E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

4 skenarë të mundshëm për BE-në, 30 vjet pas Maastricht

Photo atrikulli EU 2023Projekti europian po përballet me sfida të pa-precedentë dhe katër skenarë të ndryshëm mund të jenë të mundshëm në Europën e së ardhmes. Terrori në Paris, Brukseli i bllokuar, Franca është “në luftë” sipas Presidenti Hollande, ndërsa rivali i tij i ekstremit të djathtë pohon se “francezët nuk janë më të sigurt”. Përgjatë rajonit, nacionalistët nuk po arrijnë të dallojnë refugjatët nga terroristët. Ndjesia anti-refugjate duket se po theksohet, ndërsa demonstrues vijojnë të mbushin rrugët e qyteteve europiane. Vetëm në një minutë, kontinenti përballet me krizën më të madhe të emigrantëve që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Shumë skeptikë vijojnë të pyesin nëse udhëtimet në një Europë “pa kufij” në 26 vendet e zonës Schengen, kanë prekur fundin. Vlerat europiane të skicuara në Traktatin e Lisbonës për “dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut” janë në një sfidë direkt. 

Në të njëjtën kohë, ka shqetësime të vazhdueshme për trajektoren e ekonomisë europiane. Produktiviteti vazhdon të bjerë. Investimet janë shumë të ulëta. Ngurtësimi i punësimit dhe rregullave të tjera vijojnë të lënë në hije rinovimin dhe rritjen. Dhe pavarësisht disa përmirësimeve, papunësia është një shqetësim i vazhdueshëm – veçanërisht tek grupet e të rinjve. Të marrë së bashku, të gjithë këto elemente, kur bëhet fjalë për një zhvillim institucional të qëndrueshëm të BE-së, tregojnë për kufizime të pa precedentë të ëndrrës europiane.
Duke marrë në konsideratë perspektivën aktuale, katër skenarë të ndryshëm janë të mundur për të ardhmen e BE-së të parashikuar për vitin 2023 ku njëkohësisht shënohen edhe 30 vjet nga miratimi i Traktatit të Maastricht:

• “Rilindja” Në rastin më të mirë, një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë do të restauronte dinamizmin në BE, ndërkohë që reformat rrisin konkurrencën, injektojnë gjallëri në ekonomi dhe sfera tregtare gumëzhin nga inovacioni. BE-ja dhe institucionet e saj janë “duke u liruar” në këtë mënyrë për t’u fokusuar në mundësitë e rritjes dhe konkurrencës afatgjatë në rajon.

• “Mesjeta” Sipas këtij skenari më të pafavorshëm, Europa pëson një Grexit të shoqëruar nga një Brexit, duke gjeneruar çrregullime të pa menaxhueshme ekonomike dhe sociale, ndërsa rinia zhgënjehet gjithnjë e më shumë nga institucionet e BE-së dhe vlerat e tyre. Niveli i pakënaqësive, izolimit dhe ekstremizmit rritet vazhdimisht si rezultat i papunësisë së vazhdueshme dhe pabarazisë. Duke u përballur me nivelit më të lartë të numrit të refugjatëve, partitë anti-emigrante dhe nacionaliste lulëzojnë ndërsa BE dhe institucionet e saj grinden mes tyre.

• “Reformimi” Komisioni Europian implementon të gjitha politikat që kanë për qëllim reformat strukturore, duke përfshirë implementimin e bashkimit të bankave, ekspansionin e ngadaltë ekonomik afatshkurtër dhe tjetërsimin e të rinjve europian. Përfitimet e premtuara nga këto reforma janë të pamjaftueshme dhe kërkojnë shumë vite për t’u materializuar prandaj shumë të rinj europianë emigrojnë në kërkim të mundësive jashtë, ndërsa të tjerë mbeten në shtëpi me shpresën se mund të projektojnë reformën në traditën e lëvizjes së “1968”
• “Iluminimi” Një zbulim i madh udhëhequr nga sektori privat në teknologjinë e energjisë së pastër shkakton konkurrencë brenda europianëve në kulmin e vet. Si rezultat, përpjekjet e integrimit në BE zbehen ndërsa europianët e rinj kanë vënë një prioritet më të madh në ndërtimin e karrierës së tyre në krahasim me atë të afirmimit të institucioneve të BE-së. Perspektivat për një bashkim bankar dhe financiar zbehen ndërsa vendet europiane konkurrojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të çrregullt dhe pa stimuj për të tërhequr investimet e huaja.

Të tillë skenarë nuk përbëjnë të ardhmen, por janë një mënyrë për t’i shërbyer dhe për të kuptuar pasojat e mundshme të gjendjes aktuale. Sulmet e fundit në Paris, së bashku me pasojat e tyre, shërbejnë për të vënë në pah se Bashkimi Perëndimor në Europë dhe në marrëdhëniet transatlantike mund të jetë i vështirë. Bashkëpunimet strategjike ndërmjet qeverive europiane dhe aleatëve të tyre duhet të mbrojnë arritjet e rendit liberal dhe vlerat që përfaqësojnë Bashkimin Europian. Një afrim i koordinuar dhe ndërtimi i shkëmbimit të inteligjencave përgjatë përpjekjeve ekonomike, siç është krijimi i bashkimit fiskal, kalimi i Partneritetit të Investimeve dhe Tregtisë Transatlantike dhe reformimi i sektorit të shërbimeve dhe tregjeve të punës, të gjitha i shërbejnë projektit Europian. BE-ja aktualisht përballet me një test të madh, por për të shmangur shkatërrimin që mund të vijë nga “Mesjeta” e 2023, veprime të koordinuara dhe të unifikuara për të forcuar projektin Europian duhet të ndërmerren që tani. 

                                                                                                                              EurActiv, dhjetor 2015

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1