E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Një vështrim i shkurtër mbi situatën midis BE-së dhe Turqisë dhe marrëveshja e refugjatëve

png no-rio Eu Turkey 300Para se të themi që BE-ja ka arritur një sukses të vërtetë me nënshkrimin e marrëveshjes me Turqinë mbi problematikën e krizës së refugjatëve duhet të analizojmë mirë karakterin politik të viteve të fundit të shtetit me të cilin është nënshkruar marrëveshja (Turqia) dhe faktorët që e bëjnë këtë marrëveshje pre të kritikave negative.
Turqia nuk është e panjohur në arenën politike të Europës,dhe kjo jo për shkak të ngjarjeve të fundit me krizën e refugjatëve. Marrëdhëniet e saj politike me Bashkimin Europian shkojnë/datojnë vite pas, por le të marrim si kufij kohor për lehtësi të kësaj analize vitin 1999, kur Turqia është pranuar si vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE.


17 vite kanë kaluar që nga marrja e statusit kandidat dhe Turqia ende nuk e ka përfunduar anëtarësimin e saj, madje nuk ka arritur ti siguroje shtetasve të saj lëvizje të lirë pa Viza brenda zonës Shengen. Rrjedhimisht, lind pyetja se cilët janë faktorët që janë duke vendosur pengesa në rrugëtimin e saj drejt BE-së? Mos është çështja e pazgjidhur me Qipron, tashmë anëtare e BE-së, e cila kërkon përmirësim të marrëdhënieve të saj me Turqinë? Apo mos është mohimi i të drejtave të Kurdëve, të cilët mund të themi se janë në një lufte civile në Turqi dhe për më tepër kohët kanë një front të hapur lufte edhe me kufijtë me Sirinë? Të dyja këto pyetje na mjaftojnë të mendojmë që janë shkaqe të fuqishme që arrijnë ta ngadalësojnë se tepërmi procesin e integrimit. Por duhet ngritur edhe një pyetje tjetër më madhore. Mos qëndron problemi kryesisht te bërthama e saj e pushtetit dhe te menaxhimi i situatës nga BE-ja?

Duke pasur parasysh rrjedhojën e negociatave midis BE-së dhe Turqisë, ku për të arritur anëtarësimin duhen hapur bisedimet për kapitujt specifikë, mund të dallohen problemet e shtetit të së drejtës, ngurtësimi i mekanizmave të kontrollit dhe balancimit si edhe centralizimi i pushtetit. Kjo sepse në më shumë së një dekade pushteti ka qenë i përqendruar në duart e shkëlqesisë së tij Recep Tayyip Erdoğan, i cili i ka dhënë një frymë të theksuar autoritare arenës politike turke. Këtë fakt e vërtetojnë ngjarjet ndër vite që tregojnë theksimin e këtij fenomeni politik. Jo më shumë së dy muaj më parë, Presidenti turk në një deklaratë shtypi të tij ka kërcënuar tërthorazi ekzistencën e gjykatës kushtetuese pasi ajo ka liruar dy gazetarë turk. Ky nuk është i vetmi rast i tillë. Presione të tilla dhe tendenca kontrolli mbi vendimet e gjykatave si edhe për kontrollim të shtypit të lirë janë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës në shtypin ndërkombëtar.

Ngjarja më e fundit e cila u bë lajm i bujshëm në faqen e parë të shumë gazetave, ka qenë bastisja e zyrave të gazetës turke Zaman dhe vendosja e saj nën kontrollin shtetëror. Cënimi i tillë i lirisë së shtypit dhe i lirisë së të shprehurit janë kundra parimeve evropiane. Duket qartazi që gjatë pothuajse dy dekadave të fundit, integrimi i Turqisë në vlerat europiane ka dështuar.

Për më tepër kemi edhe çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut, që sipas sondazheve të Amnesty International, indeksi tregon rritje në shkeljen e tyre, dhe gjatë viteve të fundit vetëm vazhdon e rritet. Ka arsye shumë të forta pas veprimeve të Kurdëve, edhe pse të pajustifikueshme, kundër qeverisë aktuale dhe ja vlen të analizohen më në detaje.

Një tjetër ngjarje që ngre pikëpyetje është dorëheqja e deri tani vonë e kryeministrit Davutoglu, për të cilin thuhet së është venë nën presion nga vet Erdogani për një vendim të tillë. Duket se në rast mosmarrëveshjeve të brendshme partiake, zgjidhja gjendet lehtë.

Veprime të tilla nuk janë pritur mirë nga liderët europianë dhe për më tepër ka ndikuar te opinioni publik europian negativisht, ku vetëm 20% e mbështesin anëtarësimin e saj dhe pjesa më e madhe janë kundër. Mund të thuhet që mbase këto akte kanë ndikuar edhe në pasivitetin e BE-së që nuk e kanë shtyrë qeverinë turke mjaftueshëm për tu integruar, argument i cili do të thellohet më tej në vijim.

Kjo mikro – analizë e situatës në Turqinë e viteve të fundit është ajo që po shqetëson publikun për faktin që si ka mundësi që Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje të tillë në shkëmbim të liberalizimit të vizave, pasi është po ai Bashkim Europian që deri dje nuk ka bërë lëshime ndaj qeverisë turke. Ndaj duhet parë mënyra se si u negociua kjo marrëveshje.

