E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Progresi i Shqipërisë sipas dy takimeve më të fundit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit

SAANë nëntor pritet që Bashkimi Europian të ketë përfunduar Raportin e Shqipërisë për vitin 2016, dhe shumë optimistë presin se mbase ky vit mund të shërbejë si viti i hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Ndërkohë që 27 qershori i 2014 shënoi një moment të rëndësishëm drejt anëtarësimit europian të Shqipërisë pasi vendi mori statusin kandidat, ndryshime dhe arritje janë realizuar brenda këtyre dy viteve. Ndër të tjera janë zhvilluar dy takimet e përvitshme të Këshillit të Stabilizim Asociimit, takimi i shtatë i mbajtur më 18 maj 2015 dhe takimi i tetë i 8 shtatorit 2016.

Shqipëria ka pasur vlerësime pozitive dhe arritje në politika dhe ndërmarrjen e reformave, ku vlen të përmendet Reforma në Drejtësi, si një gur i rëndësishëm për ndryshimin e të gjithë sistemit të Drejtësisë dhe si një element thelbësor sidomos për kapitullin 23 të negociatave me BE-në. Po cilat janë ato elemente të vlerësuara si të domosdoshme nga takimi i shtatë i Këshillit dhe sa u arritën ato deri në takimin e tetë dhe më të fundit të Këshillit për procesin e Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE?

Takimi i vitit 2015, u kryesua nga ministri i Jashtëm i Republikës Letoneze vend që mbante presidencën e Këshillit të BE-së, ndërkohë që Johannes Hahn përfaqësonte Komisionin Europian. Nga ana tjetër delegacioni shqiptar përbehej nga ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Majlinda Bregu. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimi i të drejtave të njeriut ishin dy nga momentet pozitive të politikës shqiptare gjatë vitit 2014, sidomos me miratimin dhe forcimin e ligjit në luftën kundër drogës dhe progresin për Reformën në Drejtësi. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit shqiptarë u shprehën besimplotë për një vlerësim të mirë-menduar dhe objektiv nga ana e Komisionit duke u bazuar në arritjet që vendi ka bërë për të plotësuar 5 prioritetet.

Një tjetër element i rëndësishëm i përmendur gjatë këtij takimi ishte edhe dialogu i brendshëm politik, dhe marrëveshja ndërpartiake si një hap pozitiv në këtë drejtim. Themelimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian i drejtuar nga opozita ishte një tjetër hap i vlerësuar nga përfaqësuesit e BE-së, si një instrument gjithëpërfshirës për të adresuar të gjitha reformat që lidhen më procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithsesi shqetësim mbetet bashkëpunimi i ulët dhe mungesa e dialogut mes dy forcave politike për pjesën më të madhe të çështjeve.

Ndërkohë që pritej zbatimi i Ligjit të Nëpunësit Civil, shteti shqiptar sapo kishte miratuar Strategjinë mbi Reformën në Administratën Publike 2015-2020 dhe Kodin e ri mbi Procedurën Administrative. Të gjitha këto u vlerësuan nga takimi i shtatë i këshillit të SA si hapa të sigurt drejt një administratë të depolitizuar, të pavarur, eficiente dhe profesionale bazuar në meritë. Por Këshilli nuk la pa përmendur që pjesa e legjislacionit është vetëm një hallkë ndërsa pjesa më me rëndësi është zbatimi i plotë dhe i saktë i ligjit.

Takimi i tetë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit u realizua më 8 shtator 2016, me të njëjtët përfaqësues nga Shqipëria ndërsa nga BE këtë herë mori pjesë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini. Duke vlerësuar Raportin e Komisionit Europian të 2015, i karakterizuar nga një ndryshim në këtë raport ku termi progres ishte hequr nga titulli. Përsëri nuk munguan vlerësimet pozitive dhe mbështetja për angazhimet e ndërmarra nga Shqipëria, ku fokusi vazhdon tek 5 prioritetet me theks në Reformën në Drejtësi. Sa i përket Reformës në Administratën Publike, vlerësimi i Këshillit një vit më vonë u bazua në zbatimin e kësaj reforme, që dukej se Shqipëria po ecën me ritme të kënaqshme edhe pse hasen disa problematika. Sipas deklaratës së përbashkët zyrtare të nxjerrë nga pjesëmarrësit e Këshillit progresi i shtetit shqiptar në miratimin dhe zbatimin e reformave ka qenë i qëndrueshëm.

Reforma në Drejtësi: Kushti për integrimin

Në të dyja takimet e Këshillit, kryefjala është Reforma në Drejtësi si sfida më e madhe por edhe hapi i rëndësishëm që duhet të realizojë Shqipëria. Mbeten elemente qendrore jo vetëm miratimi i saj që shprehet gjatë takimit të shtatë të vitit 2015, por një vit më vonë pas votimit me sukses në parlament fokusi është te zbatimi si çështja më sfiduese dhe më e vështirë për tu realizuar. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe dy përfaqësuesve të Lartë të Komisionit Europian, Mogherini dhe Hahn në takimin e tetë të Këshillit të SA, u vu re një diskutim pozitiv dhe vlerësim mbi Shqipërinë.

