E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Miratohet programi Ballkan-Mesdhe

BalkanMedGjatë muajit shtator u miratua Programi i I i Bashkëpunimit Transnacional i BE-së që përfshin gadishullin e Ballkanit dhe pjesës Lindore të Detit Mesdhe. Programi “Ballkan – Mesdhe” që sjell sëbashku tre vende europiane (Greqi, Bullgari dhe Qipro) dhe dy vende kandidate (Shqipëri dhe ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë), do të ketë në fokus dy prioritete: nxitjen e konkurrencës së ekonomisë rajonale nëpërmjet sipërmarrjes dhe inovacionit si dhe mbrojtjen e mjedisit.


Corina Creţu, Komisionerja Europiane për Politikat Rajonale në Bashkimin Europian u shpreh se një program i tillë është krijuar mbi bazën e një dëshire të fortë të vendeve pjesëmarrëse për të bashkuar burimet e tyre dhe për të trajtuar sfidat e përbashkëta. Duke bashkëpunuar për të inkurajuar inovacionin dhe sipërmarrjen, rajoni mund të rrisë atraktivitetin e tij për investitorët dhe biznesin.
Projektet e financuara nga ky program do të nxisin risitë sipërmarrëse, sociale dhe digjitale; krijimin e lidhjeve mes biznesit dhe arsimit si dhe do të mundësojnë shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet rajoneve. Investimet do të mund të sigurojnë një shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve si dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe Mesdheut.

Më shumë se 28 milion € do të alokohen nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (European Regional Development Fund) dhe më shumë se 5 milion € nga Instrumenti për Asistencën e Para – Antarësimit (Instrumental for Pre - Accession Assistance). Bashkë me financimet e përbashkëta kombëtare, buxheti total për këtë program arrin shifrën e 40 milion €.

Si Autoriteti Menaxhues për Programin Balkan – Mesdhe  është caktuar Ministria e Ekonomisë, Infrastrukturës, Turizmit dhe Transportit të Mallrave në shtetin helen. Veprimtaritë e projekteve të partnerëve do të bashkë-financohen deri në 85 %.


                                                                                                              Komisioni Europian, shtator 2015

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1