Turqia ka shfrytëzuar krizën e refugjatëve Sirianë dhe ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje që është në favor të saj. Duke luajtur kartën e hapjes së kufijve dhe kalimin e lirshëm të refugjatëve për në Europë, ajo ka intimiduar BE-në duke e detyruar atë të veprojë në një mënyrë të tillë për të parandaluar një fluks të dytë të papërballueshëm. Madje, Presidenti Erdogan ka kërcenuar së nëse BE-ja nuk i përmbahet marrëveshjes atëherë do të ketë pasoja negative për BE-në.

Fakti që Turqia nuk mban një reputacion të mirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është një arsye më tepër pse kjo marrëveshje quhet e dështuar. Qeveria turke ka kthyer me qindra refugjatë në ditë në vendet nga të cilët ata ia kanë mbathur për ti shpëtuar masakrave të ISIS. Si mund ti besohet qeverisë në fuqi që kjo nuk do të ndodhë përsëri, edhe pse ajo e ka mohuar se ka vepruar në mënyre të tillë?

Gjithashtu, njohja e gjenocidit armen nga Gjermania nuk pati reagime të mira nga qeveria Turke, ku përsëri Presidenti Ergodan foli ashpër për aleatët e tij. Ia vlen që Bashkimi Europian të veprojë në dyshim dhe i intimiduar nga Turqia? Nga kjo ngjarje arrijmë në rezultatin që marrëveshja ndodhet në rrezik çdo herë që ka pakënaqësi nga qeveria Turke.

Pritej nga një strukturë e fuqishme si BE-ja që të ishte më e aftë në artin e negociimit dhe për ti siguruar vetes një marrëveshje që do të ishte praktike dhe funksionale në veprim e jo vetëm në letër. Për të parandaluar marrëveshje të tilla si këto që nuk janë aq funksionale, situata duhej të ishte kontrolluar kohë më parë.

Bashkimi Europian duhej të ishte angazhuar në mënyrë aktive me integrimin e Turqisë në BE. Duke parë situatën që ka nisur me ISIS që në 2010, pozicioni gjeografik i Turqisë dhe fqinjët e saj përtej kufijve ishin tregues të mirëfilltë që Turqia do të gjendej në mes të këtij kaosi. Madje, situata mund të ishte paraprirë edhe më parë. Thelbi i këtij mendimi është që partneriteti i mirë, marrëveshjet me themele të forta dhe rezultate të pamohueshme për integrimin, mund ta kishin bërë nënshkrimin e marrëveshjes më të lehtë për të dyja palët, dhe BE nuk do ishte e “detyruar”, por ky nënshkrim do të vinte si një hap i natyrshëm. Ndjenja e përkatësisë në një rajon është shumë e rëndësishme. Turqia ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave edhe është parë si faktor i jashtëm.

Do të mund të paralelizohej me një fëmijë paksa të padëgjueshëm ku të gjithë e qortojnë por asnjë nuk i tregon rrugën e saktë pa u lodhur. Pasiguria e politikanëve të BE-së dhe debati i vazhdueshëm nëse ajo vërtet duhej të përbënte pjesë në këtë organizate sui generis, kanë ndikuar në mendimin dhe veprimin e Turqisë si një shtet që nuk ka nevojë për BE-në. Deklarata e Kancelares Gjermane në vitin 2008 ku thuhet që “Nëse Turqia do ti bashkohej BE-së, do të mund të ngarkonte BE-në në aspekte politike, ekonomike dhe sociale, duke rrezikuar kështu procesin e integrimit Europian” tregojnë qartazi se si fuqitë me ndikim më të madh në arenën e BE-së janë ato që pengojnë procesin dhe mbështesin një partneritet të veçantë i cili nuk është aspak në favor të Turqisë, pasi asaj do ti duhet ti nënshtrohet rregullave, por nuk do të ketë të drejtë në hartimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron faj i BE-së.

Bashkimi Europian ka treguar një anë të dobët të tij me menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe tashme edhe me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën shumë e karakterizojnë si një marrëveshje me djallin. Në fakt, ajo çka duhet bërë duke marrë dhe parasysh shpërthimin më të fundit në aeroportin Ataturk të Stambollit, është një bashkëpunim i fortë. BE-ja duhet ta “përqafojë” Turqinë, dhe sidomos pas rezultatit të zymtë të Brexit. Kjo sepse për të shmangur disfata të tjera terroriste, si edhe lëkundje në bllokun e BE-së, problemi duhet zgjidhur nga fillimi dhe jo si nyja gordiane që duhet prerë në mes për lehtësi. BE-ja dhe Turqia kanë nevojë për bashkëpunime strategjike ushtarake të cilat do të adresojnë problemin e ISIS, dhe njëkohësisht do të ofrojnë ndjenjën e përkatësisë për të cilën Turqia ka nevojë. Siç ka thënë dhe Presidenti Erdogan “Anëtarësimi në BE, një synim strategjik për Turqinë do të jetë burim stabiliteti dhe frymëzimi në rajon”.
                                                                                    Përgatiti: Doris Hysa, Rrjeti i Mbështetësve të EMA-s

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1