Mogherini e vlerësoi takimin si mjaft të mirë dhe frytdhënës, duke theksuar që Reforma në Drejtësi do të shndërrojë të gjitha fushat e tjera në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Duke i vlerësuar reformat në interes të vetë vendit, Mogherini shprehu dhe besimin se këto reforma do të thellojnë dhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes dy aktorëve, BE-Shqipëri. Per Johannes Hahn, nga ana tjetër, Reforma nuk duhet parë vetëm si një element që do e afronte më pranë Shqipërinë me BE-në, por pikë së pari si një element i rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Tani moment kyç është zbatimi i saj dhe BE do të mbështesë dhe ndihmojë Shqipërinë në çdo hap.


Lufta kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut

Kriza e refugjatëve e dy viteve të fundit 2014-2016 theksoi dhe më shumë rëndësinë për një shqyrtim më të mirë të krimit të organizuar dhe respektimit të të drejtave të njeriut edhe në Shqipëri. Migrimi, vizat, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit si pjesë e rëndësishme e kapitullit 24 janë në fokus edhe të takimeve të njëpasnjëshme të Këshillit. Miratimi i Planit të Veprimit në 2015, vlerësohet si i rëndësishëm për tu zbatuar në 2016. Gjithsesi vlerësimet pozitive nuk mungojnë, ku duket se lufta kundër krimit të organizuar po sjell rezultatet e para konkrete. Numri i azilkërkuesve shqiptarë drejt BE-së pati një numër të lartë gjatë 2015 dhe kjo u përcoll si shqetësim dhe gjatë takimit të shtatë të Këshillit të SA. Për këtë u kërkua një plan konkret afatshkurtër dhe afatgjatë nga qeveria shqiptare për të mos rrezikuar regjimin e vizave dhe arritjet e deritanishme të Shqipërisë në këtë drejtim. Gjatë takimit të shtatorit të 2016, situata duket më e normalizuar dhe shqetësimi i Këshillit jo aq i lartë.

Roli i Shqipërisë në Rajon

Ky është një element që gjithmonë Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive dhe mjaft të mira dhe në krahasim me shtetet e tjera të rajonit. Një shprehje e përdorur për Shqipërinë është se ‘vendi shihet si faktor stabiliteti’ dhe duket se shteti shqiptar e luan këtë rol më së miri. Të dyja Këshillat e vlerësojnë këtë rol maksimalisht si dhe përputhshmërinë e plotë të politikave të jashtme të Shqipërisë me ato të Sigurisë dhe Mbrojtjes së vetë BE-së, si dhe me vendimet e ndërmarra nga këshilli. Roli i Shqipërisë u vlerësua nga Këshilli i shtatë i SA si përpjekje që duhet të vazhdojnë për një përfshirje më aktive në iniciativat rajonale dhe strukturat e Europës Juglindore. Ky rol i rëndësishëm shihet dhe në kuadër të Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ka një rol të rëndësishëm. Këshilli i tetë i SA vazhdon të njëjtat vlerësime pozitive dhe ajo që vihet re është theksi i një roli konstruktiv që Shqipëria ka dhe do të vazhdojë të ketë në Ballkan për konkludimet me sukses të konventave dypalëshe dhe promovimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Po hapja e negociatave?

Në fokus të pyetjeve nga gazetarët ishte pikërisht çështja e hapjes së negociatave. A do të japë ‘po-në’ e shumëpritur Këshilli këtë herë? Komisioneri Europian, Hahn tha se përgjigja do të gjendet në Raportin për Shqipërinë për vitin 2016 dhe një vendim i tanishëm është akoma herët, por përsëri Reforma mbetet një element i rëndësishëm pasi duhen prova që s’do të mbetet vetëm një ide në letër.

Një pyetje me rëndësi mund të jetë pse duhet që Shqipëria të vazhdojë të aspirojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe cili është interesi i BE-së për zgjerim? Në fjalët e Mogherinit tre janë arsyet: siguria, nuk është e rëndësishme vetëm për BE-në por për të gjithë Europën, për këtë një rajon sa më i stabilizuar, në paqe është një mjedis më i mirë për BE-në. Së dyti ndajmë të njëjtën gjeografi. Sipas Mogherinit kriza e refugjatëve po e vërteton këtë, për këtë duhet dhe të ndajmë të njëjtat politika dhe qëllime për ta menaxhuar më mirë hapësirën tonë të përbashkët gjeografike. Së treti, ekonomia. Tregtia, investimet janë të rëndësishme dhe potencialet që ofron jo vetëm Shqipëria por gjithë rajoni i Ballkanit janë një përfitim i dyanshëm. Pra në këtë proces mund të thuhet që në fund përfitojnë të gjithë qytetarët si ata të BE-së ashtu edhe të Shqipërisë dhe Ballkanit.

                                                                                                                  Stafi i Eurospeak, shtator 2016

 

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1