E Diel, 05 Korrik 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Prioritetet e Shqipërisë në krye të OSBE-së për vitin 2020

osce ministerialOSBE kryesohet, çdo vit, nga një shtet pjesëmarrës i saj. Ministri i Jashtëm i shtetit shërben si kryetar i radhës i OSBE dhe punon bashkë me kryesinë e shteteve paraardhëse dhe atë pasardhëse. Së bashku, të trija kryesitë formojnë Trojkën e OSBE-së. Kryetari i radhës mund të emërojë përfaqësues personalë. Aktualisht, ka përfaqësues personalë që mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, nga parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve në rajonin e OSBE-së, te sigurimi i bashkërenditjes në fusha specifike si barazia gjinore dhe rinia, e deri te nxitja e tolerancës dhe mosdiskriminimit.

Më datë 5-6 dhjetor 2019 u zhvillua takimi i 26 i Këshillit të Ministrave të OSBE-së, i cili është trupi kryesore vendimmarrës i OSBE-së. Ky takim që mbledh ministrat e jashtëm të të gjithë vendeve anëtare zhvillohet çdo vit në vendin që ka mbajtur kryesinë e OSBE-së që për vitin 2019 e mbajti Sllovakia. Ministeriali solli dhe një lajm pozitiv për vendin tonë: Shqipëria zyrtarisht mori Kryesinë e OSBE-së për vitin 2020. Sipas ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë “Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria tashmë është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.”

Shqipëria merr kryesinë e OSBE-së 2020 frymëzuar nga një ndjenjë përgjegjësie dhe e nxitur nga vendosmëria për të kontribuar në siguri dhe stabilitetin e Europës, me aspirimin që viti 2020 do të jetë një vit përparimi drejt paqes. Cakaj theksoi se prioritetet e Kryesisë së Shqipërinë do të drejtohen në të tre dimensionet e OSBE-së për sigurinë. Në dimensionin e parë, atë politiko-ushtarak, kriza në Ukrainë mbetet sfida më e ngutshme, por gjithashtu dhe adresimi i konfliktit Karabakut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pasojat e konfliktit të vitit 2008 mes Gjeorgjisë dhe Rusisë dhe Procesi i Zgjidhjes së Transniestrisë (shtet i cili ka shpallur pavarësinë nga Moldavia) do të kenë rëndësi kyçe në axhendën e Shqipërisë.

Gjatë kohës së kryesimit të Shqipërisë një vend të veçantë në axhendës e saj do të zënë përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e tyre. Shqipëria do të mbështesë vazhdimin e veprimeve në terren të OSBE-së, nisur kjo dhe nga kontributi unik i dhënë nga stafi i Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë për arritjen e paqes dhe stabilitetit.

Gjithashtu vëmendje do t'i kushtohet rolit të grave në proceset e paqes. Me rastin e 20 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të punojë për promovimin e rolit të grave në zgjidhjen e konflikteve dhe proceset e paqes. Situata e grave është shqetësuese në zonat në konflikt, e jo vetëm prandaj, Shqipëria gjatë periudhës në kryesi synon të intensifikojë përpjekjet për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të gjitha gratë dhe vajzat në rajonin.

Duke marrë shkasë nga 30 vjetori i Kartës së Parisit për një Europë të Re të nënshkruar nga vendet anëtare të OSBE-së për një Europë në paqe, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ku promovohet fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi mes vendeve, Shqipëria do të promovojë masat për ngritjen e sigurisë dhe regjimet ekzistuese të kontrollit të armëve. Gjatë kësa periudhe synohet të promovohen përpjekje të mëdha në luftën kundër dhunës ekstreme dhe radikalizmin që çon në terrorizëm, duke i kushtuar vëmendje çështjes së kthimit të luftëtarëve të huaj në familjet e tyre.

Një tematikë tjetër që do të trajtohet është dhe siguria kibernetike, dhe krimi i organizuar. Lufta kundër të gjitha formave të trafikimit do të ketë një rëndësi të lartë në axhendën e vitit 2020. Me rëndësi për Shqipërinë gjatë kësaj kohe është promovimi, miratimit dhe zbatimi i masave për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, duke vënë në fokus edhe përdorimin e teknologjive të reja.

Në aspektin ekonomik dhe mjedisor, lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes do të jetë me përparësi.

Në dimensionin njerëzor, Shqipëria si Kryesuese do të sjellë në fokus promovimin e tolerancës dhe mosdiskriminimin dukë nxitur rritjen e sigurisë në Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Shqipëria fillon zyrtarisht punën në kryesi më 1 Janar 2020, duke pasuar Sllovakinë në këtë detyrë, ndërkohë që në 2021 është Suedia që pritet të marrë kryesinë. Puna njëvjeçare e Shqipërisë do të konkludojë me organizimin e Ministerialit të 27 të OSBE në Tiranë në dhjetor të vitit 2020.

Stafi i EuroSpeak, dhjetor 2019

 

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

3 korrik – Komisionerja Gabriel mban një videokoneferencë për tu konsultuar me palët e interesuara dhe Rektorët e Edukimit të Bashkimit Europian për të ardhmen e arsimit.

2 korrik - Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen së bashku me Angela Merkel do të zhvillojnë një videokonferencë të përbashkët shtypi për të njoftuar fillimin e Presidencës gjermane të Këshillit të BE.

1 korrik – EMI (European Movement International) dhe EIB (European Investment Bank) do të mbajnë një videokonferencë të titulluar "Plani i BE për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë".

30 qershor - Komisionerët Borrell, Lenarčič dhe Várhelyi marrin pjesë në Konferencën IV të Brukselit mbi "Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe Rajonit".
- Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit

29 qershor - Ministrat e Këshillit të Bujqësisë dhe Peshkimit do të shkëmbejnë mendimet e tyre mbi komunikimin e fundit të Komisionit për paketën "Drejt peshkimit më të qëndrueshëm në BE: gjendja aktuale dhe orientimet për vitin 2021".

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1