandës), ose ndajnë kohën e tyre të punës në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe një vendi tjetër të BE-së.

3 800: Britanikë të paguar nga BE ose që marrin pension nga BE

1 800 persona nga stafi i BE-së janë shtetas britanikë dhe 2 000 britanikë marrin pensione të BE-së. Numri i njerëzve mund të duket i vogël, por çmimi i përgjithshëm për trajtimin e të gjitha çështjeve të punësimit dhe të drejtat që rrjedhin nga Brexit ka gjasa të arrijë 7 miliard €. Pra, edhe pas Brexit, një numër i mirë i britanikëve do të vazhdojë të ketë lidhje financiare me BE për dekadat e ardhshme. Disa nga personeli britanik në Parlamentin Europian, për shembull, janë ende në të njëzeta. Deri në kohën që ata dalin në pension, shumica e personave do të vazhdojë të përfitojë pension nga BE-ja.

73: Vende të Parlamentit Europian që duhen shqyrtuar
Komiteti i Çështjeve Kushtetuese kërkon që Këshilli Europian të rishikojë përbërjen e Parlamentit Europian edhe para zgjedhjeve europiane të 2019. Këshilli do të duhet të vendosë nëse duhet të heqë 73 karrige të Mbretërisë së Bashkuar, apo ti rishpërndajë ato mes 27 vendeve të mbetura në mënyrë që Parlamenti të qëndrojë me 751 deputetë.

C. Shifra monetare

10 miliard €: Madhësia e humbjeve që mund të pësojë buxheti i përgjithshëm i BE-së
Financimi i BE-së për programet e jashtme mund të jetë "në rrezik" pa marrë parasysh se kur Brexit ndodh, shprehet Komiteti i Çështjeve të Jashtme të Parlamentit, për shkak të boshllëkut të lënë në buxhetin e BE-së nga kjo tërheqje e Mbretërisë së Bashkuar në qoftë se ajo nuk kompensohet nga 27 shtetet anëtare. Mbretëria e Bashkuar aktualisht jep një kontribut neto prej rreth 10 miliard € në vit për arkën e BE-së. Mbetet për t'u parë nëse Mbretëria e Bashkuar do të bëjë disa kontribute në buxhetin e BE-së pas Brexit, për shembull, të marrë pjesë në programet kërkimore dhe skemat e shkëmbimit të studentëve.

Gjatë negociatave, ndër pyetjet e mëdha që do të zgjidhen do të jetë e ardhmja e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në programin e kërkimit Horizon 2020 dhe programin e zhvillimit, financimit rajonal, politikës së përbashkët bujqësore, dhe zhvillimit rural, si dhe në Fondin Europian për Investime Strategjike. Së bashku këto fonde përbëjnë dhjetëra miliarda euro të kontributeve dhe faturave të Mbretërisë së Bashkuar. Vrima e zezë e buxhetit është gjithashtu një shkak shqetësues për Bankën Europiane të Investimeve, e cila do të duhet të "reduktojë kapacitetet e saj për të siguruar kredi në vendet e treta në mbështetje të politikave të BE-së."

2 multi miliard €: probleme nukleare të shkaktuara nga Brexit                                                        Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar tashmë se do të largohet nga Euratom, agjencia bërthamore e BE-së, por qasja e saj për ITER, i cili është një projekt kërkimor multi-miliarda eurosh në Angli, është e panjohur.

0: Përdorimi i fondeve për rregullimin e globalizimit nga Mbretëria e Bashkuar përpara referendumit të Brexit
Deri në vitin 2016, Mbretëria e Bashkuar nuk kishte aplikuar për para nga Fondi Europian i Rregullimit të Globalizimit, një nga masat kryesore të BE-së për të ndihmuar punëtorët të përballen me sfidat e ekonomisë globale. Fakti që Britania nuk ka aplikuar asnjëherë me daljen nga BE do e humbë përfundimisht mundësinë për të aplikuar në këtë fond në të ardhmen.

D. Shërbimet

1: Konsumator i madh dhe çoroditje e të drejtave roaming
Direktiva e të Drejtave të Konsumatorit paraqet shumë çështje të mprehta. Parlamenti është i pasigurt për të drejtat e konsumatorëve pas Brexit për çdo blerje që kanë bërë në një vend tjetër të BE-së para Brexit, dhe që do të zbatojë këto të drejta. Rregullorja e BE-së për t'i dhënë fund tarifave celulare roaming nuk do të aplikohet në ishullin britanik pasi ai të dalë nga Unioni.

42 milion: Pikëpyetje shëndetësore për britanikët që udhëtojnë në kontinent                                   Britanikët bëjnë 42 milionë udhëtime në BE27 çdo vit, dhe qytetarët e BE27 rreth 21.5 milionë të tilla në Mbretërinë e Bashkuar. Sot të gjitha këto udhëtime janë të mbuluara nga kujdesi shëndetësor spitalor me anë të Kartës Europianë të Sigurimeve Shëndetësore që e përfitojnë si qytetarë të BE-së. Se çfarë do të ndodhë pas Brexit mbetet një mister.

1 200: Numri i fjalëve (pak a shumë) që ti sapo lexove për numrat kryesorë të Brexit

                                                                                                                                 Politico, mars 2017

  Kërko

  Axhenda

19 qershor – Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës Seksuale në Zonat në Konflikt
                 - Komiteti i Parlamentit Europian për Politikat e Jashtme: “Diskutime për Raportin e 2016 e Komisionit Europian mbi Turqinë dhe diskutime me Z. Denis Zvizdic, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë &Hercegovinës
20 qershor – Dita Botërore e Refugjatëve
                  - Komisioni Europian: “Java e Bashkimit Europian për Energjinë e Qëndrueshme 2017” 
                   - Mbledhje e Këshillit të Malit të Zi për “Stabilizim dhe Asociimin”
21 qershor – Konferencë e rëndësishme në Parlamentin Europian për Emigracionin 
25 qershor – Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

  FJALOR

Deficiti demokratik (Democratic deficit)

Është një koncept i cili bazohet kryesisht mbi argumentin se Bashkimi Europian dhe institucionet e tij vuajnë nga mungesa e demokracisë dhe duken të paarritshme nga qytetar i thjeshtë, pasi metoda e funksionimit të tyre është shumë e ndërlikuar. Në çdo hap të ri të procesit të integrimit europian, çështja e legjitimitetit demokratik është bërë gjithnjë e më e ndjeshme.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1