E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Si do të jetë e ardhmja e energjisë elektrike në vendet e BE-së?

energjiaBrukseli, Madridi, Parisi, Roma – në këto katër qytete të Europës, u shprehën katër mendime dhe pikëpamje të ndryshme lidhur me mekanizmin e përdorimit të energjisë elektrike.  PKEE (Shoqata Polake e Energjisë Elektrike) ka zhvilluar katër takime në secilën nga këto kryeqytete, të cilat u ndoqën nga 300 ekspertë të cilët përcaktuan zhvillimin e shumëpritur lidhur me sektorin e energjisë elektrike në Europë.

Brukseli – Drejt energjisë jeshile

Shoqata Polake e Energjisë Elektrike trajtoi në Bruksel debatin lidhur me kapacitetin energjetik të tregjeve. Me kapacitet energjetik nënkuptohet energjia maksimale e fuqisë së prodhuar nga termocentralet. Tipikisht, termoncentralet gjigante kanë kapacitet energjetik që prodhon deri në 1 bilion gigaWat. Gjatë debatit në kryeqytetin e Belgjikës, u diskutua fakti që tregu i kapaciteteve energjetike mundëson kalimin në mënyrë efektive dhe të vërtetë të sektorit të energjisë drejt RES-it ( Burimeve të Energjisë së Rinovueshme )
Gjithsesi, në mënyrë që ky tranzicion të jetë efektiv, duhet të hidhet një vështrim më i përgjithshëm në fuqinë që ka sektori europian i energjetikës.

Nëse sot po harxhojmë me një kosto tepër të lartë në shpërndarjen e emetimeve të CO2, atëherë do të na mbeten më pak fonde në mënyre që të mund të investojmë në një projekt të ri që ofron më pak emetime/ çlirime të gazrave”. - u shpreh Maciej Burnz , ekspert i PKEE.

Pjesëmarrësit në këtë debat përmendën gjithashtu faktin që Shtetet Anëtare të BE-së duhet të gëzojnë të drejtën për ta marrë vetë këtë vendim dhe ky tranzicion drejt RES të jetë me shpejtësi të ndryshme, në varësi të situatës ku ndodhen ata tani.

Ndër temat e diskutuara që do të ndikojnë ndjeshëm në të ardhmen e mekanizmave të kapaciteteve në BE ishte çështja e standardit EPS 550. Si pjesë e propozimit në Rregulloren e Energjisë Elektrike, Komisioni Europian prezantoi një Standard të Performancës së Emetimeve për kapacitetet - çlirimi deri në 550 g CO2 për kWh. Deri më tani, disa nga Shtetet Anëtare të BE-së kanë futur tregjet e kapaciteteve dhe/ose disa rezerva strategjike, të cilat sipas politikës së konkurrencës së Unionit janë mekanizma të kapaciteteve energjetike. Por, siç theksoi përfaqësuesi i PKEE, ata duhet t'i nënshtrohen trajtimit të barabartë.

"Parlamenti Europian në propozimin e tij përcakton përjashtimin e rezervave strategjike nga kërkesat e EPS 550, dhe kjo do të thotë miratimi i standardeve të dyfishta. Pritet që në praktikë kjo gjë të favorizojë disa shtete anëtare në kurriz të disa shteteve të tjera"- vuri në dukje Maciej Burny.

Madrid - Rezerva strategjike e kapaciteteve nuk duhet të favorizohet

Debati i Madridit u dominua nga rezerva strategjike dhe standardi i emetimeve 550g CO2 / kWh (EPS 550) për temat e tregjeve të kapaciteteve. Deri më tani, disa nga Shtetet Anëtare të BE-së kanë zbatuar tregjet e kapaciteteve dhe disa rezerva strategjike - që të dyja i janë dorëzuar Komisionit Europian për autorizim sipas rregullave të përcaktuara, si mekanizma kapaciteti.

Kështu, siç theksoi PKEE, të dy mekanizmat duhet të gëzojnë trajtim të barabartë. Ndërkohë, sipas pozicionit të Parlamentit Europian, rezerva strategjike gjermane do të lirohet nga kufizimet e emetimeve EPS 550 pasi nuk trajtohet si mekanizëm. Pjesëmarrësit në debatin e Madridit ishin të mendimit se duhet të vihej në zbatim vendimi më i drejtë lidhur me këtë çështje.

Paris - Reduktimi i emetimeve të CO2 duhet të kryhet duke përdorur një mjet të vetëm

Bisedimet në Paris u përqendruan në skemën e tregtimit të emisioneve – BE ETS dhe standardin EPS 550. Një çështje shumë e rëndësishme që u diskutua ishte – kuptimi që mund të kishte futja e standardit të emetimeve 550g CO2 / kWh në tregjet e kapaciteteve kur ndërkohë tashmë ekziston Sistemi i Tregtimit të Emetimeve të BE-së.

"Nuk mund të ketë një kombinim i këtyre dy mekanizmave pasi kjo vetëm rrit shpenzimet për konsumatorët" - argumenton eksperti i PKEE, Maciej Burny.

Një qëndrim i ngjashëm është mbajtur dhe nga Fabien Roques, nënkryetar i Compass Lexecon, një nga konsulentët më me përvojë i cili analizon masën më të justifikuar ekonomikisht për të siguruar sigurinë e furnizimit, ndërsa reduktimi i emetimeve të CO2 sipas tij duhet të arrihet me një mjet të vetëm, i cili është BE ETS. Reduktimi i emetimeve duke përdorur standardin e emetimeve EPS 550 në Rregulloren e Tregut, sipas mendimit të tij, rrit kostot dhe nuk ka ndonjë justifikim ekonomik.

Roma - Sinergjia është e nevojshme

Gjatë një workshopi të mbajtur në Romë, ekspertët që përfaqësonin sektorin italian të energjisë elektrike theksuan domosdoshmërinë e ruajtjes së një sinergjie, ndryshe nga zgjidhjet që ofruan Shtetet Anëtare të BE. PKEE vuri në dukje se, tregjet e kapaciteteve italiane ashtu edhe ato polake, të dyja të miratuara nga Komisioni Europian në shkurt 2018, përputhen plotësisht me rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore, siç dëshmohet në bazë të një studimit të hollësishëm të kryer nga Komisioni.

                                                                                                                                      EurActiv, tetor 2018

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1