E Shtunë, 28 Nëntor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Mediatizimi i COVID dhe sfida e lajmeve të rreme-fake news

suela fake newsNë mars 2020 informacioni dhe komunikimi mediatik mbi epideminë e COVID 19, përcaktoi axhendën e hapësirës publike. Me zyrtarizimin e karantinës më 13 mars (OBSH shpalli pandeminë më 10 mars) dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në 24 mars, edhe media shqiptare çeli një kapitull të ri në demokratizimin e informimit dhe edukimit të publikut, mbi një krizë të shëndetit e panjohur më parë.

Vazhdo leximin...

Covid-19 dhe thellimi i krizës së besueshmërisë së medias

nikoleta fake newsNë situata kaotike, ngjarje me ndikim të madh në opinion dhe vendimmarrje që prekin pjesën më të madhe të popullatës, në mos të tërën, sinjali i parë i informimit pritet gjithnjë nga media. Pak rëndësi ka problematika, vështirësia, gjeografia por edhe rrezikshmëria serioze: Gazetari duhet të jetë gjithnjë aty. Ai rrallë është vetja, ai personi fizik që përballet i pari me frontin e çdo lloj situate; gjithnjë ai është media. Ajo media që ka për detyrë të informojë publikun drejt, saktë, qartë, paanshmërisht, bindshëm, profesionalisht dhe intelektualisht.

Vazhdo leximin...

Turizmi dhe Covid-19: sfidat dhe masat që duhen ndërmarrë

evis nastoBuzë shëtitores së Sarandës, pranë terminalit në portin e pasagjerëve ndodheshin të ankoruar zinxhir, një seri anijesh të linjës Sarandë-Korfuz, të mbetura në mol prej paralizimit të udhëtimeve nga brigjet shqiptare drejt atyre greke. Përballë saj ndodhej hoteli i Almës, një godinë modeste, me disa dhoma, të cilën ajo e menaxhonte së bashku me familjen. E kujdesshme deri në detajet për detergjentët larës të duarve, dezinfektuesit, pastrimin e ambientit, Alma mundohej kështu t'u hiqte disi merakun pushuesve që vinin nga Tirana, duke lënë pas mbi 1 900 të infektuar nga koronavirusi i ri.

Vazhdo leximin...

Testamenti Biologjik në Shqipëri

biotest4Ky punim ofron një analizë juridike të testamenti biologjik në Shqipëri. Artikulli heton sistemin ligjor shqiptar, dokumentet e publikuara nga Komiteti Kombëtar i Etikës dhe Komiteti Kombëtar i Shëndetësisë, si dy organet kryesore këshilluese publike për çështje shëndetësore, si dhe juridiksionin mjekësor kombëtar dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore. Në përfundim, ky kontribut nënvizon rëndësinë e rregullave specifike që rregullojnë autonominë e pacientit duke dhënë disa sugjerime për ligjvënësin shqiptar.

Vazhdo leximin...

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 dhe implikimet që ajo po sjell

covid 19 world 3Dukej se bota kishte takuar stabilitetin, mirëqënien e mbi të gjitha lulëzimin teknologjik, por nuk zgjati, pasi një virus i quajtur Covid-19 rrëzoi balancën ekonomike, shëndetësore, politike dhe teknologjike. Kjo sëmundje ngjitëse tashmë është kthyer në rrezikun kryesor që po kërcënon sigurinë e shumë popujve në botë. Në këtë artikull fokusi do të jetë tek mënyra sesi BE, SHBA dhe Kina menaxhuan situatën e pandemisë. 

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

26 nëntor 2020 - Seancë plenare e Parlamentit Europian ku eurodeputetët pritet të kenë një mendim zyrtar mbi vendimin e Tribunalit Kushtetues Polak mbi të drejtat e abortit në vend.

********************

25 nëntor 2020  - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

********************

24 nëntor 2020 - Takimi i kolegjit - Komisioni pritet të miratojë planin e veprimit të BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në marrëdhëniet e jashtme për 2021-2025; planin e veprimit për integrimin dhe përfshirjen  dhe planin e veprimit mbi pronësinë intelektuale

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1