E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Raporti i Dytë i Komisionit Europian për Mekanizmin e Pezullimit të Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë

visa shengen

Në fillim të 2017 ka hyrë në fuqi Mekanizmi për Pezullimin e Liberalizimit të Vizave me Bashkimin Europian. Ky mekanizëm i mundëson Komisionit Europian, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike. Komisioni ka publikuar dy raporte atë të vitit 2017 dhe atë të 2018, mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe me vendet e Partneritetit Lindor: Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ky raport ka për detyrë të monitorojë përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave të liberalizimit të vizave nga vendet e treta dhe të raportojë, të paktën një herë në vit.

Raporti i dytë i Komisionit Europian mbi Mekanizmin e Pezullimit të Liberalizimit të Vizave, për vendet e Ballkanit Perëndimor, u publikua më 19 dhjetor 2018. Në këtë raport fokusi për Shqipërinë ishte në fushat e migrimit të parregullt, zbatimit të ligjit dhe në fushën e pastrimit të parave.

Për sa i përket sfidave të migracionit të parregullt të Shqipërisë, midis 2016 dhe 2017, numri i përgjithshëm i shtetasve nga Shqipëria që iu është refuzuar hyrja në BE u rrit me 13% (nga 30 305 në 34 310). Numri i shtetasve shqiptar me qëndrim të paligjshëm gjithashtu është rritur me rreth 11% (nga 33 445 qëndrime të paligjshme në vitin 2016 në 37 325 në vitin 2017). Sipas të dhënave të Agjencisë së Rojes Kufitare dhe Bregdetare Europiane, tendenca për migracionin e parregullt, në mes të gjysmës së parë të 2017 dhe gjysmës së parë të 2018, tregojnë një rënie në numrin e refuzimeve të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm. Për sa i përket kërkesave për azil, ato u ulën me 32% në gjysmën e parë të vitit 2018 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2017 (nga 12 635 në 8 525). Shqipëria ka ndërmarrë gjithashtu veprime edhe pas Raportit të Parë të Mekanizmit të Pezullimit të Liberalizimit të Vizave, për të adresuar sfidat e migracionit të parregullt, në veçanti kërkesat e pabazuara për azil të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu, vazhdoi të rritej bashkëpunimi operacional me shtetet anëtare më të prekura nga migracioni i parregullt. Në mënyrë që të rritej ndërgjegjësimi për të drejtat dhe detyrimet e regjimit pa viza, autoritetet shqiptare zhvilluan fushatat e informimit të cilat janë transmetuar në të gjitha stacionet televizive kombëtare.

Për sa i përket krimit të organizuar sipas Raportit, grupet e organizuara shqiptare vazhdojnë të jenë veçanërisht aktive në një gamë të gjerë veprimtarish kriminale në BE. Shqipëria ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të përmirësuar efektivitetin e përpjekjeve të saj për zbatimin e ligjit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas edhe sugjerimeve të Raportit të Parë. Plani i veprimit për anti-kanabis u miratua në fundin e majit 2018. Marrëveshja e aksionit të përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Monitorimit Europian, Qendra për Drogën dhe Varësinë nga Drogat filloi më 5 tetor 2018. Kjo marrëveshje do mundësojë ekspertizë për autoritetet shqiptare në luftën kundër trafikut të drogës. Në përgjithësi, standardet për liberalizimin e vizave kanë vazhduar të përmbushen dhe vazhdojnë të përmbushen. Po ashtu progres është arritur edhe në zbatimin e veprimeve për të luftuar migrimin e parregullt.

Problematikat:
• Forcimi i kontrolleve kufitare në respekt të plotë të të drejtave themelore
• Nevoja për fushata informuese mbi të drejtat dhe detyrimet e lëvizjes pa viza
• Zbatim më i mirë i ligjit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar
• Zbatimi i rekomandimeve të raportit Moneyval (pastrimi i parave, terrorizmi, korrupsioni).

Pritet të miratohet së shpejti nga shteti shqiptar Strategjia Kombëtare Për Qeverisjen e Migracionit dhe Plani i Veprimit 2019 – 2022. Vizioni i saj, frymëzuar nga proceset e migracionit global po aq sa edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është që deri në vitin 2022 të ofrohet përgjigje gjithëpërfshirëse dhe e plotë ndaj sfidave dhe mundësive të migracionit në kontekstin e Shqipërisë. Në përputhje me këtë vizion, qeveria e Shqipërisë ka përcaktuar si objektiv të përgjithshëm të strategjisë, qeverisjen efektive të migracionit për të trajtuar sfidat që rezultojnë nga lëvizjet migratore dhe për të rritur ndikimin e migracionit tek zhvillimi në të mirë të migrantëve dhe shoqërisë.


                                                                                                                      Komisioni Europian, janar 2019

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1