E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Zona Ekonomike Rajonale- Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takim joformal në Durrës

takimi durresKryeministrat e Ballkanit Perëndimor më 26 gusht u mblodhën në një takimin joformal të mbajtur në Durrës për të diskutuar për çështjet më me interes mbi thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, tregtinë, shërbimet dhe ekonominë dixhitale. Të pranishëm në takim ishin liderët rajonal, Komisioneri Europian Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës President i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. Ky takim jo formal u mbajt pas Samitit të Tristes në korrik dhe atij të Podgoricës me qëllim që të vazhdohen objektivat e vëna për ndërtimin e një Zone Ekonomike Rajonale.

Krijimi i kësaj zone siç u theksua dhe nga komisioneri Hahn "nuk është një alternativë për integrimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor". Krijimi i kësaj zone është prioritet kyç për vendet e rajonit duke i shërbyer nxitjes së rritjes ekonomike dhe krijimit të vende të reja të punës.

Zona Ekonomike Rajonale

Në korrik të 2017 udhëheqësit e Rajonit Perëndimor u mblodhën në Itali në Samitin e Triestes dhe u përqëndruan në nxitjen e rritjes ekonomike nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve më të forta ndër-rajonale. Në këtë samit u krijua dhe Zona Ekonomike Rajonale në mënyrë që të përgatiste rajonin për pranimin në BE.

Zona Ekonomike Rajonale përbën një projekt afatgjatë që do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimir në të gjitha fushat. Krijimi i tregut rajonal do të hapë mundësi për 20 milionë njerëz dhe do të forcojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Nënkryetari i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore Cyril Muller shprehu dhe siguroi mbështjen e tij të plotë për të siguruar mbështjen dhe ndihmën e tij personale dhe të institucionit që përfaqëson për projektet e ardhshme në lidhje me Zonën Ekonomike Rajonale. Muller shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin ekonomik, duke vënë në dukje se kjo do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të këtyre vendeve.

Dyluftimi Serbi-Maqedoni

Takimi gjithashtu shërbeu si një mundësi për kryeministrin serb dhe atë maqedonas për të diskutuar ngjarjet e kaluara në lidhje me incidentin diplomatik, pasuar nga tërheqja e stafit nga ambasada e Serbisë në Shkup dhe mosmarrëveshjet mbi qëndrimin ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Liderët ranë dakort për një vizitë në Beograd ku do të diskutojnë për një seancë të përbashkët qeveritare. Kjo dakortësi u duartrokit nga Komisioneri Hahn i cili theksoi se problemi është zgjidhur në mënyrë pozitive duke shërbyer si një tregues se ka një zhvillim pozitiv në rajon. Ai gjithashtu shprehu dëshirën dhe besimin se tendenca për ti zgjidhur pozitivisht problemet dypalëshe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mosmarrëveshjet vazhdojnë

Takimi ishte gjithashtu vendi i duhur për të trajtuar çështje të tjera dypalëshe, të tilla si regjimi i vizave midis Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe çështjen mbi zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë. Regjimi i vizave midis Kosovës dhe Bosnjes dhe Hercegovinën ka sjellë problematika të shumta duke qenë se bizneset nuk mund të qarkullojnë lehtësisht mes dy vendeve. Ndërsa problemi i ndërlidhjes me Serbinë mbi Zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë ka shkaktuar pengesa në aktivizimin e infrastrukturës së nevojshme mbi ndërlidhjen e energjisë elektrike me Shqipërinë siç u theksua dhe nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Duke vazhduar më tej, përsa i përket përfitimit nga integrimet rajonale ai theksoi se lehtësimi i bashkëpunimit ekonomik, dixhitalizimi i ekonomisë si dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor janë në interes të të gjithë vendeve të rajonit.

Kryeministri i Bosnje dhe Herzegovinës Denis Zvizdić dhe Kryeministri Zaev vazhduan me replikat e tyre dhe në vëmendje sollën faktin se vërtet nga njëra anë janë tregje të vogla, por nga ana tjetër përbëjnë një hapsirë shumë tërheqëse për investime të mëdha. Do të jetë pikërisht bashkëpunimi rajonal ai që do të krijojë një treg më të madh duke rritur invesitmet në të gjithë rajonin që do të shërbejë si një katalizator për krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët.

Optimistë

Mali i Zi si një vendet pjesë e këtij rajoni u përfaqësua nga Kryeministri Duško Markoviq i cili shprehu dëshirën e tij për rritjen e mëtejshme ekonomike të rajonit. Sipas tij ky takim joformal i mbajtur në Durrës dhe takimet e mëparshme u japin vendeve në rajon një mundësi për të siguruar zhvillim dhe rritje të mëtejshme. Kryeminstri e mbylli fjalën e tij me besimin që rezultati që këto vende shpresojnë dhe dëshirojnë është i garantuar.

Roli i Shqipërisë në këtë proces

Kryetari i këtij takimi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se ndihet shumë i inkurajuar nga fakti se ekziston një marrëveshje e plotë në nivel politik për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale. Plani i veprimit prej rreth 115 pikash që do të jetë në funksion të një tranformimi thelbësor në lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe punëtorëve të kualifikuar do ta shndërrojnë rajonin shumë më tërheqës për investime si dhe shumë më fleksibël për shkëmbimet tregtare. Sipas Ramës ky plan që u vendos në Samitin e Triestes do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të afrimit në Bashkimin Europian dhe në të njëjtën kohë në përshpejtimin e ritmit të rritjes ekonomike. Sipas Hahn, Shqipëria është në rrugën e duhur dhe pse duhet më tepër angazhim për reformën në drejtësi dhe luftën kundër drogës. Gjithsesi zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri në qershor të këtij viti i konsideroi të suksesshme.

Shqipëria sërish me duar bosh?

Pas polemikave të shumta mbi atë çfarë Shqipëria përfitoi nga Samiti i Triestes diskutimet vazhdojnë. Samiti u konsiderua si "Shqipëria me këpucë të kuqe" duke qenë se nuk përfitoi nga ndihma për zhvillimin e BE-së. Dhe pse takimi informal nuk kishte në fokus ndarje fondesh serish Shqipërisë pavarsisht disa zhvillimeve iu adresuan probleme të shumta.

Azilkërkuesit shqiptar nuk mbetën jashtë vëmendjes së këtij takimi ku vetë komisionieri u shpreh se shqiptarët nuk duhet të vazhdojnë të kërkojnë azil në vendet e BE-së sepse janë duke dëmtuar vetveten dhe Shqipërinë. Kryeministri Rama kundërshtoi këtë fakt duke u shprehur se nuk ka azilkërkues shqiptarë, por ka shqiptarë që kërkojnë një jetë më të mirë. Duke vazhduar më tej me indinjatën për të refuzuar si shkak për të treguar me gisht Shqipërinë për shqiptarët që kërkojnë azil apo për shqiptarët që kryejnë krime jashtë vendit. Kriminaliteti nuk ka shtetësi, por ka individë që kanë kryer vepra penale që duhet të përgjigjen para ligjit dhe nuk duhet të etiketohen si kriminelë shqiptarë apo ballkanas.

Me këtë lloj angazhimi politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet të shihet se si do të zbatohet plani shumëvjeçar i veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale dhe cilat do të jenë përfitimet do të ofrohen për rajonin. Liderët janë optimistë për këtë projekt. Shumë pika nuk janë zbardhur akoma nga ky takim, pikëpyetjet dhe hijet e shoqërojnë duke qenë se shumë të dhëna nuk janë bërë publike.

                                                                                                                         Stafi i EuroSpeak, gusht 2017

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1