E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

2015: Një dritare mundësie për BE-në

diogoBota jonë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë

Sipas sondazhit më të fundit të Eurobarometer, shumica dërrmuese e qytetarëve të BE-së e konsiderojnë të rëndësishëm sigurimin e mbështetjes për njerëzit në vendet në zhvillim, dhe dy të tretat mendojnë se ky duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Europian. Prandaj Viti Europian i Zhvillimit (EYD) 2015 e ka mundësinë për ta vëne në përdorim këtë pikëpamje pozitive. Megjithatë, kjo pikëpamje mbi përfshirjen e BE-së në bashkëpunim zhvillimor bie në kontrast me ndjenjat e përgjithshme anti-europiane gjithnjë e më të përhapura në Europë sot.Në këtë drejtim, Viti Europian i Zhvillimit 2015 tregon rëndësinë e politikave europiane dhe lidhjen me jetën e qytetarëve. 

Me qytetarët në thelb të qëllimeve të EYD2015, përfshirja aktive e organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për suksesin përfundimtar dhe ndikimin afatgjatë të EYD2015 për bashkëpunim në aspektin zhvillimor dhe përfshirjen e qytetarëve në BE. Lëvizja Europiane Ndërkombëtare dhe anëtarët e saj do të kontribuojnë gjatë punës së tyre në 2015 për arritjen e qëllimeve të EYD2015. 

Së dyti, EYD2015 ofron një mundësi për Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare të saj për të konsoliduar dhe përforcuar rëndësinë e BE-së në skenën ndërkombëtare.Bashkimi Europian, së bashku me shtetet e saj anëtare, siguron më shumë se gjysmën e të gjithë Asistencës Zyrtare globale për Zhvillim. Si viti i parë europian që merret me veprimet e jashtme të BE-së, kjo krijon një mundësi për të konsoliduar dhe për të promovuar sa më mirë punën e saj në këtë fushë. Kyç për këtë është marrëveshja mbi një qëndrim të përbashkët europian për agjendën e zhvillimit post-2015.

Krijimi i një qëndrimi të përbashkët

Lëvizja Europiane Ndërkombëtare advokon për përdorimin e mundësisë së krijimit të një qëndrimi të përbashkët të BE-së në agjendën post-2015, dhe për të mbyllur hendekun midis BE-së dhe qytetarëve të saj, në mënyrë që të promovohet një zë më i fuqishëm europian në skenën ndërkombëtare. Gjatë gjithë vitit, anëtarët e EMI-t do të ndajnë eksperiencat e tyre mbi temat e ndryshme mujore të përcaktuara të EY2015 në Blogun European Year of Developmetn-EMIA Member’s Blog

                                      Diogo Pinto është Sekretari i Përgjithshëm i European Movement International

 

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1