E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kush e humbi vërtetë Ukrainën?

Kush e humbi vertete UkrainenNë një artikull konciz dhe të mprehtë, studiuesi Ivan Krastev analizon zhvillimet e fundit në Ukrainë si dhe rolin (e munguar) të diplomacisë së BE-së

Karl Marx ka thënë se ngjarjet e mëdha historike ndodhin dy herë: “një herë si tragjedi, e pastaj si farsë”. Në Ukrainë, për fat të keq, duket se tragjedia dhe farsa janë të pandashme.
Pikërisht për këtë arsye, do të ishte gabim të lexonim valën aktuale të protestave masive politike, shkaktuar nga refuzimi i qeverisë për të nënshkruar një marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian, si një Revolucion të dytë Portokalli. Në vitin 2004, të frymëzuar nga shpresa e bashkimit me BE-në sa më shpejt të ishte e mundur, ukrainasit vërshuan në rrugë për të kontestuar vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë, Bashkimi Europian dukej një makinë fantastike e aftë për t’i shndërruar shtetet autoritare në shoqëri demokratike dhe të varfrit në të pasur.

Mirëpo ajo që i ka nxjerrë qytetarët ukrainas në protesta masive këtë herë është diçka e ndryshme - frika se perspektivat europiane e vendit të tyre mund të marrë fund përgjithmonë. Ata e dinë se vendi i tyre nuk do t’i bashkohet BE-së në dekadën e ardhshme dhe e dinë gjithashtu se vetë BE-ja është në krizë. Por ata janë të vendosur të insistojnë në të drejtën e tyre për një të ardhme europiane. Frika e humbjes së kësaj shprese, me sa duket, është në qendër të pushtetit të butë të BE-së, kur perspektiva e zgjerimit po venitet.

Trashëgimia e vërtetë e Revolucionit Portokalli, reflektuar në valën aktuale të protestës, qëndron në faktin se njerëzit kanë mësuar se udhëheqësve politikë nuk mund t’u besohet, por se dhjetëra mijëra, të mbledhur në Sheshin e Pavarësisë së Kievit, mund të ushtrojnë pushtet efektiv vetoje. Dallimi i madh në mes të vitit 2004 dhe sot është se, praktikisht brenda natës, Ukraina e ka humbur statusin e saj të privilegjuar të një paqartësie gjeopolitike.

Në dy dekadat pas Luftës së Ftohtë, vendi ka qenë si një valixhe mbi peshë pa dorezë - as nuk mund të merret me vete, as të lihet në stacionin. Ishte supozuar se Ukraina ishte e ndarë mes një Lindjeje pro-ruse dhe një Perëndimit kryesisht anti-rus, dhe se çdo veprim radikal mund të çojë në shpërbërjen e vendit. Ekonomia e Ukrainës është e varur nga Rusia dhe BE-ja; emigrantët e saj të punës shkojnë si drejt Lindjes ashtu dhe Perëndimit, dhe oligarkët e tij jo të mirë kanë përfituar nga të dyja palët. Politikisht, Ukraina është gjithashtu një botë më vete - e korruptuar, e çrregullt, dhe jo efikase, por edhe shumë më pluraliste dhe e hapur se Rusia apo Bjellorusia. Kështu, ndërsa ishte gjithmonë e vështirë të dihej se çfarë donin liderët e Ukrainës, ishte e lehtë të parashikohej se sa larg mund të shkonin. Jo befasisht, elitat ukrainase kanë shpenzuar dy dekadat e fundit duke bërë premtime dhe duke iu shmangur angazhime.

Por e gjithë kjo ka ndryshuar, pothuajse brenda natës. Ukraina nuk është më një "mbretëri në mes". As Rusia, e vendosur për të ri-integruar vendet post- sovjetike në Komunitetin Ekonomik Euroaziatik ( EurAsEC ), e as BE-ja, poshtëruar nga refuzimi i presidentit Viktor Janukoviç për të nënshkruar marrëveshjen e asocimit, nuk mund të jetojnë me status quo. Kriza aktuale tregon se BE-ja e ka nënvlerësuar fuqinë transformuese të Politikës së saj të Fqinjësisë Europiane - një kujtesë e forcës tërheqëse politike të BE-së dhe dobësisë së diplomacisë së saj.

Në fund të fundit, asnjë nuk e ka kuptuar Ukrainën. Politikanët europianë e bënë Kremlinin të besonte se Ukraina nuk ishte e rëndësishme të mjaftueshme për BE-në. Si rezultat, Rusia donte jo vetëm të bllokonte kthesën e Ukrainës drejt BE-së, por ta përfshinte atë në projektin e saj të integrimit. Udhëheqësit europianë gjithashtu anashkaluan edhe përbuzjen kulturore që udhëheqja ruse ka filluar të ndjejë për BE-në.

Por as Rusia nuk e ka kuptuar drejtë Ukrainën. Shkalla e protestave në Kiev e ka zënë Kremlinin në befasi, sepse elita ruse nuk e ka konsideruar shoqërinë civile një lojtar të pavarur në politikën kombëtare dhe nuk e ka vënë re shfaqjen e një konsensusi europian në shoqërinë ukrainase. Të huajt duhet të kuptojnë se sa delikate janë bërë zhvillimet politike kohët e fundit në hapësirën post-sovjetike, ku dy projekte të integrimit të kundërta janë të dënuara të përplasen. Ka vetëm tre opsione për Ukrainën: të nënshkruajë marrëveshjen me BE-në, siç shumica e ukrainasve duan; bashkohen me EurAsEC e Putinit, siç elita politike e rrezikuar preferon, apo të falimentojë.

Project Syndicate, dhjetor 2013

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1