E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Raporti i Dytë i Komisionit Europian për Mekanizmin e Pezullimit të Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë

visa shengen

Në fillim të 2017 ka hyrë në fuqi Mekanizmi për Pezullimin e Liberalizimit të Vizave me Bashkimin Europian. Ky mekanizëm i mundëson Komisionit Europian, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike. Komisioni ka publikuar dy raporte atë të vitit 2017 dhe atë të 2018, mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe me vendet e Partneritetit Lindor: Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ky raport ka për detyrë të monitorojë përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave të liberalizimit të vizave nga vendet e treta dhe të raportojë, të paktën një herë në vit.

Vazhdo leximin...

Këshilli i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri nëntor 2018

2018-11-16Këshilli i Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SAA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbajti takimin e tij të dhjetë më 14 nëntor 2018 në Bruksel ku shqyrtoi situatën e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në kuadër të Procesit të Stabilizim Asociimit.
Takimi u kryesua nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, delegacioni i BE-së u udhëhoq nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Nënkryetari i Komisionit, znj. Federica Mogherini, Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit si dhe Z. Johannes Hahn përfaqësoi Komisionin Europian.

Vazhdo leximin...

Rruga drejt Integrimit Europian: 2018 - viti i mundësive për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

KSA shqiperia artikull nentorNë Bruksel më 15 nëntor 2017, u zhvillua takimi i Nëntë i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Ky takim u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/Zv. Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini, ndërsa delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, përfaqësoi Komisionin Europian.

Vazhdo leximin...

Zona Ekonomike Rajonale- Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takim joformal në Durrës

takimi durresKryeministrat e Ballkanit Perëndimor më 26 gusht u mblodhën në një takimin joformal të mbajtur në Durrës për të diskutuar për çështjet më me interes mbi thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, tregtinë, shërbimet dhe ekonominë dixhitale. Të pranishëm në takim ishin liderët rajonal, Komisioneri Europian Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës President i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. Ky takim jo formal u mbajt pas Samitit të Tristes në korrik dhe atij të Podgoricës me qëllim që të vazhdohen objektivat e vëna për ndërtimin e një Zone Ekonomike Rajonale.

Vazhdo leximin...

Paradoksi i Idesë për një Administratë Profesionale

artikulli-fituesRaporti i fundit i Komisionit Europian përgëzon reformat e marra për përmirësimin e administratës shtetërore, sidomos për rritjen e transparencës në sistemin e rekrutimit. Megjithatë raporti nxjerr në pah se administrata e Shqipërisë vuan nga kapacitetet e kufizuara dhe ngre si domosdoshmëri rritjen e profesionalizmit. Në këtë kuadër Komisioni Europian i sugjeron Shqipërisë t’i kushtojë vëmendjen e duhur veçanërisht forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe rekrutuese, për të mundësuar një administratë më efikase, të depolitizuar dhe profesionale. Historia dhe përvoja nga shtetet e tjera ka provuar se vendet me demokraci në tranzicion si Shqipëria vuajnë nga një administratë difektoze, jo profesioniste dhe e politizuar. Në këto kushte vendit tonë i duhet kapital njerëzor, individë të kualifikuar dhe të talentuar për të mbushur boshllëqet në sistem. Por realiteti në vendin tonë pasqyron një paradoks që ngre shqetësime serioze në lidhje me rritjen e profesionalizmit të administratës dhe të ardhmes së vendit në tërësi. Në momentin kur vendit i duhet më shumë se kurrë kapitali njerëzor, Shqipëria po ndeshet me kulmin e emigrimit të kapitalit mendor (brain drain) që prej atij të viteve 90-të.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1