E Enjëte, 25 Prill 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Pikëpamje për Europën : Koha për realpolitik në politikën e jashtme të BE-së

realpolitikTani është e vështirë të kujtojmë besimin me të cilin europianët shikonin botën në vitet e para të mijëvjeçarit të ri. Ata ishin, pa dyshim, vetëm partnerë të rinj në hegjemoninë perëndimore e cila komandonte globin; por modeli i tyre dallues i integrimit rajonal, dhe lidhja e tyre e veçantë me multilateralizmin dhe sundimin e  ligjit, dukej se mbarte historinë me vete.
Recesioni i Madh i dha fund të gjitha këtyre gjërave, pasi  fuqia u shkëput nga jugu dhe lindja.

Besimi i ka hapur  rrugën mbylljes në vetvete, pasigurisë, dhe pakënaqësisë reciproke. Me fillimin e zbulimit të rregullit liberal ndërkombëtar, sfidues jo vetëm nga fuqitë autoritare, por edhe nga rritja e demokracive të tilla si Brazili dhe India, supozimi i mëparshëm europian në favor të qasjeve të përbashkëta në botën e jashtme është zëvendësuar me një frymë në rritje të sauve qui peut. Britanikët janë fshehur në krizën e tyre të identitetit; Franca, e plagosur ekonomikisht, ka hequr dorë nga përpjekjet e saj tradicionale për të mobilizuar BE-në; Gjermania ende duket se e sheh botën përmes një prizmi ekskluzivisht ekonomik.
Dhe, me Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe pjesën më të madhe të Afrikës së Veriut në flakë, Brukseli është bërë i padukshëm. Të fokusuar në politikën e brendshme, e cila  ka shoqëruar edhe "ndryshimin e kujdestarëve" të këtij viti, europianët janë në pritje të udhëheqjes së Amerikës, qoftë në përgjigje të agresionit rus me sanksione të të mirëkonceptuara, ose për nënshkrimin e një koalicioni kundër shtetit islam. Edhe në krizat që haptazi kanë testuar aftësitë e BE-së, të tilla si ato në Mali dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, Europa në mënyrë kolektive është spikatur për mungesën e saj.  Iniciativat ad hoc nga disa vende, si Franca, janë përpjekur të mbushin zbrazëtinë për mbrojtjen e interesave të tyre.
Ne duhet të shpresojmë që kjo është ora e errët para agimit. Dhe zanafilla e diturisë duhet të jetë një njohje kolektive e asaj se sa shumë bota e sotme dhe pozita e Europës në të, është larguar nga rrëfimet shpresëdhënëse të një dekadë më parë. Koha për të braktisur fjalimet kryelarta të "Bllokut Europian ', pas demonstratave mizore se sa e kufizuar është influenca jonë në shtetet fqinje, dhe se si, në ndryshim nga ne,  janë armiqtë tanë ata që po kujdesen më shumë për atë që ndodh atje. Koha për të hequr zakonin e vetë-mashtrimit , duke i klasifikuar të gjithë ata përtej bllokut europian si shumë të mëdhenj për t’u injoruar si një "partner strategjik", me sugjerimin ngushëllues se të gjithë të tjerët ndajnë në mënyrë të përbashkët shtojcën tonë për paqe dhe prosperitet. Me pak fjalë, koha për të qenë të vërtetë.
Le të shpresojmë se ekipi i ri udhëheqës i BE-së është në gjendje të kujdeset për shtetet anëtare centrifugale në këtë drejtim - drejt një njohje të përtërirë të nevojës që europianët kanë për të kombinuar pikat e tyre të forta me politikat dhe veprimet e përbashkëta, nëse jemi pro ruajtjes të një roli me peshë në botë - dhe drejt një qasjeje krejtësisht të dallueshme dhe të vështirë në formulimin e këtyre politikave. Shefja e re e politikës së jashtme të BE-së trashëgon një mandat nga udhëheqësit kombëtarë për të vlerësuar "ndikimin e ndryshimeve në mjedisin global", dhe për të raportuar mbi "mundësitë dhe sfidat" që lindin për Bashkimin Europian. Kjo është një mundësi shumë e mirë për debatin e ri strategjik që i nevojitet kaq shumë Europës.
                                                                                                                    Europe’s World, shtator 2014

  Kërko

  Axhenda

8 prill-Zhvillohet Konferenca “Regjistrimi i Popullsisë 2020 dhe Post 2020 - Nga Traditat në Modernizëm” në Romani
9 prill-Do të mblidhet Këshilli për Punët e Përgjithshme që pritet të publikojë konkluzionet mbi studimin e Komisionit "Drejt një Europe të Qëndrueshme deri në vitin 2030". 
10 prill-Konferencë për shtyp e Presidentit Juncker me Presidentin e Këshillit Europian në lidhje me nenin 50 dhe daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
11 prill -European Movement International organizon Festivalin Europian i Demokracisë “Democracy Alive” në Hollandë
14 prill-Zgjedhjet parlamentare finlandeze

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1