E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Deklarata e G20 mbi luftën kundër terrorizmit

eu-leaders-observe-a

 

Në deklaratën e mbajtur pas takimit të G20 në Antalya të Turqisë më 16 nëntor mbi luftën kundër terrorizmit, u dënuan jo vetëm ngjarjet e fundit të ndodhura në kryeqytetin e Francës, por kudo në botë. Duke ritheksuar angazhimin ndaj luftës kundër terrorizmit në këtë deklaratë u renditën 9 pika kryesore ku shprehen zotimet e përfaqësuesve të G20 për:


1. Ndëshkimin e akteve në Paris më 13 nëntor dhe në Ankara më 10 tetor- Akte të tilla janë të papranueshme nga njerëzimi. Riafirmohet solidariteti i përbashkët ndaj luftës kundër terrorizmit në të gjitha format e tij dhe kudo që ai ndodh.
2. Të qëndruarit bashkë në luftën kundër terrorizmit- Përhapja e organizatave terroriste dhe rritja në shkallë globale e akteve terroriste minon drejtpërdrejtë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe rrezikon përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar ekonominë globale sikurse zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme.
3. Dënimin e të gjitha akteve, metodave dhe praktikave të terrorizmit të cilat nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, pavarësisht motivit prej të cilit ato nxiten.
4. Riafirmimi i terrorizmit si një fenomen i cili nuk mund lidhet me asnjë fe, komb, civilizim apo grup etnik.
5. Zgjedhjen e të punuarit së bashku në luftën kundër terrorizmit, e cila duhet të mbetet prioritet për të gjitha vendet për të ndaluar dhe shtypur aktet terroriste nëpërmjet rritjes së solidaritetit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit, në njohje të plotë të rolit qendror të Kombeve të Bashkuara dhe Kartës së OKB-së.
6. Angazhim në adresimin e kanaleve financiare të terrorizmit, veçanërisht duke zgjeruar bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit dhe ngrirjen e aseteve të terroristëve, kriminalizimin e financave të tyre dhe fuqizimin e sanksioneve ndaj financave terroriste, duke përfshirë implementimin e standardeve të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) në të gjitha juridiksionet.
7. Qasjen gjithëpërfshirëse të veprimeve kundër terrorizmit duke u bazuar në adresimin e kushteve që favorizojnë terrorizmin si ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi, rekrutimi apo propaganda nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë, internetit dhe burimet e tjera siç përcaktohet në Rezolutën 2178 të Këshillit të Sigurimit në OKB. Nevojën e ndalimit të përhapjes dhe inkurajimit drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë të akteve terroriste, nxitjen e tyre apo të formave të tjera të dhunës, ndalim i cili mund të vijë nëpërmjet punës në të gjitha nivelet dhe nëpërmjet mbështetjes së shoqërisë civile në angazhimin dhe përfshirjen sociale të të rinjve dhe të gjithë anëtarëve të shoqërisë.
8. Shqetësimin e përbashkët lidhur me valën akute dhe në rritje të luftëtarëve terroriste, kërcënimin që u kanoset të gjithë shteteve si dhe angazhimin për të adresuar këtë kërcënim duke vendosur një bashkëpunim më të gjerë për të parandaluar këtë fenomen duke përfshirë shkëmbimin e përbashkët të informacionit, menaxhimin e kufijve, zbatimin e masave parandaluese apo të drejtës penale si kundërpërgjigje si dhe forcimin e sigurisë globale të aviacionit.
9. Aktet e vazhdueshme terroriste tregojnë edhe njëherë nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe solidaritetit në luftën kundër terrorizmit. Viktimat e këtyre sulmeve nuk do të mund të harrohen asnjëherë

Këshilli i Bashkimit Europian, nëntor 2015

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1