E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Europa- një Fuqi në Rënie?

tabele be ne renieSi ka ndryshuar ndikimi i Bashkimit Europian në skenën botërore nga fillimi i këtij shekulli? Douglas Webber paraqet përfundimet nga një studim mbi pushtetin e Europës në shtatë fushat kryesore të politikave. Ai konstaton se në çdo zonë me përjashtim të politikave rregullatore, pushteti i BE-së nga viti 2003 ka mbetur në të njëjtin nivel, ose ka rënë. Ndërsa një arsye e kësaj rënieje është e lidhur drejtpërdrejt me problemet ekonomike që lidhen me krizën e eurozonës, kjo është edhe një shenjë e vështirësisë që kanë hasur udhëheqësit e BE-së në negocimin e qëndrimeve të përbashkëta në nivel europian.


“Shtetet e Bashkuara të Europës”, “Superfuqia europiane”, “Europa: Pothuajse një Superfuqi”, “Premtimi i Europës” janë këta tituj librash dhe artikujsh që tregojnë besimin e autorëve të tyre, se si në shekullin e 21, Bashkimi Europian do të bëhet një superfuqi botërore apo fuqi dominuese në çështjet botërore. Në një studim të kohëve të fundit, Webber përpiqet të vlerësojë se si ka evoluar pushteti i BE-së në 15 vitet e para të shekullit të ri, dhe deri në çfarë mase është materializuar ky optimizëm.

'Fuqi botërore'( në këtë rast BE-ja) sipas autorit, nënkupton kapacitetin për të bërë aktorët e tjerë të sillen në mënyrën që dëshiron. Dallohen tre lloje themelore të burimeve të fuqisë apo kapacitetit: fuqia ushtarake, e cila përfshin përdorimin ose kërcënimin për përdorimin e forcës fizike; Fuqia ekonomike apo financiare, e cila përfshin përdorimin ose kërcënimin për përdorimin e sanksioneve materiale negative ose pozitive; dhe fuqia ideologjike. Pushteti ideologjik mund të ushtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kur një aktor bind të tjerët për vlerat që kërkon të çojë përpara, ose tërthorazi, përcakton një 'model' që për shkak të atraktivitetit të saj të gjithë aktorët e tjerë përpiqen ta ndjekin. Përveç rastit të fundit, ushtrimi i pushtetit kryesisht kërkon mobilizimin dhe kombinimin e një ose më shumë prej këtyre tre burimeve.
Për të vlerësuar prirjet e fuqisë botërore të BE-së, autori krahason zhvillimet dhe rezultatet e konflikteve ndërkombëtare, në të cilat BE-ja ka qenë protagoniste. Çështjet e analizuara janë: politi kat rregullatore,ato mbi mjedisin (ndryshimet klimatike), politikat tregtare, promovimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimi rajonal - në të cilat përkrahësit e tezës së "Europës-superfuqi “ parashikuan se BE-ja do të luajë një rol qendror e dominant ndërkombëtar. Në dy çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës monetare - përfundimet janë nxjerrë si rezultat i fillimit të përdorimit të euros dhe Politikës Europiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në 1999, nga të cilat, vëzhguesit e shumtë kishin pritshmëri që BE-ja do të bëhej një aktor ndërkombëtar gjithnjë e më i fuqishëm. Megjithatë, përfundimet e studimit, tregojnë se trendi i përgjithshëm i BE-së është në rënie më tepër sesa një fuqi në rritje.

Pushteti i BE-së ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga një fushë në tjetrën. Politika rregullatore është e vetmja në të cilën fuqia e BE-së është rritur dhe kjo në mënyrë të drejtë mund ta etiketojë si fuqi dominuese. BE mbetet një aktor i rëndësishëm në tregti dhe politikën ndërkombëtare mjedisore, duke treguar se fuqia e tij është më e madhe në ato çështje ku mund të vendosë burimet e saj ekonomike dhe financiare, veçanërisht kontrollin mbi qasjen në tregun e BE-së. Siç kanë vënë në dukje studies të tjerë, fuqia e Bashkimit Europian gjithashtu ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga vendndodhja gjeografike. Përtej periferive të tij, ku nuk mund të vendosë 'kartën e anëtarësimit' si një instrument pushteti, fuqia e tij dobësohet shpejt. Është më shumë si një fuqi rajonale apo kontinentale se një fuqi e vërtetë botërore.

Megjithatë, në periferitë e tij, por edhe në shumicën e fushave ku BE-ja është pajisur më mirë për të ushtruar ndikim, duket se fuqia e tij po bie. Nuk ka pasur të njëjtin ndikim 'transformues' në Ballkanin Perëndimor, Afrikën e Veriut dhe në Europën Lindore gjatë dekadës së fundit siç ndoshta kishte para vitit 2004 në Europën Qendrore. Deri tani, nuk ka qenë as aktor i fuqishëm në tregti dhe politikën ndërkombëtare mjedisore, krahasuar me nivelin në vitet 90.

Edhe për fushat ku BE-ja është vlerësuar shpesh për një pushtet të madh ideologjik apo fuqi të butë, që ka të bëjë me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin rajonal, tërheqja e saj gravitacionale është dobësuar. Bashkëpunimi rajonal monetar ka gjetur rival diku tjetër, sesa ka bërë liberalizimi rajonal i tregtisë në prag të lançimit të projektit të Tregut të Vetëm. Rënia e fuqisë së BE-së mund t'i atribuohet kryesisht rënies të saj relative ekonomike, e cila ka përshpejtuar dhe theksuar Krizën e Eurozonës. Rritja e vogël e tregut të vetëm krahasuar me rritjen shumë më të shpejtë të vendeve në zhvillim, ka dobësuar fuqinë e bisedimeve të BE-së dhe jo vetëm në çështjet ekonomike dhe financiare. Rënia ekonomike dhe kriza e kanë zvogëluar volumin e burimeve financiare që BE-ja mund të vendosë jashtë vendit për të promovuar objektivat e saj që kanë të bëjnë, për shembull, me ndryshimin e klimës dhe të drejtat e njeriut. Ёshtë reduktuar gjithashtu kapaciteti i shteteve anëtare për të mbajtur shpenzimet ushtarake, duke sjellë kështu kufizimin e kapacitetit të BE-së për të projektuar fuqinë e besueshme ushtarake. Të gjitha këto e kanë bërë BE-në një model më pak tërheqës për tu imituar nga rajone të tjera, duke ulur fuqinë e saj ndikuese.

Rënia e fuqisë së BE-së megjithatë nuk është rrjedhim vetëm i pakësimit të burimeve të saj materiale. Kolektivisht, forcat e armatosura të vendeve anëtare e kalojnë fuqinë e çdo vendi tjetër në botë, përveç SHBA-së. Nëse fuqia e saj është në rënie, atëherë kjo i atribuohet pjesërisht edhe natyrës së strukturave politiko-institucionale të BE-së dhe proceseve, të cilat kanë bërë shpesh të pamundur që BE-ja të miratojë dhe të zbatojë politikat e përbashkëta

Ndonëse kjo rënie ka qenë më e dukshme dhe dramatike në çështjet ndërkombëtare të sigurisë, ajo është vënë re edhe në disa fusha, të tilla si tregtia ndërkombëtare. Rënia relative ekonomik e BE-së ka të ngjarë të tregohet e paepur, edhe nëse kriza e Eurozonës do zgjidhet një ditë, kapaciteti i saj për të rikthyer fuqinë e saj botërore do të varet shumë nga shkalla në të cilën ajo mund të integrohet politikisht .
                                                                                                                              LSE Blog, shkurt 2015

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1