E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Samiti i BE-së mbi emigrantët- ide të mëdha, por detaje të pakta

42136753 303Pas arritjes së një marrëveshjeje në natën e 29 qershorit, krerët e BE-së përshëndetën kompromisin me të cilin ata angazhohen që të mbrojnë kufijtë e jashtëm e të brendshëm. Edhe pse në dukje u shmang dështimi politik, disa çështje për emigrantët u shtynë, duke përfshirë këtu edhe formimin e qendrave të refugjatëve brenda dhe jashtë BE-së. Kreu i Këshillit Europian në fjalën e tij deklaroi se ishte tepër herët që të flisnim për një fitore, duke qenë se kjo marrëveshje është vetëm në hapat e parë. Në samit u diskutuan shumë çështje duke përfshirë këtu BREXIT, apo dhe krizën financiare, por ajo që morri vëmendjen më të madhe ishte migracioni.


Shtyrja për të rishikuar reformën për azilin në samitin e ardhshëm të tetorit u ndikua edhe nga rebelimi që u bë në Gjermani ndaj Kancelares Merkel, si dhe nga deklaratat e qeverisë së re Italiane. Për shumë veta në thelb të ngërçit politik që po kalon Europa gjendet migracioni dhe politika e përqasur ndaj tyre. Një pikë e rëndësishme e dakorduar në këtë samit ishte dhe shpërndarja e përgjegjësisë për emigrantët që vijnë në rrugë detare, pas kërkesës së drejtuar nga Italia, ku vendet anëtare të BE-së ranë plotësisht dakord.

Risia e samitit duket që të jetë krijimi i qendrave të emigrantëve të kontrolluara në Europë për të zbrazur emigrantët. Ideja për t’i krijuar këto qendra në Afrikën Veriore nuk është përkrahur nga asnjë shtet Afrikan për momentin. Ndërsa situata për qendrat e kontrolluara brenda Bashkimit Europian, duket po e njëjtë ku asnjë shtet nuk ka pranuar për të ngritur një strukturë të tillë në mënyrë vullnetare.

Premisa pas takimit të zhvilluar mbetet e njëjtë, ku njerëzit që do të kenë nevojë për azil do të marrin ndihmë, ndërsa personat që do të konsiderohen emigrantë ekonomik do të kthehen në shtëpi. Për këtë arsye Komisioni Europian është i vendosur që të zgjasë mandatin e Frontex, duke mbajtur rojet në kufi.

Nga ana tjetër, politika e Merkel qëndron në krijimin e marrëveshjeve dypalëshe, bazuar edhe në rregulloren e Dublinit, në mënyrë që të përshpejtohet procedura e marrjes së kërkesave të azil kërkuesve. Ajo gjithashtu komplimentoi Turqinë në mënyrën e menaxhimit të emigrantëve sirianë, ku Turqisë do t’i akordohet edhe një ndihmë tjetër financiare në bazë të marrëveshjes së 2016. Financime mendohet ti jepen edhe vendeve të Afrikës Veriore për të luftuar migrimin e paligjshëm si dhe fluksin e vazhdueshëm të emigrantëve.

Gjithashtu në samitin e BE-së me mbështetëse kryesore Merkel u kërkua dhe akordimi i një fondi të veçantë në buxhetin e ri për të parandaluar emigrimin e parregullt në 7 vitet e ardhshme. Vendet e Visegradit këtë samit e konsideruan si një fitore, ku dhe ranë dakord për krijimin e qendrave të kontrolluara të cilat nuk do të bënin më zhvendosje të detyruar por në mënyrë vullnetare. Por nga ana tjetër qëndrimi i Italisë ndaj emigrantëve mbetet i njëjtë ku kanë deklaruar se do të refuzojnë hyrjen e emigrantëve të rinj duke mbyllur portet.

Një tjetër çështje e cila ishte për diskutim në këtë samit ishte dhe ajo e BREXIT, por që zuri vetëm pak hapësirë. Edhe pse tashmë janë hapur negociatat për t’u larguar nga BE-ja Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May në fjalën e saj tregoi se e mbështeste planin europian për të luftuar emigrimin e parregullt, si dhe ishte në interes të të dyja palëve ndërtimi i strategjive efektive në këtë drejtim. Nuk mbetën larg vëmendjes edhe liderët e rinj të Spanjës dhe Italisë, përkatësisht Sanchez dhe Conte. Sanchez i shfaqi hapur idetë e tij pro-europiane dhe e mbështeti planin ndaj migrimit të parregullt, ndërsa për Conten pas një bllokade ndaj çdo lloj ideje të bërë nga ana e vendeve anëtare në fund, u shpreh se mund të kryente negociata në të mirë të politikave të përbashkëta europiane dhe interesave italiane.

Edhe pse nga takimi nuk mund të nxirren shumë detaje, disa nga alternativat e propozuara deri më tani variojnë nga krijimi i qendrave dhe kampeve të emigrantëve jashtë kufijve të Europës deri në shtimin e rojeve në kufi, apo bashkëpunimin me vendet që shërbejnë si tranzite për kalimin e emigrantëve.

Marrëveshja edhe pse në dukje ideale, pritet se sa do të zbatohet në realitet ku ka mjaft pikëpyetje mbi këtë temë. Gjithashtu për tu parë me interes është dhe fakti se në ditët në vijim radhën në presidencën europiane e ka Austria e cila është shfaqur tepër konservatore në lidhje me çështjet e emigrantëve.

                                                                                                                            The Guardian, korrik 2018

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1