E Mërkurë, 12 Gusht 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Danimarka, një superfuqi bujqësore

danimarkaÇdo javë 20,000 derra i dërgohen thertores daneze Crown në qendër të Danimarkës e cila përpunon dhe paketon mishin e tyre për ti shitur më pas në tregun e vendit. Danimarka është një vend i vogël, me 5.6 milion banorë por me shpenzime shumë të larta. Mund të quhet një gjigant bujqësor, i cili ka mbi 30 milion derra dhe është qendër e markave botërore.


Në vitin 2011 produktet bujqësore përbënin 20% të eksporteve të mallrave të saj dhe vlera e eksporteve ushqimore u rrit nga 4 miliard euro në vitin 2001, deri në 16.1 miliard euro në vitin 2011. Tani pritet që ajo të rritet 6.7 miliard më shumë deri në vitin 2020. 

Përse në një ekonomi post- industriale , industria ushqimore ende lulëzon? Shembulli i Danimarkës sugjeron se skema e grupimeve mund te zbatohet si në industritë e reja ashtu dhe në të vjetrat. Në qendër të saj si dhe në Kaliforni ,rinovimi e përmirësimi i prodhueshmërisë janë tashmë një mënyrë jetese. Kjo skemë përfshin disa kompani të mëdha që veprojnë si investitorë siç janë: Danish Crown, Arla, Rose Poultry dhe DuPont Danisco. Shumë ndërmarrje të vogla gjithashtu po përhapen dhe kjo gjë është tregues i tendencave dhe ideve të reja.

Ndonëse industria ushqimore zakonisht nuk është tokë e frytshme për sipërmarrësit, në Danimarkë ndodh e kundërta. Disa nga kompanitë po krijojnë mjete informative dhe teknologjike në pjesë të ndryshme të biznesit si: fusha, stalla, derra dhe drithëra. Ndërsa disa të tjera fokusohen tek ushqimet që mund të përmbajnë Omega-3 dhe vlera të mëdha ushqimore, apo me prodhimin e alternativave të ndryshme nga produktet e mishit.  Universitetet daneze janë në krye të industrisë agro-industriale siç është Universiteti Teknik Danez në të cilin punojnë mbi 1500 njerëz mbi çështjet që lidhen me ushqimin.

Tradita e partneriteteve publike me ato private,e cila filloi me formimin e disa kooperativave nga disa fermerë për të përmirësuar prodhimin dhe marketingun në fund të shekullit të 19-të, vazhdon ende. Këtë e vërteton dhe një park agro-ushqimor pranë Aarhus, përkrahur nga industria dhe qeveria rajonale, i cili punëson tashmë 800 vetë dhe pritet të ketë deri në vitin 2020 një staf prej 3.000 personash. Qendra kërkimore “The Cattle” dëshmon se ekzistojnë dhjetra mënyra për të rritur prodhimtarinë e bagëtive. Me anë të teknologjisë tashmë mund të bëhet gjithçka, që nga mjelja dhe mirëmbajtja e lopëve deri tek analizimi i qumështit dhe vëzhgimi i sjelljes së tyre me anë të mikroçipeve.

Për sa i përket termit inovacion, kompanitë e mëdha po ndërtojnë qendra për zhvillimin e produkteve të reja duke bashkëpunuar me start up-et dhe duke sponsorizuar panaire dhe festivale ushqimore. Universitetet po shtojnë departamente që i përkushtohen sjelljes së konsumatorit në lidhje me ushqimin dhe po fokusohen gjithashtu mbi përfshirjen e bio-silikonit në produktet ushqimore.  Nëse gjithë ky harxhim mbi inovacionin vlen dhe industria ushqimore e Danimarkës vazhdon të lulëzojë, fermerët vendas do të duhet të kalojnë sfida të vështira brenda dhe jashtë vendit.

Mospëlqimi i publikut danez për sa i përket fabrikave bujqësore është gjithmonë e më i madh. Kërkesa ka filluar të zhvendoset nga Bashkimi Europian (i cili konsumon më shumë se 60% të eksporteve ushqimore të Danimarkës), drejt vendeve në zhvillim (vende të cilat po kthehen në fuqi bujqësore). Gjithashtu nevoja e madhe për sa më shumë burime natyrore si uji dhe stoku do ta shndërronte një pjesë të industrisë të paqëndrueshme.
Megjithatë industria e ushqimit është gjithmonë në rritje dhe kërkesat pritet të rriten me 60% në 2030 nga ku Danimarka është ajo që do të përfitojë më shumë, prandaj sot e kësaj dite kompanitë daneze merren si model i mirë për sa i përket industrisë së ushqimit.

                                                                                                                             The Economist, tetor 2017

  Kërko

  Axhenda

17-18 korrik -Takim special i Këshillit Europian, ku udhëheqësit e BE-së do të mblidhen fizikisht në Bruksel për të diskutuar planin e rimëkëmbjes si përgjigje ndaj Covid-19 dhe buxhetin afatgjatë të BE.

17 korrik- Ministrat Europianë të Punësimit dhe Çështjeve Sociale do të diskutojnë mundësinë që ofron tregu i punës dhe politikat sociale për një rikuperim të qëndrueshëm nga pasojat sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1