E Mërkurë, 03 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Një Faqe e Re e Marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë

takimi shqiperi serbi

Pavarësisht tensioneve të krijuara në takimin mes dy krerëve të qeverive, Rama dhe Vuçiç, nuk e larguan vëmendjen e marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë. Të dyja qeveritë nënshkruan një marrëveshje për ndihmë të ndërsjelltë në parandalimin, hetimin dhe luftën kundër shkeljeve doganore; një marrëveshje tjetër që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti në të dyja vendet përkatëse; si edhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin rinor.

Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri serb i Financave, Dusan Vujoviç dhe nga pala shqiptare, me firmën e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Për Vuk Drashkoviç, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve me karakter europian jo vetëm që do t’i europianizojë marëdhëniet midis të dyja vendeve, por edhe do të europianizojë të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas Shkëlzen Maliqit, Këshilltarit të Kryeministrit shqiptar për Çështjet e Rajonit, midis të dyja vendeve kanë ekzistuar 17 marrëveshje, madje të përgatitura edhe tekstualisht por për shkak të mungesës së kontakteve të vazhdueshme ndërmjet të dyja vendeve, si pasojë ka munguar edhe vullneti për t’i nënshkruar ato. Pra, kontaktet midis të dyja vendeve, të cilat janë anëtare të Këshillit të Europës, OSBE-së (Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim Europian), CEFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore), si dhe të BSEC-së (Organizata e Bashkëpunimit Ekonimik të Detit të Zi), kanë qenë të vazhdueshme por për herë të parë që pas 68 vitesh ato kanë shkuar më tej, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.

Si Rama, ashtu edhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç treguan gatishmërinë e tyre për ta kapërcyer të shkuarën dhe për të hapur një faqe të re të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve- integrimi i të dyja vendeve ballkanike në një të ardhme të afërt në Bashkimin Europian. Kryeministri serb, Vuçiç shprehu dëshirën e tij për mundësinë e rritjes së investimeve serbe në Shqipëri ndërsa homologu i tij shqiptar Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta bilaterale ekonomike midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të ketë ndikimin e vet në të gjithë rajonin.

“Kjo vizitë shënon një fillim të ri dhe shpresoj se marrëdhëniet pragmatike midis Serbisë dhe Shqipërisë do të fokusohen jo vetëm në progresin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike, por gjithashtu edhe në progresin e e marrëdhënieve midis të gjitha vendeve të rajonit tonë. Ne do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të punuar për afrimin e të dyja vendeve si dhe për të siguruar mbështetjen financiare të BE-së veçanërisht për projektet tona të përbashkëta infrastrukturore, sepse kjo është mjaft e rëndësishme për rritjen tonë ekonomike,” deklaroi kryeministri serb Vuçiç.

Ndërkohë homologu i tij shqiptar Rama u shpreh se “Shqipëria është e gatshme ta lërë pas të shkuarën dhe të fokusohet totalisht në të ardhmen e saj europiane bashkarisht me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të bashkohen permes paqes në rugën e tyre të përbashkët europiane. Armiku real janë varfëria, papunësia, mungesa e perspektivës pë të rinjtë, borxhi publik dhe defiçiti i trashëguar nga e kaluara dhe jo njëri tjetri.”

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së Federica Mogherinit-kjo e fundit promotori kryesor i kësaj vizitë- krahas rëndësisë historike që pati kjo vizitë si një fillim i ri drejt normalizimit të marrëdhënieve dy palëshesi dhe inkurajimin e të dy lidershipeve për ta çuar përpara në të ardhmen këtë proçes sa delikat aq edhe sfidues përmes dialogut, përsëriti rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një pjesë mjaft e rëndësishme përsa i përket Integrimit Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Perspektiva europiane e këtyre vendeve, të dala nga konfliktet e zgjatura ndëretnike, nëpërmjet liberalizimit të tregtisë ndërrajonale, do t’i ndihmojë mjaft për të rritur bashkëpunimin e tyre të përbashkët politik dhe ekonomik. Pra siç shihet qartë kapërcimi i problemeve aktuale si dhe zgjidhja e çështjeve të hapura, e cila është një prej objektivave kryesore në axhendën e BE-së, shërben për të krijuar një të ardhme më të mirë për këtë rajon kaq të brishtë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë bërë vende anëtare ose potencialisht vende kandidate por fakti që i gjithë rajoni i Ballkanit të bëhet pjesë e BE-së, fatkeqsisht është larg nga realiteti. Proçesi i anëtarësimit ka nevojë si për përpjekjet e vendeve kandidate ashtu si edhe për vullnetin e anëtarëve dhe institucioneve të BE-së për të pranuar të porsaardhurit në familjen e tyre të madhe europiane.
                                                                                                                           EurActiv, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1