E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kush është Federica Mogherini?

federica mogNjë zgjedhje e vështirë e më pak se dy muajve më parë, solli emërimin e ministres së jashtme italiane Federica Mogherini si bëhet shefe të Politikës së Jashtme të BE-së.

Mogherini, 41 vjeçe dhe ministre e jashtme që nga muaji shkurt, zgjedhja e së cilës u bllokua fillimisht nga shtetet anëtare lindore të cilët druheshin nga miqësia e saj me Rusinë dhe eksperienca jo e mjaftueshme për pozicionin e punës.  Presidenti lituanez Dalia Grybauskaite, një kritik i hapur i Mogherini-it, ishte udhëheqësi i vetëm i cili abstenoi kur u ra dakord për emërimin e saj.

Në konferencën e saj për shtyp në samitin e BE-së, Mogherini hodhi poshtë akuzat e të qenurit e njëanshme ndaj Rusisë dhe vuri në dukje se ajo së pari shkoi në Kiev dhe më pas në Moskë, si pjesë e "përpjekjeve të koordinuara" me Catherine Ashton dhe me ministra të tjerë të huaj për ndërmjetësimin e paqes.
"Unë e di se sfidat janë të mëdha, sidomos në këto kohë krize," tha Mogherini. Ajo u zotua se do të përkushtohet me të gjitha energjitë e saj  në interes të të gjitha vendeve anëtare dhe të gjithë qytetarëve të BE-së.

Përsa i përket përvojës, ajo përmendi përfshirjen e saj në çështjet e jashtme për rreth 20 vite- si pjesë e grupeve të shoqërisë civile dhe si deputete italiane në komitetin e punëve të jashtme. Mogherini, një politologe e cila është zgjedhur në Parlamentin Kombëtar në vitin 2008 dhe përfaqësoi  Italinë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ajo ka qenë një anëtare e think-tankeve si German Marshall Fund, si dhe ka marrë pjesë në grupet e çarmatimit bërthamor, si paraardhësja e saj Catherine Ashton . Ndryshe nga Ashton, e cili flet vetëm anglisht, Mogherini flet frëngjisht dhe anglisht dhe përveç gjuhës së saj kombëtare, italishtes dhe pak spanjisht.

"Mosha është një nga disa gjërat që ne nuk mund ta ndryshojmë," tha ajo duke listuar emra si Kryeministri italian Matteo Renzi- 39 vjeç, Kryeministri i Estonisë Taavi Roivas  34 vjeç, Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz -28 vjeç. "Ka një brez të ri liderësh europianë dhe ne duhet t’i përgjigjemi dhe të përfaqësojmë të gjithë Europën," tha ajo.

Herman Van Rompuy, duke paraqitur emërimin e saj, tha se Mogherini "ka qenë në vijën e parë në këtë periudhë të vështirë dhe intensive në skenën ndërkombëtare, duke udhëtuar në të gjithë globin". Në korrik dhe në gusht, ajo shkoi në Strasburg, Bruksel, Paris, Kiev dhe Moskë. Ajo gjithashtu udhëtoi për në Kroaci, Palestinë, Jordani, Egjipt, Serbi, Mal të Zi, Kili, Kolumbi dhe Moldavi.

E martuar dhe nënë e dy vajzave të moshës katër dhe nëntë vjeç, Mogherini shkruan në blogun e saj se ajo pëlqen të udhëtojë kudo, në çdo kohë dhe me çdo mjet, të lexojë romane rreth  krimit dhe të kalojë kohë me familjen e saj.

Para se të marrë postin e saj më 1 nëntor, Mogherini duhet të kalojë përmes seancave dëgjimore në Parlamentin Europian, si dhe  do të jetë pjesë e Komisionit të BE-së kryesuar nga Jean-Claude Juncker.

                                                                                                                         EUObserver, shtator 2014

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1